Standard.al

Ministrat prezantojnë pikat e programit të Partisë Demokratike për zhvillimin e bujqësisë në të gjithë vendin

Ina Jano

programiJa pikat e programit të PD-së për zhvillimin rural

 

 

Zhvillimi i fshatit dhe i bujqësisë do të jenë prioriteti më i parë i qeverisë. Kjo është një nga pikat më kryesore se ku do të bazohet programi i PD-së, ai program i cili do të orientojë të gjitha zhvillimet dhe investimet në vend, nëse selia blu do të fitojë një mandat të tretë për të drejtuar vendin. Për demokratët, ashtu siç e pohoi edhe gjatë fjalës së tij ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, filozofia ka qenë dhe mbetet e njëjtë. Një filozofi e liberalizimit ekonomik dhe me barrë të vogël fiskale, gjë që do të sigurojë edhe konkurrencën e drejtë dhe të ndershme në treg.

Në programin elektoral të Partisë Demokratike që është ndërtuar duke marrë edhe mendimin e të gjithë fermerëve dhe blegtorëve në vend me të cilët ka biseduar Kryeministri Berisha, grantet do të vijojnë që të mbetën një nga mënyrat më të mira të financimit dhe të ndihmës që shteti jep për të gjithë këtë kategori. “Në 5 vitet e fundit u zbatua skema e ndihmave të drejtpërdrejta për fermerët. Më garanci se këto fonde do të shumëfishohen”, – tha kreu i dikasterit të bujqësisë. Gjithashtu, demokratët premtojnë shumëfishim të prodhimit, por edhe rritje të eksporteve, për të kaluar në një tjetër nivel. Kjo edhe për faktin se sipas specialistëve, një nga arsyet se pse Shqipëria nuk ra në krizë ekonomike. Një pikë tjetër që do të jetë në favor të të gjithë fermerëve është edhe paketa e masave që qeveria planifikon të ndërmarrë në fillim të mandatit të ardhshëm. “Paketë masash të rëndësishme që do të rrisin produktet në bujqësi, do të shumëfishojnë prodhimit dhe do t’i japin një furnizim të ri tregut. Heqja e TVSH-së për inputet janë disa nga hapat e shpejtë dhe cilësorë që janë duke ndihmuar në uljen e kostove dhe fuqizimit”, – tha ministri Ruli.

Ndërsa ai akuzoi edhe kreun e opozitës Rama, duke sulmuar në këtë mënyrë edhe taksën progresive. Ai tha se shqiptarët kanë pasur mundësi që ta shohin atë në postin e kryetarit të bashkisë për 11 vjet dhe ajo që mbetet e vërtetë është pasioni i tij për të rritur taksat. “Gjatë kohës së mbretërimit të tij, ai dyfishoi taksat. Ai krijoi taksën e gjelbër, 40-fishoi taksën për tabelat e reklamave, 100 herë rriti taksën e pastrimit për bizneset dhe 50 herë për familjet”, – pohoi Ruli. Ai tha se heqja e TVSH-së për bujqësinë është një sulm i pastër ndaj produkteve shqiptare.

Në programin e demokratë parashikohet që të trefishohen grantet për fermerët, të ndriçohen të gjithë fshatrat, dhe të gjithë rrugët rurale. Do të disafishohet prodhimi i mjaltit dhe gjithashtu do të ketë 20 milionë euro kredi të butë për të ndërtuar një flotë moderne peshkimi, më e mira në të gjithë Adriatikun.

 

 

Comments are closed.