Konkurrenca bllokon blerjen e HEC-eve nga KURUM-i

0
184

hecErvin Kaduku

 

Zvarritet për në kalendat greke shitja e HEC-eve mbi lumin Bistricë dhe Mat. Ndonëse nga ana e qeverisë gjithçka ka kaluar në mënyrë perfekte dhe Kuvendi ka miratuar marrëveshjet në afatin e duhur, ende këto pasuri nuk po sjellin në buxhetin e shtetit paratë e planifikuara. Aktualisht, ka dalë një problem tjetër, jashtë-qeveritar. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar dje se ka marre ne shqyrtim blerjen e 4 HEC-eve nga kompania KURUM. Konkretisht AK do te analizoje përqendrimin nëpërmjet përfitimit të kontrollit të Hec Ulëz Shkopet Sh.a & Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2 Sh.a nga Kurum International Sh.a.
“Në datën 12 mars 2013, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Kontratës për shitjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërive Hec Ulëz Shkopet Sh.a & Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2 Sh.a, te lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Kurum International Sh.a”, të datës 11 Shkurt 2013, me objekt përftimin e kontrollit të Hec Ulëz Shkopet Sh.a & Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2 Sh.a nga Kurum International Sh.a nëpërmjet transferimit të 100% të aksioneve”, – bën me dije AK.
AK nënvizon se nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10, pika 1, shkronja b dhe 12, pika 1 të ligjit nr. 9121 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij njoftimi. Opozita ndërkohë është shprehur kategorikisht kundër këtij privatizimi, madje i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të hetojë vendimin e qeverisë për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2, Ulzës dhe Shkopetit. Tashmë PS mund t’i kërkojë AK-së anulimin e këtij privatizimi, por nevojitet një formulim mjaft i argumentuar i kërkesës.

 

Qukës – Qafë-Plloçë, sigurohet financimi islamik

Banka Islamike dhe Fondi Saudit do të japin 125 milionë kredi për ndërtimin e rrugës Qukës – Qafë-Plloçë. Ministri i Financave Ridvan Bode informoi në rrjetin social Facebook se do të firmosë kredinë 125 milionë dollarë midis Ministrisë së Financave në emër të qeverisë shqiptare dhe dy institucioneve financiare, Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për rrugën Qukës – Qafë-Plloçë.

Sa më poshtë, vijojnë disa të dhëna lidhur me këtë objekt
Gjatësia e segmentit Qukës – Qafë-Plloçë është 43,4 km, nga të cilat 2.9 km e para kanë filluar të ndërtohen me fonde të buxhetit të shtetit ndërsa pjesa tjetër prej 40.5 km do të financohet nga Banka Islamike për Zhvillim (IDB) dhe nga Fondi Saudit për Zhvillim (SFD). Rruga në 10 km e para kalon përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas vazhdon në malësinë e Mokrës, zonë e cila njihet si një zonë me male të larta dhe të thepisura dhe për shkak të saj do të ndërtohen një numër i madh muresh mbajtës dhe pritës, më shumë se 20 (njëzet) ura dhe viadukte si dhe një tunel 375 metra i gjatë. Rruga do të këtë gjerësi prej 12 metra, nga të cilat 2 korsi me gjerësi 3.75 metra secila (7.5 m total), 2 bankina të asfaltuara me gjerësi 1.5 metra secila dhe 2 bankina të pa asfaltuara me gjerësi 1 metër secila.
Projekti do të ndahet në 3 seksione ndërtimi, nga të cilat 2 seksionet e para do të financohen nga Banka Islamike për Zhvillim (IDB) dhe seksioni i trete do të financohet nga Fondi Saudit për Zhvillim (SFD). Seksioni i parë me gjatësi totale 15.1 km, seksioni i dytë me gjatësi totale 15.8 km dhe seksioni i tretë me gjatësi totale 9.6 km.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency