“Ferri gjithmonë do jetë gjerman”

0
139

Përgatiti Altin Vorpsi

tifozetNjë ditë pas fitores dramatike me Malagën, i tërë shtypi në Europë ka përgëzuar djemtë e Jyrgen Klëpit 

 

 

Mediat evropiane kanë përgëzuar atë fitore të madhe që mori Borusia e Dortmundit dy net më parë. E ardhur në dy minutat e fundit, përballë një ekipi sodis si Malaga, kualifikimi i Dortmundit ka bërë për vete edhe tifozë të “besimeve” të tjera.

 

Në Spanjë

Më konkretë ishte e përditshmja katalane “El Mundo Deportivo”. Në faqet e saj gjendej një paragraf me shumë kuptim. Duke qenë se Malaga mori pjesë për herë të parë në Ligën e Kampioneve kjo e përditshme nuk ngurroi që t’i përsëriste një “leksion” që spanjollet e tjera e kanë mësuar prej kohës: “Koha shtesë ishte brutale. Malaga duhet të mësojë që ferri gjithmonë do të jetë në Gjermani”. Për “El Pais” djemtë e Klëpit ishin “të pashpirt”, pasi “shkatërruan tërë punën e Malagës në vetëm tri minuta të kohës shtesë”.

 

Në Angli

Nga ana tjetër mediat angleze i kanë mëshuar më shumë faktit të minutave kur u kthye rezultati. Në fakt ato kanë gëzuar një herë në një ndeshje me fund të tillë. Në Barcelonë më 1999, Mançester Junajtid përmbysi avantazhin e Bajernit të Mynihut në finale vetëm në minutat shtesë. “Pasi i thyen zemrën Malagës, janë lojtarët e Dortmundit ‘yjet’ e vërtetë të Evropës. Skuadra gjermane mori fitoren më dramatike pas finales së 1999. Një tjetër pikë plus ishte edhe koreografia spektakolare e tifozëve gjermanë”, – shkruante “Daily Mail”. Ndërkohë për “Daily Mirror”, Borusia e Dortmundit “u çua nga varri” për të mundur Malagën.

 

 

Liga e Kampioneve

Bajerni i Mynihut i heq dhëmbin e fundit “zonjës së vjetër”, Barça pa mesin vuan ndaj PSG

Në gjysmëfinale do të shkojnë dy ekipet më të forta. Bajerni i Mynihut dhe Barcelona arritën , falë rezultateve të ndryshme, të shkojnë në raundin parafundit të Ligës së Kampioneve… aty ku i prisnin Boprusia dhe Reali. Në “Juventus Stadium” skuadra e Bajrernit të Mynihut poshtëroi sërish “zonjësn e vjetër”. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar pasi Bajerni tentoi që të ulte ritmin duke luajtur topin në tërë fushën ndërkohë që Juventusi provoi me Pirlon të “pickonte” Nojerin. Por në fraksionin e dytë të lojës gjithçka ndryshoi. Bajerni rriti presingun dhe u shfaq si ai që shkatërroi Juven shtatë ditë më parë. Ndryshe nga takimi në Mynih kësaj radhe do të ishin dy lojtarë të tjerë që do të mposhtnin skuadrën që pritet të shpallet kampione e Italisë. Manxhukiç dhe Pizarro respektivisht në minitën e 64’ dhe të 90’ i hoqën çdo shpresë ekipit të Kontes për të ecur më tej. Barcelona ka treguar përsëri se pa Lionel Mesin nuk është një skuadër e pandalshme. Në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj PSG është nevojitur hyrja në fushë e argjentinasit që të zgjidhte telashet e katalanasve, të cilët gjendeshin në disavantazh dhe rrezikonin eliminimin, pasi ai u bë protagonist në golin e barazimit përfundimtar 1-1 që kualifikoi skuadrën e tij edhe pse i dëmtuar dhe dukshëm jo në gjendjen e tij më të mirë fizike. PSG nuk kishte çfarë të humbte në “Camp Nou”, duke pasur parasysh ndeshjen e parë të përfunduar në barazim 2-2 në Francë. Ndaj Ançeloti kishte udhëzuar skuadrën e tij të sulmonte katalanasit, të cilëve u mungonte pika e referimit, Lionel Mesi, i lënë në pankinë nga Vilanova. Pedro dhe Iniesta provojnë disa herë të gjejnë të çara në mbrojtjen e francezëve, por edhe kur ia arrijnë qëllimit, gjejnë të gatshëm Sirigu. Por nga ana tjetër, edhe Valdes duhet të shpalosë disa devijime instinkti, sidomos pas gjuajtjeve të Lavecit apo Moura, që provojnë disa herë portën.

Në pjesën e dytë pritet një zgjim i Barcelonës, e cila po rrezikonte shumë, por në fakt është PSG që insiston dhe arrin të gjejë golin e avantazhit, pas një kombinimi Ibrahimoviç-Pastore, me këtë të fundit që dërgon topin në rrjetë pas një dalje jo shumë të mirë të Valdes. Në “Camp Nou” pllakos heshtja pasi ky rezultat eliminonte Barcelonën. Por Vilanova e kupton se nuk ka çfarë të humbasë më dhe hedh në fushë Mesin e dëmtuar. Argjentinasit i mjaftojnë pak minuta për t’u bërë protagonist, pasi nis aksionin e golit të barazimit të katalanasve, me autor Pedron. Vendasit marrin frymë qetësisht dhe rivendosin superioritetin në mesfushë, duke pasur tashmë argjentinasin si një pikë pasimi, ndërsa janë më të qetë në kontrollin e topit deri në vërshëllimën finale, që dekreton kalimin e tyre në gjysmëfinalet e turneut. Megjithatë, ndeshja ka treguar se tashmë katalanasit duhet të mendojnë vetëm si të kthejnë në formën më të mirë fizike Mesin, pasi pa të në fushë, nuk janë të frikshëm, sidomos për skuadra të mëdha si Reali, Borusia apo Bajerni që do të takojnë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Shorti që do të hidhet më 14 prill do të përcaktojë edhe dy ciftet gjysmëfinaliste, që mund të jenë edhe ballafaqime “brenda llojit”, të tilla si Barcelona-Real dhe Borusia Dortmund-Bajern i Mynihut. Gjithsesi, do të jenë gogat e shortit në Nion të Zvicrës, ato që do të zbardhin edhe raundin vijues të këtij kompeticioni madhor europian për klube, para se të mbërrijmë në finale e madhe të Wembley.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency