Për mënyrën e predikimit vrau të moshuarit me biçakun e rënë nga brezi

0
127

Elton Qyno

Xhelo Zeqiri

Arjan Alla:Shemsiu filloi të më shtynte, do me nxirte jashtë xhamisë

Dëshmitari dhe gjurmët në thikë, zbuluan vrasësin e 86-vjeçarit Muça

 

Mosmarëveshjet mbi mënyrën e predikimit të faljes islame në xhaminë e fshatit Dushk të Lushnjës, janë bërë shkak i vrasjes së 86-vjeçarit Shemsi Muça, nga i riu Arjan Alla. Ky i fundit sipas policisë gjatë debatit me të moshuarin, ka mbrojtur tezën e falsjes sipas mënyrës së sjellë nga shkollat islame arabe, ndërkohë që viktima herë pas herë ka këmbëngulur që falja në xhami nuk mund të kryhej sipas mënyrës së importuar nga Arabia Saudite, por vetëm sipas dokeve dhe zakoneve të lashta vendase. Pikërisht këto teza kanë qënë tepër të debatura nga dy protagonistët e këtij sheri, që më pas ka përfunduar në prerjen e fytit nga ana e 38-vjeçarit ndaj të moshuarit. Sipas dëshmisë së autorit të krimit Arjan Alla, 86-vjeçari Shemsi Muça, e ka kundërshtuar duke i pohuar se me mënyrën e faljes së islame, po ofendonte të gjithë komunitetit dhe se kërkonte të fuste një stil të ri predikimi të fesë islame. “Nuk na duhet ritet arabe të predikimit të fesë. Aton a i ka përcaktuar Allahu në Kuran, dhe s’mund ti ndryshojme ne shërbëtorët e tij”-mësohet ti ketë thënë viktima autori të krimit. Pas këtyre fjalëve, çdo gjë mes tyre është acaruar ndjeshëm, duke bërë që Arjan Alla, ti marrë një thikë “Biçak” që është rrëzuar nga trupi i viktimës, dhe pikërisht teksa i moshuari avitej për të marrë thikën, ai e ka kapur nga prapa duke i prerë kokën. Sipas burimeve të policisë, autori i krimit ka qëndruar disa minuta brenda në xhami, duke e lëvizur kufën, sipas fesë islame, ku kokën e kishte vendosur në drejtim të perëndimit ndërsa këmbët në drejtim të lindjes së diellit. Shumë afër dorrës së viktimës, është gjetur dhe një thikë, nga e cila fillimisht u ngritën shumë dyshime se 86-vjeçari kishte kryer vetëvrasje.

Dëshmia e vrasësit

Për rreth 1 orë e 30 minuta, policia e Lushnjës ka marrë në pyetje shtetasin Arjan Alla, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e të moshuarit 86-vjeçar Shemsi Muça. Gjatë dhënies së dëshmisë Alla, ka pranuar autorësinë e krimit duke shfaqur pendesë dhe rrëfyer para oficerëve të policisë të gjitha rrethanat e krimit rëndë, që tronditi opinionin public në zonën e Lushnjës, por dhe jo vetëm. Brenda 1 orë e 30 minuta, vrasësi ka treguar se “Sapo më pa brenda xhamisë, nisi të më bënte dhjetëra pyetje përnjëherë. Kush isha, i kujt isha, pse isha aty etj. Dhe më pa gjithë dyshim, aq sa nisi të më ofendonte. Ndër të tjera më shau “maskara” dhe më tha, që të shporresha që aty. U nxeha tej mase pse më ofendoi kur unë kisha shkuar në xhami, ndërsa m’u afrua duke më shtyrë që të dilja jashtë. U acarova shumë dhe e godita me grusht. Plaku u shtri përdhe, por kur ra mbi tapet, i rrëshqiti një biçak nga poshtë brezit prej leshi. Ky biçak i mbante lidhur brezin me pantallonat e gjera. Tentoi që të ngrihej dhe të merrte biçakun për të më goditur mua, ndërkaq i ranë pantallonat. Nuk e di se si, por dola nga binarët, mora biçakun para se ta kapte ai, dhe nisa ta pres në fyt. Nuk e mbaj mend sa herë e qëllova. Kur pashë se po i dilte gjak, atëherë rashë në vete se çfarë bëra, por ishte tepër vonë. Erdhi dikush dhe më gjeti me plakun në dorë. Ia lashë atij dhe ika. Dola nga xhami dhe me vrap jam larguar prej andej. Shkak i zënkës tonë ka qënë mënyra e faljes, pasi unë predikoja ndryshe fenë islame dhe Shemsiu ndryshe. Për këtë gjë herë pas here në kemi pasur grindje, dhe se ndonëjherë nuk më lejohej të hyja në xhami”-ka treguar përpara oficerëve të policisë autori i krimit Arjan Alla.

Zbardhja e vrasjes

Megjithëse policia e Lushnjës fillimisht ngriti dyshime të forta se 86-vjeçari kishte humbur jetën si rezultat i një vetëvrasje, shumë shpejt një dyshim i tillë është rrëzuar. Dalja në skenë e dëshmisë së Xhelo Zeqirit, i cili ka parë autorin e krimit teksa qëllonte me thikë në fyt bashkëfshatarin e tij, ka bërë që policia rastin në fjalë ta hetojë si vrasje me dashje. Është sekuestruar thika e krimit, prej nga janë marrë disa gjurmë gishti. Më pas janë shoqëruar disa persona, ku dhe kanë dhënë deklarime në policinë e Lushnjës. Mes të shoqëruave ka qënë dhe Arjan Alla, i cili është identifikuar si autor i krimit pas marrjes së gjurmëve të gishtave dhe dëshmisë së shtetasit Xhelo Zeqiri. Pas dokumentimit të plotë të krimit të rëndë, ndaj Allës, policia ngriti akuzën e “Vrasjes me dashje”.

 

Rasti i Artan Kristos, që shpërndante thirje për xhihat në internet

Importimi i kulturës islame nga vendet arabike

sjell në Shqipëri, islamin ekstrem të xhihadistëve

Ndikimi i kultures araba, ka sjellë dhe ndryshime të thella në fenë islame. Kjo për shkak besimtarë të brezit të ri, që kanë studjuar në disa vende të ndryshme të gadishullit Arabik, kanë huazuar ritet dhe zakonet, që përdoren në këto shtete dhe më pas i kanë importuar ato edhe në Shqipëri, ku dhe në mënyra të ndryshme i kanë imponuar edhe tek personat e tjerë që besojnë në fenë islame. Në shumë raste, një besim i tillë është quajtur besim ekstrem dhe tepër strikt dhe nisur nga kjo situatë, shumë persona që besojnë në Allah, e kanë kritikuar një stil të tillë besimi. Një kritike të tillë duket se e ka bërë dhe shtetasi 86-vjeçar, Shemsi Muça, i cili më pas ra viktima e goditjeve me thikë nga ana e të riut Arjan Alla.Ky është vetëm një rast i vetëm, por në shumë raste të ndryshme, besimtarë që kanë marrë literaturë në vende arabe, duke predikuar islamin me rregulla strikte, kanë arritur të shpërndajnë idetë e tyre, jo vetëm nëpër xhamitë e vendit, por duke zgjedhur forma nga më të ndryshmet, si hedhja me materileve si video në internet dhe fjalime të ndryshme, duke arritur të shpërndajnë idenë e tyre në formën e një propogande të theksuar. Një formë të tillë e ka përdorur dhe Artan Kristo, i cili akuzonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se nxiste myslimanët shqiptarë të mernin pjesë në luftën xhihadiste. Të gjitha këto thirje ai i shpërndante në internet, duke ja serviruar shumë besimtarëve të tjerë. Për këto thirje Artan Kristo, është arrestuar dhe më pas dënuar nga gjykata e Durrësit me 5 vjet heqje lirie. Hetimi ndaj Kristos, u zhvilluar nga agjentët e Shërbimit Informativ Shqiptar, pas të dhënave se ky besimtar islamik kishte krijuar një celulë xhihadiste në Shqipëri. Kristo, kishte studjuar jashtë shtetit në një kolexh të Egjiptit. Ndërkohë që mësohet se për sjelljet e tij jo të hijshme Egjipti dhe Siria, kanë vendosur masën e personit të padëshirueshem për Artan Kriston.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency