Standard.al

Provimet e shtetit, data për fushat e mjekësisë dhe të mësuesisë

dataFaturat se sa do të paguajnë kandidatët që futen për herë të parë, për herë të dytë dhe për herë të tretë

 

Në 27 prill do të fillojnë përsëri provimet e shtetit. Do të jenë mësuesit të cilët do ta japin provimin të parët dhe më pas do të testohen kandidatët në fushat e mjekësisë. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka miratuar datat se kur do të testohen kandidatët. Rreth 4 mijë mësues do të japin provimin në 27 prill. Ky provim pritet të jetë jetik për mësuesit, pasi do të mësojnë se cilëve kandidatë do t’u rritet rroga. Sipas Ministrisë së Arsimit, mësuesit nuk do të vlerësohen me notë, por me kriteret “mjaftueshëm”, “mirë” dhe “shumë mirë”. Provimi për fushat e mjekësisë do të zhvillohet midis datave 2 dhe 22 maj. Do të jenë nëntë fusha të mjekësisë, të cilat do të testohen, duke filluar nga mjekët, stomatologët, farmacistët, infermierët, fizioterapistët, mamitë, teknikë laboratori, imazheri dhe logopedi. Provimi quhet i kaluar, nëse kandidati merr minimumi 50 pikë nga 100 të mundshmet. Provimi i shtetit për të gjitha profesionet mund të jepet deri në 5 herë. Për çdo herë që kandidati nuk arrin të marrë rezultat kalues, tarifa për të dhënë provimin rritet.

Zhvillimi i provimeve të shtetit

Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativë, pastaj ta konfirmojë atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!” Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon, kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Kur koha e provimit përfundon, automatikisht printohet një dokument vërtetimi me foto.

Rregullat për kandidatët

– të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit

– të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi

– të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit

– të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për zhvillimin e provimit

– ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit

gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi

– ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit

– ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit

Vlerësimi

– Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë.

-Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm) nëse merr më pak se 50 pikë.

 

 

Fushat e mjekësisë në të cilat do të jepet provimi

Mjekësi e Përgjithshme

Stomatologji

Farmaci

Infermieri

Fizioterapi

Mami

Teknikë laboratori

Imazheri

Logopedi

 

 

Rriten depozitat e siguruara në banka

Depozitat e siguruara në bankat e nivelit të dytë janë rritur. Pjesa më e madhe e këtyre depozitave janë në lekë. Agjencia e Sigurimit të Depozitave në një raportim para deputetëve të Komisionit te Ekonomisë bëri të ditur se shqiptarët kanë besim në sistemin bankar, pasi paratë e mbyllura janë shtuar. Sipas Agjencisë, 95 për qind e totalit të depozitave të shqiptarëve janë të garantuar. “Depozitat në sistemin bankar në fund të vitit 2012 janë rritur me 6.2% krahasuar me vitin e kaluar dhe me 19.7 për qind krahasuar me vitin 2010. Ndërkohë që depozitat e individëve zënë 86% përkundrejt totalit të depozitave të sistemit bankar janë rritur me 8%. 51% e këtyre depozitave janë në lekë. Në portofolin e individëve pjesa që sigurohet është 66 % e saj dhe kjo gjithashtu është rritur në fund të vitit me 9.8%”, – deklaroi Toni Gogu, drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Ai tha se primi që bankat paguajnë, është i njëjtë, jo siç ndodh në vende të tjera evropiane, ku primi paguhet në bazë të riskut të bankës.

 

Comments are closed.