Dule: Jo vetëm në zgjedhje, por nuk do jemi ku është AK

0
2211

duleKryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i ftuar në “Bugajski Hour” në “AS” përjashtoi daljen më vete në zgjedhjet e 23 qershorit, duke theksuar se nuk ka vendosur nëse do të rreshtohet në koaliconin e socialistëve apo të demokratëve.  Ai tha se nuk do të ketë bashkëpunim me partinë e Kreshnik Spahiut dhe atë të Shpëtim Idrizit  dhe vuri në dukje se po synohet një marrëveshje me partinë MEGA dhe pse sipas tij, ajo u krijua nga kryeministri Berisha para 2009 për të dëmtuar partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kreu i PBDNJ deklaroi se mosratifikimi i  marrëveshjës së kufirit detar ka cënuar marrëdhëniet mës Shqipërisë dhe Greqisë ndërsa përforcoi qendrimin e tij se çështja çame nuk ekziston. “Fatkeqësisht ne patëm rezultatin negativ mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo mbetet një vështirësi mjaft serioze që pengon zhvillimet e mëtejshme në marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh Dule. Përsa i përket situatës në Greqi dhe rrezikut që shqiptarët të jenë të cënueshëm nga sulme të nacionalistëve grekë, Vangjel Dule e përjashtoi një gjë të tillë. Ndërkohë ai tha se “Shqipëria nuk do të mund t’i shmanget krizës fiskale”. Sipas tij, fenomeni grek dhe ai italian do të jenë të pranishëm në Shqipëri pas 23 qershorit dhe se qeveria e ardhshme do të jetë e detyruar të kërkoj ndihmën financiare të FMN-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency