Flet shoku i Elenës Elena, vajzë e zgjuar dhe e respektueshme, di të bëjë show

0
149

Gestjana Musha

541009_145559918929983_1956206935_nGjithçka brenda është lojë, kështu është dhe afrimiteti i saj me Viganin

 

Formati i “Big Brother Albania 6” duket se po korr sukses edhe këtë vit. Larminë ia japin natyrisht personazhet që janë brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri. Nuk mund të flasim për këtë “Big Brother” pa përmendur një nga personazhet më të spikatura aty brenda për look-un dhe veshjen e saj, bëhet fjalë për Elenën. Veshja e saj është komentuar gjatë nga mediat e shkruara dhe ato vizive, por jo vetëm, duke përfshirë këtu qëndrimin, formimin intelektual të saj në këtë reality show. Gazeta “Standard” ka realizuar një intervistë me mikun e saj më të mirë, Ergi Zaloshnja, i cili e konsideron Elenën një mikeshë mjaft të mirë dhe të sjellshme. Ai pohon se Elena po e luan mjaft mirë lojën aty brenda, duke bërë show.

 

 

Prej sa kohësh e njihni ju Elenën dhe çfarë relatash keni me të?

Kemi kohë që njihemi dhe kemi marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin. Kuptohemi, ndihmohemi e ndihemi mjaft komodë me njëri-tjetrin.

 

Keni qenë dakord që Elena të futej në “Big Brother 6”? Nëse po, cilat kanë qenë këshillat që i keni dhënë asaj?

Isha një nga personat që e mbështeti në këtë nismë. Nuk e di në quhen këshillë, por unë i kam shprehur asaj që ta shijoj sa më shumë eksperiencën në BB6. Ne jemi studentë të gazetarisë dhe komunikimit dhe për sa kohë studiojmë e do të studiojmë formatet mediatike, ku ka më mirë se të kesh dëshirën ta jetosh sistemin edhe për pak kohë nga brenda dhe në formate të veçanta.

Si ju duket Elena brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si miku i saj më i mirë?

Si një njeri që di të bëj show dhe si një vajzë që di të reagojë brenda formatit.

Si i ika pasur Elena relatat me miqtë e saj në fakultet?

Si një vajzë e shoqërueshme, e sjellshme dhee respektueshme, ajo i ka relatat shumë të mira dhe korrekte me të gjithë. Dhe si një vajzë mjaft e zgjuar ajo di t’i zgjedhë miqtë dhe të respektojë mjaftueshëm edhe të tjerët.

Si mund ta përkufizoni ju tipin e Elenës, jo vetëm në shkollë, por edhe në jetën e përditshme?

E shkathët, e thjeshtë dhe e çiltër. Është një mike e mirë sa e këndshme.

Si i ka pasur Elena marrëdhëniet me mësimet, pasi studion gazetari?

Elena është një vajzë që di t’i kushtojë vëmendjen e duhur shkollës, duke u angazhuar me seriozitet dhe me rezultate mjaft të mira në mësime.

Mendoni se Elena ka bërë zgjedhjen e duhur lidhur me këtë degë, e shihni atë të aftë në botën e medias?

Duke e njohur Elenën nga afër, them që Elena është jo vetëm e lindur për botën e televizionit, por edhe ne shkollë pashë se i jepej të organizonte punën dhe realizonte cilësisht projektet e detyrat që kemi pasur, kështu që mendoj se ka bërë sigurisht zgjedhjen më të përshtatshme për veten.

Me familjarët si sillej ajo, çfarë ju tregonte për ta?

Elena ka marrëdhënie shumë të mira me ta, ajo e adhuron familjen e saj dhe si çdonjëri nga ne, familja është afeksioni i saj më i madh.

Sa e ngushtë ka qenë marrëdhënia juaj me të, ndante edhe sekrete Elena me ju?

Kemi marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin dhe kur vjen puna tek sekretet, me ato qe mund te ketë mosha jonë që nuk e di nëse mund të quhen vërtetë të tilla, sigurisht që flasim me njëri tjetrin duke qenë miq dhe krijuar besim të atillë te njëri-tjetri sa ajo e di se unë di t’i ruaj shumë mirë ato ashtu si edhe unë di se ajo mban të miat. Po më shumë do ti quaja mendime sesa sekrete.

Si e shihni ju marrëdhënien e Elenës me Viganin, si ju duket?

Big Brother është një lojë… Dhe kështu është çdo gjë brenda saj.

Mendoni se Elena mund të lidhet aty brenda?

Ajo e ka një marrëdhënie ndjesore, jashtë shtëpisë! Një histori në botën e realitetit!

Dimë që Elena ka një të dashur jashtë që e pret, si ju duket kjo lidhje? A është e dashuruar Elena me të?

Po, është e vërtetë. Dhe ajo është një marrëdhënie e bukur si çdo marrëdhënie ku mes dy njerëzve ekziston dashuria.

Çfarë mesazhi i jepni ju asaj?

Big Brother është një format loje dhe show njëkohësisht, kështu që për sa kohë ajo mund t’i realizojë këto të dyja, i uroj ta shijojë e përjetojë sa të mundë lojën, realiteti këtu jashtë është nuk lëviz.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency