Procedurat Udhëzimi për njohjen e diplomave, dokumentet që duhet të kenë kandidatët

0
304

diplomaNë përfundim të procedurës, aplikantit i lëshohet një dëshmi njohjeje nga MASH-i, jo më vonë se një javë nga përfundimi i procedurës. Dëshmia nënshkruhet nga kryetari i Komisionit të Njohjes.

 

Ministria e Arsimit vazhdon procesin e njohjes së diplomave. Gjatë vitit 2012 dhe me fillimin e vitit 2013 janë njohur studimet e mijëra kandidatëve që kanë mbaruar jashtë shtetit. Por cilat janë dokumentet dhe procedurat që duhet të ndjekë çdo student për njohjen e diplomës? Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se “të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do të njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga Ambasada Shqiptare, ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë”. Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar. Aplikimi duhet të dërgohet me postë në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të MASH. Brenda 3 ditësh Sektori i Njohjes së Diplomave informon aplikantin për mbërritjen dhe plotësinë e dosjes. Aplikimi nuk quhet i plotë nëse mungon një nga dokumentet e mëposhtme. Informimi mund të bëhet me e-mail ose postë të zakonshme. Nëse komunikimi bëhet me e-mail, duhet të konfirmohet marrja e tij nga aplikanti. Sektori i njohje kryen verifikimin për të gjitha rastet, përfshi edhe njohjen e drejtpërdrejtë, të autenticitetit të diplomës apo certifikatës së huaj si të statusit dhe legjitimitetin e institucionit që e ka lëshuar. Për vërtetësinë e diplomimit ose plotësimit të programit të studimit të pretenduar.

 

Njohja

 

Vlerësimi i nivelit, profilit dhe drejtimit që përfshin një diplomë apo certifikatë e

caktuar, kryhet nga Komisioni i Njohjes së MASH-it për rastet:

a) Kur është pjesë e kuadrit të një marrëveshjeje ndërshtetërore,

b) kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar në një nga

vendet e listuara në aneksin bashkëngjitur këtij Udhëzimi,

c) kur për të njëjtin program studimi apo titull diplome lëshuar në të njëjtin

shtet, një Komision i mëparshëm i MASH-it ka marrë një vendim njohje.

Në përfundim të procedurës aplikantit i lëshohet një dëshmi njohje nga MASH, jo më vonë se një javë nga përfundimi i procedurës. Dëshmia nënshkruhet nga Kryetari i Komisionit të Njohjes. Në dëshmi përfshihen vitet e studimit, profili i diplomës së bashku me drejtime sekondare që nënkupton një program studimi, kur nuk përfshihet ose nuk është i ngjashëm me emërtimet e drejtimeve dhe profileve të studimit në Republikën e Shqipërisë. E gjithë procedura e njohjes së diplomave dhe certifikatave në MASH përfundon brenda 45 ditëve nga dita kur dosja për aplikim është e plotësuar me dokumentacion e kërkuara. Aplikanti ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim te Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Ankuesit i kthehet përgjigje brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga data e paraqitjes së ankesës. Tarifa për procedurat e njohjes është 2.500 (dy mijë e pesëqind) lekë.

 

 

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

a) Formatin e aplikimit të plotësuar

b) diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit

c) listën e notave ose suplementin e diplomës

d) dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit

për shtetasit shqiptarë dhe të huaj

e) Mandatpagesën

Dokumentet pranohen origjinalë ose, fotokopje të noterizuara

 

 

 

Gati fondet për akset e Hasit

Fondet për përfundimin e punimeve në akset rrugore Kukës – Krumë dhe Kukës – Shishtavec janë të siguruara, ndërsa të gjitha punimet përfundojnë brenda këtij viti. Kryetari i Këshillit të qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi, tha dje se “pritet që së shpejti të kryhet tenderi për fillimin e punimeve në lotin e fundit të aksit rrugor Kukës – Shishtavec, nga Ura e Kaloshit në Shishtavec, me një gjatësi prej 13,7 kilometra të gjatë”. Me përfundimin e punimeve në këtë segment rrugor që pritet të përfundojë brenda këtij viti, mundësohet përfundimi i të gjitha punimeve në këtë aks rrugor i gjatë 36 kilometra. Fondi prej 15 milionë eurosh për rikonstruksionin tërësor të këtij aksi rrugor është akorduar nga buxheti i shtetit dhe banka islamike, ndërsa të gjitha punimet po kryhen përmes FSHZH-së. Rikonstruksioni tërësor i këtij aksi rrugor do t’i japë një zhvillim akoma më të madh kësaj zone me vlera turistike, përmes fluksit në rritje të vizitorëve në një prej parqeve më interesante të vendit tonë, atij të Shishtavecit. Po ashtu brenda 6 mujorit të parë pritet të përfundojnë të gjitha punimet për rikonstruksionin tërësor të aksit rrugor Kukës – Krumë. Në këtë segment rrugor ka mbetur për t’u kryer kryesisht asfaltimi i të gjithë aksit rrugor. Kësisoj bëhet e mundur jo vetëm lidhja e krahinës së Hasit me pjesën tjetër të vendit, por shkurtohet ndjeshëm edhe distanca mes Kosovës Perëndimore dhe pjesës tjetër të vendit. Punimet në aksin rrugor Kukës – Krumë me gjatësi prej 31 kilometra po kryhen nga kompania “Geci”. Në të dy akset rrugore është kryer zgjerimi i trasesë së rrugës, ndërtimi i urave e tombinove dhe po kryhet edhe asfaltimi i të gjithë gjatësisë së aksit rrugor. Rikonstruksioni tërësor i këtyre dy akseve rrugore nisi në verën e vitit 2009. Fondi për përfundimin e të gjitha punimeve në aksin rrugor Kukës – Krumë është rreth 15 milionë euro dhe lëvrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency