Sulme terroristë në SHBA pas Bostonin, alarm për bombë në Nju Jork

0

sulmeNë maratonën e Bostonit kanë ndodhur dy shpërthime që vlerësohen si sulmi më i rëndë në SHBA, që prej 11 shtatorit të vitit 2001. Sipas të dhënave të deritanishme ka të paktën tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Loading...

 

Presidenti amerikan Barak Obama i është drejtuar kombit pas shpërthimeve në Boston të Masaçusetsit. Ai tha se e gjithë forca federale është në dispozicion për hetime. Ai tha se kësaj tragjedie do ti shkohet deri në fund, pavarësisht se kush i ka kryer sulmet.
Obama nuk ka pranuar ta quajë sulm terrorist, ndërsa ka theksuar se do të bëhen hetimet dhe autorët do të zbulohen. Sulmi është vërtetuar se është kryer nga dy bomba, me shpërthime të njëpasnjëshme. Sipas mediave të paktën një person i dyshuar është arrestuar, dhe disa media po e kualifikojnë si sulm terrorist. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se çdo ngjarje me mjete të shumta shpërthyese të shumta, si kjo “është qartë një akt terrori, dhe do të trajtohet si një akt terrori”. Ndërsa, shpërthimi i tretë, por që mendohet se nuk ka lidhje me dy të partë tek finishi i maratonës, në një bibliotekë nuk ka shkaktuar viktima.

Bombat

Pamjet televizive treguan skena konfuzioni, rrugët të mbushur me mbeturina të shpërthimeve dhe gjak, punonjës të urgjencës mjekësore që mbanin barela, dhe dëmtime të ndërtesave përreth. Spektatorë të plagosur të maratonës u trajtuan në çadrën mjekësore që ishte ngritur për t’u kujdesur për vrapuesit e lodhur. Në Boston, zyrtarë të policisë konfirmuan se ata janë në kërkim për mjete të tjera shpërthyese, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme. Shpërthimet ndodhën jo shumë kohë pasi vrapuesi i parë mes 27 mijë pjesëmarrësve të garës kishte kaluar vijën e finishit. Gara u ndërpre pas shpërthimeve, ashtu si edhe shërbimi i metrosë në atë zonë. Tri eksplodime të fuqishme kanë ndodhur në finish të maratonës në Boston. “Fox News” raporton që së paku tre persona kanë vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Shërbimet e fshehta kanë paralajmëruar edhe për një shpërthim tjetër.

Nju Jork

Një pjesë e aeroportit Laguardia të Nju Jorkut është evakuuar për shkak të një pakoje të dyshimtë që është gjetur nga autoritetet amerikane. Nuk dihet ende nëse ka rrezik konkret por autoritetet vendase po marrin masat për të shmangur rreziqet e tjera. Ky qytet është në gjendje të shtuar sigurie si masë paraprake pas shpërthimeve te ndodhura ne Boston. Ndërkohë FBI-ja ka bërë të ditur se nuk ekzistojnë të tjera kërcënime në Boston ku nga shpërthimet e një dite më parë humbën jetën tre persona, mes të cilëve edhe një fëmijë tetë vjeç si dhe u plagosën 150 persona të tjerë.

 

 

Thaçi: Në Bruksel për të arritur një marrveshje

Kryeministri i Kosovës, në rrugë për në Bruksel, ka mbajtur një konferencë për gazetarë në aeroportin “Adem Jashari”. Ai konfirmoi ftesën e marrë nga baronesha Ashton, për një takim tjetër me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, në përpjekje për të arritur një marrëveshje, e cila do t’’i jepte fund konfliktit shekullore midis dy vendeve dhe për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Pasi rikujtoi raundin e tetë të dialogut, nga i cili pritej të dilte e të nënshkruhej marrëveshja Kosovë-Serbi, që ishte shumë afër, tha se shpresonte që në raundin e nëntë Serbia të vijë e vendosur për arritjen e marrëveshjes, të cilën Thaçi e quajti me interes për të dy vendet dhe rajonin. Thaçi sërish garantoi se çdo marrëveshje që do të arrihet me Serbinë do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet dhe interesat e shtetit të Kosovës si dhe në përputhje me standardet më të përparuara evropiane. Ai përsëriti kushtet për marrëveshje të delegacionit të Kosovës në bisedimet e mëparshme në Bruksel – shpërbërjen e strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, lëvizjen e lirë të njerëzve e të mallrave, funksionimin e gjyqësisë e të sistemit unik të sigurisë në kuadër të ligjeve të Kosovës, që do të sigurohen nga EULEX-i, KFOR-i dhe institucionet e Kosovës; zgjedhjet e lira për komunat me organizim të OSBE-së, si dhe formimin e Asociacionit të katër komunave pa kompetenca ekzekutive e legjislative. Po ashtu theksoi se propozimet e Kosovës përputhen me ato të BE-së dhe mbështeten pa rezervë nga SHBA. Ai theksoi se udhëton me shpresën se Serbia do të ketë reflektuar dhe se do të arrihet marrëveshja që u hapë perspektivë evropiane jo vetëm Kosovës e Serbisë, por edhe gjithë rajonit. Duke falënderuar spektrin politik të Kosovës për mbështetje, ai ripërsëriti se çdo gjë ka qenë transparente. Po ashtu përmendi se Kosova ka bërë kompromisin me Planin e Ahtisarit. Shpresoj se do të nisë një epokë e re në marrëdhëniet midis nesh, kurse Kosovës t’i hapet rruga e integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimi në OKB.

 

Tërmet në Iran, 81 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm me një magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka tronditur Iranin. Sipas dëshmitarëve lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë Gjirin Persik. Autoritetet iraniane flasin për qindra viktima, ndërsa numri zyrtar deri tani është 81. ndërtesat e shembura janë me mijëra. Skuadrat e shpëtimit janë nisur në zonat e prekura.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në qytetin Khash me 50 mijë banorë në kufiri mes Iranit dhe Pakistanit. Por tërmeti është ndjerë dhe në Indi, ku ndërtesat janë lëkundur në Nju Delhi, si dhe në Dubai, ku në Bahrejn janë evakuuar njerëzit nga grataçelat.

Pakistan

Nga tërmeti i fuqishëm, që i ka tronditur të dy anët e kufirit Iran – Pakistan, kanë humbur jetën së paku 34 vetë në Pakistan dhe janë plagosur 80 të tjerë.

Të gjitha viktimat e deritashme janë nga qyteti Mashkil në provincën jugperëndimore Baluçistan në Pakistan. Nga ana tjetër, në Iran deri tash nuk ka pasur konfirmim se ka pasur të vdekur nga tërmeti, i cili e kishte epiqendrën afër qytetit iranian Saravan, 50 kilometra nga kufiri me Pakistanin. Televizioni shtetëror iranian më herët pat raportuar për 40 të vdekur nga tërmeti, por më vonë guvernatori i provincës Baluçistan ka thënë se “nuk ka të vdekur”. Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara raportoi se tërmeti e kishte intensitetin 7.8 shkallë.

 

 

Loading...