Ekskluzive Makineritë pa TVSH, lista e plotë e pajisjeve që përfitojnë

0
197

 makineriErvin Kaduku

–   Vendimi i Këshillit të Ministrave datë 13 shkurt 2013 ka hyrë në fuqi, kush janë sektorët dhe bizneset përfitues

–   Çfarë duhet të bëjë biznesi për të përfituar shmangien nga pagesa e TVSH

 

 

Gazeta “Standard” nis sot publikimin e listës së plotë të gjitha makinerive e pajisjeve, që përfitojnë nga VKM nr. 180, datë 13.3.2012 “Për përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe të procedurave të përjashtimeve e të kritereve përkatëse”. Vendimi ka hyrë në fuqi, pasi afat për këtë ishte publikimi në Fletoren Zyrtare, që është realizuar më datë 2 prill.

 

Përfituesit

Përfitues nga ky vendim janë tatimpaguesit që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë në ose mbi 50 milionë lekë; që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e përpunimit aktiv, pavarësisht nga vlera e investimit; subjekte (përfshirë fermerin) që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit dhe subjekte të taksës së biznesit të vogël, të cilët importojnë makineri prodhuese në funksion të realizimit të kontratave të investimit të tyre.

 

Përjashtimi

Importimi i makinerive dhe pajisjeve të kryera nga tatimpaguesit e përcaktuar sa më sipër është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, vetëm në rastet kur të tilla makineri dhe pajisje importohen në funksion të realizimit të kontratave të investimeve dhe importimi kryhet nga vetë tatimpaguesit, pa nënkontraktim.

 

Procedurat

Tatimpaguesit përfitues duhet të pajisen me autorizimin e përjashtimit nga TVSH-ja nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Për marrjen e këtij autorizimi, subjektet duhet të paraqesin në DPD dokumenta përkatëse. Me plotësimin e dokumentacionit, brenda 15 ditësh kalendarike, Dogana e pajis tatimpaguesin me autorizimin e përjashtimit nga TVSH-ja, në të cilin përcaktohet edhe dega doganore mbikëqyrëse. Nëse administrata doganore nuk

përgjigjet brenda afatit 15-ditor, autorizimi konsiderohet i dhënë.

 

Debitorët

Pas miratimit nga dega doganore, drejtoria rajonale tatimore vlerëson situatën kreditore të tatimpaguesit, duke e reduktuar për TVSH-në përkatëse të rimbursueshme deri në shumën e shuar

të borxhit të TVSH-së së shtyrë në doganë për makineri dhe pajisje, si dhe njofton me shkrim tatimpaguesin për situatën e tij pas sistemimit në administratën tatimore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency