Mesuesi,hedh poshtë akuzat Policia:E kapëm të zhveshur

0
138

Elton Qyno

 

abuzimiDedë Gjini: Thira nxënësen për tia ribërë provimin në shtëpi, për ti përmirësuar notën

 

Dalin në dritë të tjera rrethana të arrestimit të Dedë Gjinit në qytetin e Rrshenit. Edhe përse 63-vjeçari Gjini para policisë së Mirditës ka deklaruar se “e kam thirrur nxënsen V. F për të dhënë sërisht provimin dhe për të përmisuar notën në banesën e tij,kapja në flagrancë e tij, ka bërë që pretendimit e të arrestuarit sipas policisë të bien poshtë. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se në momentin e arrestimit në banesën e tij të Dedë Gjonit, policia ka gjetur 15-vjeçaren V.F të zhveshur, por ndërhyrja e policisë në kohë ka bërë që mësuesi manjak të mos arrinte qëllimin e tij. Ndërkohë që është marrë në pyetje edhe 15-vjeçarja nxënëse e klasës së nëntë në shkollën nëntëvjeçarë Rrëshen, e cila ka treguar edhe një herë gjithë ngjarjen, ku sipas saj, është mësuesi Dedë Gjini i kishte thënë të shkonte në shtëpi për të ribërë testin e provimit të Anglishtës për të përmisuar notën. Ndërkohë që në momentin e hyrjes në shtëpi, ajo ka vënë re që në shtëpi nuk kishte asnjë njeri. Sipas saj mësuesi kishte nisur të ngacmonte atë duke i kërkuar që të krynte marrëdhënie me të. Por ka hasur në reagimin e saj. E ndodhur e vetme në banesa vajza nuk ka pasur mundësi të largohej prej mesuesit. Ndërsa ajo është shprehur se mësuesi i ka kërkuar asaj fillimisht të mos tregonte asgjë mbi çfarë kishte ndodhur mes saj dhe mësuesit.

Tundimi për kalimin e provimit

Tundimi për të marrë një notë kaluese në provimin e anglishtes ka shtyrë 15-vjeçaren me inicialet V.F, që të shkojë me këmbët e saj në shtëpinë e mësuesit. Mirëpo teksa ka mbëritur aty me tensionin nëse do arrinte të merte ose jo lëndën e Anglishtes, është gjendur përballë një provimi të vështirë, pasi mësuesi i saj Dedë Gjini, nuk i ka kërkuar përgjigjet e provimit të anglishtes, por i ka kërkuar të miturës që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Sipas policisë e mitura ka rezistuar duke mos rënë në kurthin e mësuesit të saj të moshuar. Megjithëse ky i fundit ka filluar ta prekë në pjesët intime, e mitura e ka kërcënuar atë se nëse do të vazhdonte më tepër atëherë ajo do të ulërinte dhe bërtiste me sa fuqi kishte. Nisur nga kjo situarë, mësuesi pedofil është tërhequr nga veprimet e tij të turpshme, duke i premtuar vajzës se do e linte të shkonte në banesën e saj, nëse ajo do ti premtonte se nuk do i tregonte njeriut, se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Mirëpo mpër shkak të vonesës së rikthimit të vajzës në polici kanë qënë prindërit e saj ata që kanë njoftuar policinë, ku pas marrjes në pyetje të shoqeve të të miturës, është mësuar se ajo ndodhej në shtëpinë e profesorit të saj. Nisur nga kjo situatë, efektivë të policisë kanë ndërhyrë me shpejtësi, ku dhe kanë gjetur mësusin të zhveshur brenda ambjenteve të shtëpisë së tij.

Arrestimi nga policia

Menjëherë pas rrëfimit të ngjarjes tek prindërit e saj,kanë qënë këta të fundit që kanë këmbëngulur për denoncimin e rastit në policinë lokale, megjithëse policia është shprehur jo zyrtarisht se e kanë kapur rastin në flagrancë. Ka qënë nëna e vajzës minorene se bashku me këtë të fundit ato që kanë bërë denoncimin. Gjatë marrjes në pyetje Gjini ka refuzuar se kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij, duke e quajtur denoncimin e saj si një ngjarje të stisur. Por që në fkat vetë e mitura ka këmbëngulur në denoncimin e saj, duke bërë që Dedë Gjini, të qëndrojë për gjatë gjithë natës në policinë e qytetit. Ndaj tij është ngritur akuza e “Kryerjes së veprimeve të turpshme ndaj të miturve” dhe se pritet që në ditët në vijim, Gjini të dalë para gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë.

Kallëzimi

Ka qënë nëna e vajzës minorene se bashku me këtë të fundit ato që kanë bërë denoncimin, ndërkohë që shumë shpejt është kryer dhe shoqërimi i mësuesit në rajonin e policisë. Gjatë marrjes në pyetje ai ka refuzuar se kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij, duke e quajtur denoncimin e saj si një ngjarje të stisur.

 

Ngjarja në Elbasan

Sheri për pronën, krushqit plagosen me thika

Një sherr mes krushqëve ka çuar në plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit ku 43-vjeçari Arben Qosja është qëlluar me thikë nga një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Mendohet se autori dhe 43-vjeçari mund të jenë krushqinj me njëri-tjetrin por nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre. Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në kirurgjinë e spitalit të qytetit ku sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pasi është goditur tre herë me thikë pranë zemrës. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes ndërsa po vijon kërkimet për kapjen e tij.

 

Vendimi i gjykatës

Vrau 17-vjeçarin, 10.8 vite burg autorit

Gjykata e Tiranës ka dënuar më 10 vjet e 8 muaj heqje lirie ish-shoferin e autobusit të linjës Tiranë-Kamzë, 36-vjeçarin Mirush Ajazi. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e pasagjerit 17-vjeçar Napolon Mustafa, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit të kaluar. Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për dy vepra penale, vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje, e llojit thikë. Në bazë të kësaj, trupi gjykues e ka dënuar me 16 vjet burg, por fakti që i pandehuri ka pranuar gjykimin e shkurtuar, i është ulur 1/3 e dënimit, duke u dënuar vetëm më 10.8 vjet. Prova materiale, një thikë me dorë peçikllasi, me gjatësi të përgjithshme tehu 15.5 cm, me të cilën u krye vrasja, është urdhëruar që të asgjësohet.

 

Prostitucioni

Kapet nga policia tutori i 17-vjeçares

Shfrytezonte për prostitucion një 17-vjecare në shtetin maqedonas, vihet në pranga tutori nga Lura e Matit. Arrestimi i tij u bë ditën e sotme, pasi ishte deportuar nga pala maqedonase, për shkak të mungesës së dokumentave. Gjatë marrjes në pyetje nga policia në pikën kufitare të Maqellarës, 17-vjecarja nga Kavaja ka deklaruar se mbahej forcërisht nga Edmond Haxhiu në Maqedoni, ku shfrytëzohej për prostitucion. Sipas të miturës, në momentin që ishte larguar nga qyteti i Kavajës, Haxhiaj i kishte thënë se do të shkonin atje për tu martuar, por gjithçka ka shkuar ndryshe, ai e ka detyruar, atë të dalë në rrugë dhe të prostituojë. Kjo gjë ka zgjatur deri në momentin që janë pikasur nga policia maqedonase, për mungesë të dokumentave.

 

Gjatë arrestimit policia sekuestroi dhe armën e krimit

Vranë gabimisht 32-vjeçarin, kapen në

dalje të Laçit, tre personat e krimit

Një ditë pas vrasjes së 32-vjeçarit Gëzim Gjonaj, në një prej lokaleve të qytetit të Laçit, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve. Në pranga kanë rënë Napolon Doci, Tor Gjonmarkaj dhe Arben Leka. Të tre këta persona akuzohet për vrasje në bashkëpunim, ndërsa në momentin e arrestimit atyre iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material një pistoletë tip “Bereta” me një krehër me 12 fishekë. Ngjarja për të cilën akuzohen të arrestuarit ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00 në qytetin e Laçit, pas një sherri për motive banale. Pas kryerjes së krimit të rëndë të tre personat janë larguar me shpejtësi, duke arritur të dalin nga qyteti i Laçit, dhe të fshihen në një banesë, në periferi të qytetit. Nga kontrollet e kryera policia ka arritur të bëjë lokalizimin e autorëvë të vrasjes së Gëzim Gjonaj, dhe menjëherë të bëjë arrestimin e tyre. Në momentin e prangosjes tre personat nuk kanë shfaqur rezistencë, ndërkohë që banesa ku qëndronin tre personat ishte në pronësi të të afërmit të njërit prej autorëve të krimit. Sipas hetimeve të kryera nga ana e policisë viktima Gëzim Gjonaj ka ndërhyrë për të shuar një sherr që kishte nisur mes katër të rinjve. Një i ri, i cili ka tentuar të qëllojë me armë një bashkëmoshatar, e ka qëlluar pa dashje 30-vjeçarin Gëzim Gjoni, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 2 të qytetit të Laçit, brenda në një lokal të kësaj lagjeje. Sipas të dhënave paraprake të policisë, Gjoni ka qenë në të njëjtin lokal, ku ishin edhe katër të rinj, të cilët ishin duke pirë me njëri-tjetrin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency