Dënohet 11 vite burg, tentoi të vrasë mikun e ri të ish të dashurës

0
3236

 

Sonja Caka

plumbaE qëlloi me dy plumba, pas një zënke në telefon. Debati, pas një sms-je të mbërritur në telefonin e të dashurës nga ishi i saj, i pandehuri Altin Kujofska

 

Një histori xhelozish për një femër që për pak përfundoi me një viktimë nëntë vite më parë. Dukej sikur gjithçka ishte zgjidhur me çiftit të ndarë dhe dy “rivalëve” për dashurinë e vajzës. Por, në fakt nuk kishte ndodhur kështu, pasi i dashuri i parë i vajzës nuk e ka pranuar dot lidhjen e saj me një tjetër djalë të së njëjtës lagje, duke passjellë edhe një debat në telefon dhe më pas tentativë për vrasje të të dashurit të ri. Për këtë tentativë vrasje, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 11 vite burg “hakmarrësin”, përkatësisht të pandehurin Altin Kujofska, i akuzuar se tentoi vrasjen e Artan Likës në rrugën “Qemal Stafa” 9 vjet më parë.  Ngjarja i përket shumë viteve më parë, ndërsa vendimi i gjykatës ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta prishur vendimin dhe për ta rigjykuar çështjen. Përfundimisht, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar nga gjykata, i pandehuri Kujofska u dënua me 7 vite e 4 muaj burg.

Ngjarja

Referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur më 28 korrik të vitit 2004, pak para mesnate, në Rrugen “Qemal Stafa”, në lokalin e të dëmtuarit Artan Lika. I pandehuri Altin Kujovska, në bashkëpunim  me një person tjetër ende të paidentifikuar, ka tentuar të vrasë shtetasin Artan Lika. Ngjarja ka ndodhur ndërsa i dëmtuari Artan Lika po qëndronte në verandën e lokalit të tij së bashku me tre persona të tjerë. Në këtë moment i pandehuri Altin Kujovska së bashku me një person tjetër i është afruar në një distancë rreth 2 metra dhe ka qëlluar me armë automatike të dëmtuarin, duke i shkaktuar plagë të rënda. Sipas Akt Ekspertimit Mjeko-Ligjor është arritur në konkluzionin se tek i dëmtuari Lika konstatohet një plagë tejshkuese në anën e djathtë të kraharorit dhe një plagë qorre, çarje e mushkërisë, gjak dhe ajër në kraharor në të djathtë. Këto dëmtime janë shkaktuar me armë zjarri. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë paraqitur rrezikshmëri për jetën në çastin e shkaktimit, nëse nuk do të ishte dhënë ndihma e shpejtë dhe e kualifikuar mjekësore. Pas kryerjes së krimit, i pandehuri së bashku me bashkëpunëtorin,  janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Motivi

Nga hetimet ka dalë në dritë edhe motivi i kësaj përplasjeje mes dy djemëve të së njëjtës lagje. Si motiv i kësaj vepre penale ka qenë një grindje gjatë një bisede telefonike ndërmjet të pandehurit dhe të dëmtuarit. Konkretisht, bëhet me dije se i pandehuri Altin Kujovska, ditën e ngjarjes, i ka dërguar një mesazh të dashurës së të dëmtuarit, V. Q në telefonin e saj celular, teksti i të cilit ishte “përse nuk e hap telefonin moj kuçkë”. I dëmtuari, i cili ka qenë së bashku me të dashurën e tij në momentin e ardhjes së këtij mesazhi, i ka telefonuar autorit dhe gjatë bisedës janë fyer reciprokisht me njëri- tjetrin. Gjatë gjykimit, i pandehuri shpjegoi se veprimet i ka kryer ne gjaknxehtësi, për shkak se ish e dashura e tij ishte lidhur me të dëmtuarin, ndërsa shprehu pendim të thellë për veprimet e kryera dhe i kërkoi falje të dëmtuarit Artan Lika.

Vendimi

Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor të pandehurin Altin Kujofska, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, në bashkepunim, mbetur në tentativë,  duke e dënuar me 10 vite burg. Gjithashtu, i pandehuri u shpall fajtor edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armës luftarake”, duke e dënuar edhe me 2 vite burg. Në bashkim të dënimeve u dënua me 11 vite burg. Por, qysh në momentet e para, i pandehuri ka kërkuar të gjykohet në aplikim të gjykimit të shkurtuar, kërkesë që iu pranua nga gjykata dhe nga e cila përfundimisht iu ul një e treta e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj burg. Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin e dhënë për të pandehurin Kujofska pasi ishte gjykuar nga një gjyqtar dhe kjo vepër penale duhej gjykuar me treshe gjyqtarësh.

Dëshmia e Likës, të dëmtuarit

Artan Lika ka dëshmuar lidhur me konfliktin që ka pasur me të pandehurin Kujofska dhe momentin kur ka pasur zanafillën përplasja mes tyre. “Atë ditë, rreth orës 11.30 -12.00 kam qenë shoqëruar  me të dashurën  time V. Q. Ishim ulur në një lokal tek liqeni. Në telefonin e saj ka ardhur një mesazh nga një numër telefoni i panjohur me tekst: “përse nuk e hap telefonin moj kuçkë”. Pas kësaj ra telefoni i të dashurës dhe e hapa unë. E dhe pyeta kush ishte dhe ai m’u përgjigj se kush je ti. Në inat e sipër u shamë  me njëri-tjetrin dhe unë e mbylla telefonin. Valbona më tha se mund të jetë ai, bëhet fjalë për një shok të saj që e ka patur para dy vjetësh ai quhet  Altin. Më pas shkova tek lokali im, pas 30 minutash erdhi Altin Kujovska me një makinë Benz 250 të cilin e njoh si djalë lagje. Altini zbriti nga makina  dhe më thirri, pasi u afrova më tha se kishte bërë fjalë me dikë nga lokali im. Unë i thashë se kish bërë fjalë me mua… dhe u ulëm pimë kafe bashkë me dy djem të tjerë që kishin ardhur me makinë së bashku me Altinin. Pasi bëmë muhabet u ndamë paqësisht…. Rreth orës 23.00, isha ulur në verandën e lokalit me shtetasit Afrim Haxhijahja, Roland Spaho dhe Andi Aleksi. Pashë që erdhi përballë tavolinës ku po rrija unë shtetasi Altin Kujovska nxorri nga një qese një automatik të vogël e drejtoi drejt meje, distanca ka qenë 2 metra dhe ka qëlluar”.

 

Kosovë

Lufta në Siri, 10 shqiptarë dëshmorë kundër regjimit të Assad

Toka siriane po lahet me gjak të shqiptarëve. 10 besohet se janë vrarë deri tani në luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, shkruan e përditshmja kosovare, “Koha Ditore”. Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e fundit në Siri. Javën e kaluar është vrarë duke luftuar në krah të forcave rebele. Burime nga inteligjenca kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se tetë shqiptarë të vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, ndërsa dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosova. Ky burim ka thënë se në fillim të javës i riu nga rajoni i Mitrovicës ka qenë pjesë e një grupi ekstrem fetar. Atje ka shkuar nga Suedia ku ka jetuar së bashku me familjen. “Deri më tani thuhet se janë vrarë gjithsej 10 shqiptarë. Prej tyre dy shqiptarë me shtetësi siriane – Mynyr Arnauti dhe Behlul Arnauti”, ka thënë ky burim inteligjence. Ai ka thënë se i pari është vrarë kosovari Naman Demolli, pastaj Musë Ahmeti, shqiptar tjetër nga Terrnoci i Kosovës Lindore, Ebu Omer-El Albani nga Shqipëria dhe Muhamet Kopriva i lindur në Kosovë i fundit. “Katër shqiptarë të tjerë nga Shqipëria janë vrarë, por ende nuk kemi konfirmime zyrtare për identitetin e tyre”, ka thënë ky burim. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe, në Alepo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency