Aeroplani ulet në oqean

0
115

aeroplani

Një aeroplan, në të cilin ndodheshin 172 udhëtarë, e huqi sot pistën dhe “aterroi” në oqean buzë ishullit indonezian Bali, por të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit e mbijetuan këtë aksident, deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Komunikacionit. Ky zyrtar tha se aeroplani “Lion Air Boeing 737” huqi pistën me rastin e aterrimit në aeroportin Denpasar në Bali. Fotot dramatike që janë postuar nga përdoruesit e rrjetit social Tëitter tregojnë aeroplanin e thyer në dy pjesë duke qëndruar në afërsi të shkëmbinjve. Sipas agjencisë Reuters, aeroplani është rrëzuar rreth 200-300 metra larg pistës. Sipas raporteve, paniku mes udhëtarëve ka qenë i madh, pasi jeta e tyre u vu seriozisht në rrezik. Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë problem në frenimin e avionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency