Kafshët që parashikojnë vdekjen

0
259

mqacjua Kafshët zotërojnë sense shumë të zhvilluara në krahasim me njerëzit dhe ajo çka arrijnë të bëjnë mund t’i duket magjike një profani, por për kafshët është normale. Për shembull, macja ka një nuhatje pothuajse të barabartë me atë të qenit. Mjafton të thuash se hunda e njerëzve është e përbërë prej 5 milionë qelizash nuhatëse, ndërsa ajo e maces ka 200 milionë të tilla.

 

Gërhitja e lamtumirës

Në fakt, Oskar duket se është në gjendje të parashikojë se kur do të vdesë një pacient. Nëse ulet në bisht mbi krevat, pranë një pacienti, tregon se ai do të vdesë të paktën për katër ditë. Ai ka sinjalizuar vdekjen e 25 pacientëve dhe tashmë infermierët kur e shikojnë të hyjë në një dhomë, thërrasin familjarët e pacientit. “Për familjarët është një lehtësim të dinë se macja u bën shoqëri të dashurve të tyre në orët e fundit të jetës, por për të tjerët Oskar është një mallkim: nëse e largon nga një dhomë ku dëshiron të hyjë, ai insiston, çjerr me thonj portën, njësoj sikur kërkon të thotë që vdekja është afër dhe nuk mund të shmanget”, – pohon një nga mjekët e klinikës. Lajmi ka bërë bujë, sepse maçokut i është kushtuar edhe një artikull nga revista prestigjioze shkencore, “New England Journal of Medicine”. Pas këtij fenomeni, duket se ideja që macet dhe qentë, ose në përgjithësi kafshët, adoptohen për aftësitë e tyre “sensitive”. Për Rupert Sheldrake, biolog dhe studiues anglez, ka një shpjegim të vetëm për macet si Oskar që parandiejnë vdekjen, qentë që “ndiejnë” kur padroni i tyre po kthehet në shtëpi, apo ata që gjejnë rrugën për në shtëpi, sado larg të jetë ajo. “Është një teori në të cilën fusha e energjisë bashkon të gjithë pjesëtarët e një grupi. Nëse një individ transferohet në një vend të largët, mbetet njëtrajtësisht i lidhur me grupin përmes kësaj fushe sociale”, – thotë Sheldrake.

 

Alfabeti kimik

Teoria nuk jep prova bindëse dhe nuk pranohet në fushën shkencore. “Nuk është e nevojshme të trazosh telepatinë për të shpjeguar sjelljen e maceve dhe qenve”, – pohon një etolog dhe president i një shoqërie për shkencat e sjelljes së aplikuar. “Kafshët zotërojnë sense shumë të zhvilluara në krahasim me njerëzit dhe ajo çka arrijnë të bëjnë mund t’i duket magjike një profani, por për kafshët është normale”. Për shembull, macja ka një nuhatje pothuajse të barabartë me atë të qenit. Mjafton të thuash se hunda e njerëzve është e përbërë prej 5 milionë qelizash nuhatëse, ndërsa ajo e maces ka 200 milionë të tilla. Sistemi i nuhatjes, i cili është zëvendësuar nga organi vomeronazale, vendoset sipër qiellzës, duke bërë në këtë mënyrë kapjen e sinjaleve kimike, feromoneve, që i kanë lëshuar macet e tjera në pak kilometra distancë, nëse janë feromone seksuale. Janë substanca që nuk zhduken me lehtësi: nëse një mace trembet në shtëpi, i lë aty feromonet e saj. Që nga ai moment, duke kaluar po në të njëjtin vend në shtëpi, macja i ndjen feromonet dhe trembet çdo herë. Kjo analizë kimike e botës na tregon, si për qentë, ashtu edhe për macet, se si i përdorin aromat për t’u orientuar dhe gjetur rrugën për në shtëpi. “Një kafshë e përvetësuar sillet kot përreth, deri sa ndjen një shenjë nuhatjeje. Duke qenë se i ruan aromat në kujtesën e tij, kjo i nevojitet si hartë nuhatjeje, si një tregues gjeografik për të nisur udhëtimin e tij të gjatë. Në kilometrat e fundit, kur arrin në territorin e dëshiruar, e njeh menjëherë sapo e sheh zonën dhe mundohet të kthehet në shtëpinë e tij”, – shpjegon një tjetër ekolog. “Acidi formik i shkarkon feromonet e tij në ajër. Këto substanca sillen nga era në një distancë qindra metra, por edhe më shumë. Kur një mashkull i nuhat, fillon të sillet rreth e rrotull zonës derisa i nuhat sërish këto sinjale kimike dhe në këtë mënyrë mund t’i afrohet femrës. Edhe maçokët apo qentë meshkuj fillojnë të sillen rreth zonës ku nuhasin në ajër molekulat e çliruara nga femrat. Substancat kimike mund të sinjalizojnë jo vetëm gatishmërinë seksuale, por edhe praninë e rreziqeve apo ushqimeve”, – thotë një studiues nga Universiteti i Harvardit.

 

Fushat magnetike

Problemi ndryshon kur flasim për pëllumbat dhe patat që arrijnë të udhëtojnë për mijëra kilometra dhe të gjejnë çerdhet e tyre me anë të magnoreceptorëve: ato perceptojnë fushën magnetike tokësore, siç bëjnë busullat dhe orientohen në bazë të diellit dhe yjeve. “Ato shfrytëzojnë edhe infratingujt me frekuencë të ulët, që prodhohen nga vorbullat e ajrit të nxehtë, të cilat dalin nga toka. Përdorin rrymat ngjitëse për të fluturuar në një distancë të largët. Gjithashtu, ato i përdorin këto rryma edhe si tip harte për të njohur territorin”, – thotë etologu. Infratingujt i ndihmojnë kafshët edhe për t’u treguar se kur ndodh një tërmet, tajfun apo përmbytje. Shpesh herë qentë, pulat, kuajt dhe kafshë të tjera i braktisin pyjet përpara se të ndodhte ndonjë katastrofë e provokuar nga njerëzit. “Tërmetet dhe erozionet paraprihen nga një bombardim i infratingujve. Për njerëzit, këto tinguj nuk dëgjohen, por për kafshët janë shumë të bezdisshme. Pastaj, pulhina është një nga “kambanat” më të mira për paralajmërimin e tërmeteve. Ajo ndjen infratingujt dhe i përdor për të komunikuar me të tjerat”. Megjithatë, kafshët mbeten rojet e pazëvendësueshme të natyrës. Gjithashtu ato mund të jenë po kaq të rëndësishme edhe në fushën e mjekësisë.

 

Eksperimenti

Kur Pamela Smart mbaron punën, kthehet në shtëpinë e prindërve të saj për të marrë Jaytee, qenin e saj 5-vjeçar, dhe çdo herë që Jaytee kupton se po vjen Pamela, fillon të ndiejë ankth. Biologu Rupert Sheldrake ka kryer një sërë verifikimesh me qenin dhe ai mendon se ka gjetur një provë të komunikimit telepatik: “Nëse një qen i përgjigjet me 5 minuta vonesë ngjarjes që po ndodh, hipoteza telepatike duhet marrë parasysh, sidomos kur kafsha është e mbyllur në ndonjë vend dhe era është ndryshe, pra nëse kushtet nuk janë të favorshme në transmetimin e tingujve dhe erërave”. Psikologu Richard Wiseman u thirr për të verifikuar eksperimentet e Rupert Sheldrake, duke ndërruar oraret e hyrjes dhe gjysmën e orendive të makinës së padrones. “Përfundimi ishte se Jaytee qëndronte gjatë gjithë kohës në dritare, pothuajse gjatë gjithë ditës dhe filloi ta rrallonte këtë proces kur Pamela po kthehej në shtëpi”. Frikë se mos nuk kthehet apo është vetëm ankth?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency