Dëmshpërblimi i Ish-ushtarakëve, PS: Do e zgjidhim me ligjin e qeverisë “Nano”

0
146

Gëzim Saliu

ushatarekeHysi: Do shfuqizojmë të gjitha ligjet dhe aktet normative që janë në kundërshtim me ligjin nr 9418

 

Partia Socialiste deklaron se do të zgjidhë çështjen e shpërblimit të ish-ushtarakëve sipas ligjit nr. 9418, të miratuar në fundin e mandatit të qeverisë “Nano.  Duke theksuar se pas zgjehdjeve të 23 qershorit do të shfuqizohen të gjitha ligjet dhe aktet normative të mriatuara nga mazhoranca qeverisë lidhur me ish-ushtarakët, deputetja socialiste Vasilika Hysi pohoi se do të rishikojë të gjithë statuset e ish-ushtarakëve. “Ne do t’u japim ushtarakëve të liruar përfitimin e pensionit të parashikuar në ligjin Nr.9418 dt.20.05.2005 dhe do të shfuqizojmë të gjitha ligjet, aktet normative, vendimet e qeverisë apo urdhëresat e qeverisë aktuale  që janë në kundërshtim me ligjin nr 9418 dt. 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror të ushtarakeve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

 

Skema

Sipas ligjvënëses socialiste qeveria ka dështuar me premtimet e saj për ish-ushtarakët dhe ish-punonjësit e Polisisë së Shtetit. Duke theksuar se ekzekutivi refuzoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2007, i cili u jepte të drejtë ish-ushtarakëve, Hysi tha se skema e socialistëve u jep zgjidhje mjaft problemeve që kanë aktualisht kjo shtresë.  “Partia Socialiste do t’u rikthejë ushtarakëve aktivë dhe ish-ushtarakëve dinjitetin e munguar ashtu siç do t’ia rikthejë atë Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit. Ne do të zgjidhim përfundimisht problemet e zvarritura të pensioneve të ushtarakëve në lirim, policisë dhe shërbimit informative. Ne do të ndërtojmë skema të veçanta kontributive dhe përfitimesh, të kapitalizuara ose gjysmë të kapitalizuara, për sigurimin për pensione sipas vjetërsisë në shërbim, si edhe të përfitimeve shtesë për sigurimin e jetës së ushtarakëve që punojnë në kushte me risk të lartë”, deklaroi deputetja e PS. Më tej ajo bëri të ditur se PS do të rishikojë të gjithë statuset e ish-ushtarakëve, duke synuar sipas Hysit shmangien e ndërhyrjeve  çekuilibruese në skemat e përfitimeve me ndërmarrjen e masave të tilla si: “Trajtim në varësi të shkallës së riskut; skema të mbyllura përfitimesh me llogari individuale gjysmë të financuara, duke marrë  pjesë në fondet e kapitalizuara dhe krijimin e një organizmi të pavarur, i cili do të jetë administrues i fondeve të përfitimeve suplementare për të gjitha kategoritë me statuse të veçanta”.

 

Kreu i PS- ish-ushtarakëve: Nuk ju plotësojmë cdo gjë, por premtoj se do ju dëgjojmë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim që zhvilloi pak ditë më parë me ish- ushtarakë dhe ish- punonjës të Policisë së Shtetit tha se PS nuk premton se do ju zgjidhë problemet por se do i dëgjojë deri në fund të gjitha shqetësimet e tyre. “Ju siguroj për një gjë, pas 23 qershorit do të keni një qeveri që nuk do e plotësojë çdo gjë, por që do t’ju plotësojë kryesoren, që do t’ju respektojë, që do t’ju dëgjojë dhe çfarë do të premtojë do ta bëjë. Çfarë nuk e bën dot nuk do t’ua premtojë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency