Lohan përlotet në emision

0
129

lohanLindsay Lohan kaloi nga batutat dhe humori, tek lotët brenda një interviste të dhënë për programin e njohur “talk-show” të David Letterman, në një televizion amerikan. Momenti kulmor, pas disa minutash shaka me veten, mbi ngatërresat që ka shkaktuar në muajt e fundit, ishte tema e rehabilitimit, ku aktorja do të rikthehet me urdhër gjykate në datën 2 maj. “Mendoj se rehabilitimi është një bekim, jo e kundërta”, – deklaroi 26-vjeçarja mbi trajtimin. “Për të qenë e ndershme, momentet më të lumtura janë ato në të cilat jam duke punuar dhe ndihem e shëndetshme. Mendoj se kjo është një mundësi për mua për t’u përqendruar në atë që dua në jetë”. Për Lohan, e cila në të shkuarën ka pasur probleme të rënda me alkoolin, substancat narkotike, vesin e vjedhjes dhe probleme me seksualitetin e saj, kjo do të jetë hera e gjashtë në rehabilitim, ku do të qëndrojë për tre muaj, deri në gusht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency