Standard.al

100 mijë emigrantë përgatiten të kthehen nga Greqia

Driçim Çaka

emigrantetTë dhënat e shoqërive të trasportit tregojnë se në muajt qershor dhe korrik janë mbyllur të gjitha datat për transportin e mallrave drejt Shqipëris. Favorizimi, emigrantët nuk paguajnë doganë

 

Pavarsisht se kriza greke ka rreth tre vjet që është ndjer nga emigrantët, përsëri shqiptarët që jetojnë në Greqi kanë hezituar të kthehen. Shifrat e Ministrisë së Punës për vitet e fundit tregojnë se numëri i të kthyerve nuk është aq i lartë. Në pamundësi për të jetuar në Greqi, emigrantët shqiptarë duken se janë “dorëzuar” përballë krizës greke dhe do të rikthehen në vendin e tyre. Shifrat më të fundit flasin për një kthim masiv sidomos gjatë muajve të verës. Janë kompanitë që kryejnë transportin e mallrave Greqi-Shqipëri që publikojnë të dhënat mbi pritshmëritë për kthimin e emigrantëve nga Greqia. Sipas drejtuesve të dy kompanive më të mëdha për muajt qershor dhe korrik janë prenotuar të gjitha datat e transporteve dhe nuk ka asnjë ditë të lirë. “Kemi shumë telefonata për transport malli dhe rreth 1 muaj më parë janë zënë të gjitha data”-përmend një nga drejtuesit e kompanive të transportiti i kontaktuar nga gazeta. “Kthimet janë janë nga qytete të ndryshme por kryesisht na kanë telefonuar emigrantë nga Athina dhe Patra. Shumica e emigrantëve kërkojën kamionë të mëdhenj për të sjellë në Shqipëri të gjitha mallrat e tyre. Çmimet për një rrugë Athinë-Tiranë varojnë nga 600-1000 euro”-thekësojnë komapnitë që kryenë transportin.

Pse kaq shumë kthime?

Numëri kaq i lartë i emigrantëve që pritet të kthehen lidhet shumë me fëmijët e tyre. Duke qënë se të gjitha familjet kanë fëmijë në shkollë, kanë pritur përfundimin e shkollës për të ardhur në Shqipëri. Në këtë mënyrë emigrantët dhe fëmijët e tyre do të kenë më shumë kohë për tu përshatur me gjuhën. Një arsye tjetër ka të bëjë me përfundimin e ndihmës financjare të papunësisë qe jepet nga shteti grek për një vit rresht. Duke qënë të siguruar emigrantët për 1 vit kanë marrë 400 euro në muaj nga Greqia si pasojë e mbylljes së punës. Arsyeja kryesore dhe që ka rreth 3-4 vjet që është në mendjen e emigrantëve, ka të bëjë me mungesën e punës. Të dhënat më të fundit tregojnë se të gjithë burrat emigrantë nuk kanë asnjë mundësi punësimi dhe familja mbahet vetëm me rrogën e grave. Edhe rrogat e grave kanë arritur në pikën minimale muajt e fundit pasi grekët justifikohen me mungesën e parave dhe kohës së krizës për të ulur pagat. Një tjetër arsye ka ta bëjë me rrijen e nacionalizimit në Greqi, ku kohë e fundit partia Agimi i Artë ka ashpërsuar gjuhën ndaj emigrantëve sidomos ndaj atyre që vijnë nga Shqipëria.

 

Jo doganë për mallrat!

Nëpërmjet një urdhëri të qeverisë asnjë emigrantë nuk do të paguajë doganë për mallrat që do të sjellë në Shqipëri, pavarsisht sasisë së tyre. Mjafton që çdo emigrantë të tregojë në doganë një fotokpoje të lejes së qëndrimit dhe një fotokopje të kontratës së qërasë ku ka jetuar.

Vëzhgimi, emigratët hapin biznese

Pyetjes se çfarë do të bëjën emigrantët shqiptarë që pritet të kthehen gjatë verës e kanë ai grup i vogël që janë kthyer deri tani. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës shumica e emigrantëve kanë hapur biznese në vendin tonë. Disa prej tyre po hapin lokale apo dyqane sipas modelit grek ndërsa një pjesë tjetër kanë “gërmuar” nëpër Tiranë për të gjetur një lokal me qëra.

 

 

 

 

Comments are closed.