Studime

0

studimeDiebati, ekspertët drejt zbulimit të kurës

Kura për trajtimin e diabetit, është drejt zbulimit, teksa do të duhet edhe pak kohë për të shfrytëzuar investimin që po bëhet aktualisht në teknologjinë e re. Lajmi është konfirmuar nga Camillo Ricordi, drejtor i institutit të kërkimeve në Majami, gjatë një konference mbajtur në Palermo. Shkencëtari ka shpjeguar se diabeti është përgjegjës për 10-15 për qind të shpenzimeve spitalore. Teksa për diabetin tip 1, është intensifikuar puna kërkuese për shpikjen e një kure, në diabetin tip 2 është e rëndësishme të ndërhyhet për ta parandaluar.

 

Drejt aprovimit ilaçi kundër të vjellave në shtatzëni

Rreth 50 vite pas skandalit të madh të ardhur nga frika e ilaçit Talidomide, ilaçi kundër të vjellave në shtatzëni që shkaktoi keqformime tek 20 mijë fëmijë, nga agjencia e ilaçeve në SHBA, FDA vjen edhe autorizimi i parë për prodhimin e një ilaçi të tillë, që nga koha e skandalit. Lajmi konfirmohet nga vetë agjencia amerikane, sipas së cilës ilaçi i bërë nga antihistaminë, doxilamina dhe vitamina B6, është i sigurt.

 

Krijohet çokollata që bënë mirë sikurse frutat

Dihet tashmë që çokollata e zezë ndihmon të sëmurët me zemër, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Por deri tani nuk ishte thënë se çokollata bënë mirë si frutat. Por kujdes ! Gjërat në të ardhmen mund të ndryshojnë, ku së fundmi është shpikur edhe një çokollatë pa yndyrë e cila mund të ketë të njëjtin efekt si molla, mandarina dhe dardha. Receta e re është bërë publike takimin e 25-të kombëtar të Shoqatës Amerikane të Kimisë, të Universitetit Warwick. Formula e re redukton deri në 50 për qind të yndyrave, në krahasim me çokollatat tradicionale. Gjithashtu studimi evidenton se kjo çokollatë përmirëson kolesterolin dhe qarkullimin e insulinës, në të njëjtën kohë redukton edhe masën trupore. Por këtu theksohet se reduktimi i masës trupore nuk ka lidhje me sasinë e çokollatës së konsumuar. Ndaj dhe, theksojnë studiuesit, është e kotë të hani pambarimisht, ndërkohë që duhet të mbani nën kujdes shpeshtësinë e ngrënies së saj, e cila duhet të jetë rregullisht dhe shpesh. Nga ana tjetër jo çdo studiues bie dakord me rezultatet e arritura në këtë studim, për këtë arsye priten sqarime më të shumta, teksa mbetet në fuqi këshilla për më shumë kujdes.

 

 

Nuhatja e rozmarinës, forcon kujtesën

 

Aroma e rozmarinës forcon kujtesën, duke fuqizuar kështu kujtesën ndaj evenimenteve dhe asaj që duhet bërë gjatë këtyre aktiviteteve, duke përmirësuar përqendrimin. Edhe pse një aromë e thjeshtë, sikurse është rozmarina, pjesë e shumë gatimeve tona, mesa duket do të jetë e dobishme në shëndetin mendor dhe efikase në forcimin e kujtesës. Studimi i zhvilluar nga doktor profesor Mark Moss, në Universitetin Northumbria në Britaninë e Madhe, ka konfirmuar se rozmarina përmirëson deri në 15 për qind të performancës së kujtesës.

 

 

Kundër melanomës, substanca gjendet në fruta dhe perime

Frutat dhe perimet kanë në përmbajtje të tyre një substancë natyrale e cila ka rezultuar produktive në luftën kundër melanomës. E kthyer në një problem për shkak të përhapjes së saj madhe dhe si një prej patologjive më të vështira për tu kuruar melanomës, duket se zgjidhja gjendet në natyrë. Sipas shoqatës amerikane të kancereve, nuk ekziston një kurë standard, apo një veprues i vetëm terapeutik kundër melanomës. Kjo vështirëson akoma më shumë punën e mjekëve dhe shëndetësisë nëse kihet parasysh frekuenca e lartë e sëmundshmërisë në të gjithë botën. Në këto produkte duket se gjendet përbërësi i quajtur gossypin, nga ku qendra e kërkimit molekular, jep shpresa se mund të shpiket një ilaç kundër melanomës. Studiuesit theksojnë se kjo substancë gjendet normalisht në fruta dhe perime, e cila, shpjegojnë studiuesit është në gjendje të frenojë aktivitetin e dy mutacioneve, në rastin e kancerit të lëkurës, janë objektet kryesore në trajtimin e melanomës. Deri tani të dhënat e derivuara nga studimi janë shpresëdhënëse ndërkohë që mbetet ende për të parë, sesi trupi njerëzor është në gjendje të absorbojë gossypin, dhe si mund të reagojë metabolizmi.