5 llojet e hepatiteve, kur rrezikohemi, shenjat dhe ushqimet e duhura

0
6055

hepatitTestimi për hepatitet virale bëhet pranë QSUT, ISHP, Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Spitalit Ushtarak si dhe në Laboratorët e Shëndetit Publik dhe Bankat e Gjakut në Tiranë dhe në rrethe

 

Kush rrezikon të infektohet nga hepatitet virale?

Çdo njeri është i rrezikuar të infektohet nga hepatitet virale: A, B, C, D, E. Por grupet më të rrezikuara janë:

•Punonjësit e kujdesit shëndetësor

•Personat që kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura(pa prezervativ)

•Meshkujt që kryejnë seks me meshkuj

•Përdoruesit e drogave të injektueshme

•Të sëmurët që kryejnë transfuzione gjaku,si Hemofilikët, Talasemikët,etj

•Të sëmurët me sëmundje kronike,të cilët kryejnë injeksione të shpeshta apo procedura të tjera si dializa

 

Shenjat:

• Ethe

• Lodhje

• Humbje oreksi

• Të përziera

• Të vjella

• Dhimbje barku

• Ngjyra e urinës e errët

• Jashtëqitje pa ngjyrë,të bardha

• Zverdhje e pjesës së bardhë të syrit dhe e lëkurës

 

Nëse dikush ka kaluar Hepatit Viral, a mund të infektohet përsëri?

Nëse një person ka kaluar hepatitin në të shkuarën, nuk ka mundësi që të infektohet përsëri me atë formë hepatiti,pra nuk mund të infektohet nga i njëjti virus, por ai mund të sëmuret nga një formë tjetër hepatiti. P.sh, nëse kemi kaluar Hepatitin Viral A, nuk mund të infektohemi përsëri nga Hepatiti Viral A, por me një formë tjetër si Hepatiti B,C etj.

A mund të dhurosh gjak nëse ke kaluar Hepatit Viral?

Njerëzit të cilët kanë kaluar Hepatitin B dhe C nuk mund të dhurojnë gjak, ndërsa njerëzit që ka në kaluar Hepatit A dhe E mund të dhurojnë gjak.

A mund të parandalohet Hepatiti Viral?

Hepatiti Viral A dhe B mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit dhe respektimit e përmirësimit të masave të higjienës. Ndërsa për parandalimin e Hepatitit C duhet të mënjanohen marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, kontakti me gjakun e personave të infektuar, si dhe të përdoren shiringa njëpërdorimshe nga përdoruesit e drogave.

Kujt i rekomandohet vaksinimi ndaj Hepatitit Viral?

• Fëmijëve të porsalindur, brenda 24 orëve të para dhe më pas sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit

• Punonjësve të kujdesit shëndetësor

• Personave që kryejnë kontakte seksuale të pambrojtura

• Meshkujve që kryejnë seks me meshkuj

• Përdoruesve të drogave të injektueshme

• Të sëmurëve që kryejnë transfuzione gjaku të shumta, si Hemofilikët dhe Talasemikët

•Të sëmurëve me sëmundje kronike

•Partnerëve seksualë dhe familjarëve që jetojnë me persona të infektuar

•Çdo personi që nuk paraqet kundraindikacion,që nuk është vaksinuar në lindje dhe mendon se mund të ekspozohet ndaj virusit, p.sh. udhëtarët që shkojnë në vende ku ka hepatit

 

Si jepet vaksina?

Vaksina e Hepatit Viral A jepet me dy doza dhe siguron mbrojtje për 20 -25 vjet.Kjo lloj vaksine nuk është e përfshirë në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit,por është e rekomandueshme kryerja e saj nga shoqatat e profesionistëve. Vaksina e Hepatit Viral B jepet me tri doza. Për fëmijët, vaksina jepet në moshën 2, 4 dhe 6 muajsh. Kjo vaksinë është e përfshirë në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit. Për adoleshentët dhe të rriturit, doza e parë dhe e dytë kanë interval 1 muaj ,ndërsa doza e tretë bëhet 5 muaj mbas dozës së dytë, ose 6 muaj mbas dozës së parë.

Kujdes !

Nëse një person, për arsye të ndryshme ,humbet datën e përcaktuar të vaksinimit, nuk duhet të fillojë vaksinimin nga e para ,por duhet ta vazhdojë atje ku e ka lënë. Vaksina është efektive dhe nëse kryhet sipas rekomandimeve të dhëna, ajo siguron një nivel mbrojtjeje mbi 95 %.

Si mund të mbroheni nga infektimi me Hepatit Viral?

• Respektoni rregullat e higjienës (larje e shpeshtë e duarve)

• Përdorni prezervativ gjatë kontaktit seksual

•Mos përdorni pajisjet personale të tjetrit si: furçë dhëmbësh dhe brisk roje

•Nuk duhen përdoruar të njëjtat age dhe shiringa

• Përdorni doreza nëse ju duhet të prekni gjakun e një personi tjetër

• Sigurohuni që tatuazhet apo vendosja e sendeve me shpim (piercing) në trup, të bëhet me mjete sterile

• Nuk duhet dhuruar gjak apo produkte të tij, nëse e dini apo zbuloni se keni Hepatit B

• Testohuni për Hepatit B dhe C, pasi shpesh bartësit nuk e dinë se janë të infektuar me to. Testimi rrit mundësinë e zbulimit të hershëm të personave bartës apo të formave kronike, si dhe rrit mundësinë e trajtimit të hershëm të tyre

 

Këshilla për format B dhe C:

•Ushqehuni shëndetshëm

• Mos përdorni pije alkoolike

•Mbani higjienën personale

• Kontrollohuni vazhdimisht tek specialisti, sidomos personat me format B,C dhe D të Hepatitit Viral, mbasi ato mund të kronicizohen

 

 

 

 

Hepatiti Viral është një inflamacion i mëlçisë, shkaktuar nga infeksionet virale. Viruset tipike të hepatiteve janë A,B,C,D,E . Këto pesë lloje virusesh janë me interes të madh për shkak të potencialit të tyre për shpërthime dhe përhapje epidemike, barrës së sëmundjes dhe vdekjes që ata shkaktojnë.

Hepatiti A

Hepatit Viral përdoret përgjithësisht për sëmundje infektive të ngjashme për nga shenjat klinike të sëmundjes,por që dallohen nga lloji i virusit që i shkakton ato. Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit A, i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).Virusi gjendet shpesh në jashtëqitjet e njerëzve. Infeksioni përhapet me rrugë fekalo-orale d.m.th, infeksioni merret nëpërmjet ngrënies së ushqimeve të infektuara,pirjes së ujit apo lëngjeve të ndotura, kontaktit me persona të infektuar apo prekjes së objekteve të infektuara,kur nuk respektohen rregullat e higjienës. Periudha e fshehtë (nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e shenjave klinike) është 2 deri në 6 javë. Hepatitis A virus ka vdekshmëri të ulët në përgjithësi, rrallë jep infeksion dhe asnjëherë nuk kronizohet. Virusi i Hepatitit A mund të shkaktojë edhe shpërthime epidemike, sidomos në kolektiva, duke sjellë pasoja sociale dhe ekonomike.

Hepatiti B

Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit B, i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).Virusi gjendet në gjak dhe në lëngjet e trupit, si sperma apo lëngu vaginal. Infeksioni përhapet nëpërmjet disa rrugëve: kontaktit seksual të pambrojtur, nga nëna shtatzënë e infektuar tek bebja,kontaktit me gjak,transfuzioneve të gjakut apo shiringave e ageve josterile,gjatë kryerjes së procedurave invazive apo tatuazhevenë kushte josterile. Periudha e fshehtë është 2 deri në 6 muaj. 5%- 10 % e të sëmurëve që e kalojnë Hepatitin Viral B, bëhen bartës kronikë të virusit. Gjithashtu, bartës kronikë bëhen edhe rreth 90% e bebeve të lindura nga nënat me Hepatit Viral B. Rreth 1% e infeksioneve akute me Hepatit Viral B (HBV) përparojnë mjaft shpejt në forma të rënda, të cilat quhen hepatite të rrufeshme (fulminante) dhe që kanë vdekshmëri të lartë deri në 60%. Bartësit kronikë kanë rrezik më të lartë për të bërë cirrozë dhe kancer të mëlçisë. Hepatiti B dhe C shkaktohet nga Virusi i Hepatitit C, i njohur si HCV (Hepatitis C Virus). Infeksioni përhapet njëlloj si infeksioni nga Hepatiti B, pra nëpërmjet të njëjtave rrugë: kontaktit seksual të pambrojtur, nga nëna shtatzënë e infektuar tek bebja,kontaktit me gjak, transfuzioneve të gjakut apo shiringave e ageve josterile, gjatë kryerjes së procedurave invazive apo tatuazheve në kushte josterile. Periudha e fshehtë është 6 deri në 10 javë. Hepatiti Viral C shkakton në 80% të rasteve hepatit kronik dhe 5 -20% e rasteve kalojnë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Hepatiti C

Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit C, i njohur si HCV (Hepatitis C Virus). Infeksioni përhapet njëlloj si infeksioni nga Hepatiti B, pranëpërmjet të njëjtave rrugë: kontaktitseksual të pambrojtur, nga nëna shtatzënë e infektuar tek bebja,kontaktit me gjak, transfuzioneve të gjakut apo shiringave e ageve josterile, gjatë kryerjes së procedurave invazive apo tatuazhevenë kushte josterile.Periudha e fshehtë është 6 deri në 10 javë. Hepatiti Viral C shkakton në 80% të rasteve hepatit kronik dhe 5 -20% e rasteve kalojnë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Hepatiti D

Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit D, i njohur si HDV (Hepatitis D Virus) dhe shkakton infeksion në mëlçi, vetëm në praninë e virusit të Hepatitit Viral B (bashkinfeksion). Infeksioni përhapet nëpërmjet të njëjtave rrugë si infeksioni nga Hepatiti B dhe C. Periudha e fshehtë është 3 deri në 7 javë. Kur të sëmurët me Hepatit B kronik infektohen me virusin D, sëmundja mund të përkeqësohet shpejt drejt hepatit të rrufeshëm ose cirrozës. Virusi i Hepatitit D shkakton në rreth 60-70% të rasteve hepatite kronike dhe cirrozë të mëlçisë.

Hepatiti E

Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit E, i njohur si HEV (Hepatitis E Virus). Përhapet me rrugë fekalo-orale, dhe kryesisht nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur. Sëmundja e shkaktuar nga Virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik, por mund të shkaktojë epidemi. Tek gratë shtatzëna, vdekshmëria nga Hepatiti E është i lartë, me rreth 10-20% të rasteve.

Të dhënat

Në vendin tonë, Hepatiti Viral që takohet më shpesh është Hepatiti Viral A dhe B. Ne hyjmë ndër vendet me prevalencë më të lartë për format A dhe B të hepatiteve. Nga studimet e seroprevalencës, të ndërmarra në vite nga ISHP, llogaritet se në vendin tonë rreth 200.000 individë të jenë infektuar nga Hepatiti Viral B, me një prevalencë që shkon nga 7-9%,si dhe rreth 30.000 persona me Hepatit C,me një prevalencë që shkon nga 0.5 në 1.5%. Prevalenca nga Hepatiti C është shumë më e lartë në disa grupe të popullatës,si meshkujt që kryejnë seks me meshkujt, apo përdoruesit që marrin droga me injeksione. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2011,incidenca e Hepatitit Viral është 54.00 për 100.000 banorë. Vaksinimi kundrejt Hepatitit B ka filluar që në vitin 1994 tek të porsalindurit,dhe më pas, ai u bë pjesë e Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit për fëmijët gjatë vitit të parë të jetës. Gjatë viteve të fundit, janë ndërmarrë disa fushata vaksinimi ndaj Hepatitit B,ndërsa nga viti 1994 janë vaksinuar mbi 1 milion persona me vaksinën e Hepatitit Viral B. Vaksinimi dhe futja shiringave autodestruktive në programin e vaksinimit, përdorimi i shiringave me një përdorim, testimi universal i gjakut si dhe marrja e masave të tjera, kanë sjellë eliminimin e Hepatitit Kronik tek fëmijët dhe uljen prevalencës së infeksionit drejt 0.05% tek fëmijët dhe adoleshentët, si dhe nga 18 % në 7-9% në popullatën e përgjithshme. Testimi për Hepatitet Virale bëhet pranë QSUT, ISHP, Qendrës Kombëtare të Trasfuzionit të Gjakut, Spitalit Ushtarak si dhe në Laboratorët e Shëndetit Publik dhe Bankat e Gjakut në Tiranë dhe në rrethe. Gjithashtu, ky testim kryhet edhe në shumë nga klinikat apo spitalet private të vendit tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency