Për kullotën Vrau për kullotën e deleve komshiun dënohet me 4.8 vite burg autori

0
158

Elton Qyno

sherriPërleshja masive mes dy familjeve Ismailaj dhe Bukaçi solli vdekjen e shtetasit Shpëtim Bukaçi

 

 

Një sipërfaqe toke që shërbente për kullotjen e bagëtive në zonën e fshatit Zgafnor Bathore, është bërë mollë sherri mes dy familjeve Islamaj dhe Bukaçi, ku në fund është shënuar një viktimë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin prill të vitit të kaluar, por vetëm disa ditë më parë Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për autorin e vrasjes së Shpëtim Bukaçit, i cili është shtetasi Nazmi Islamaj dhe ndaj tij gjykata ka vendosur dënimin me 4.8 vite burg. Dënim me 2 vjet burg është dhënë edhe ndaj të afërmit të viktimës të pandehurit Afrim Ceka, i cili sipas konkluzionit përfundimtar të gjykatës ka qenë përfshirë në një përplasje fizike me anëtarët e familjes Nazmi Islamaj, ku dhe ka qëlluar me armë zjarri, ku ka plagosur lehtë shtetasin Lavdërim Islamaj. Sipas vendimit të gjykatës, e gjithë ngjarja ka ndodhur në një rrafsh shumë të shkurtër kohor dhe sherri ka ndodhur mes shumë personave, anëtarë të dy familjeve. E dëmtuar në këtë përplasje ka mbetur dhe një minorene, vajza e të pandehurit Nazmi Islamaj, të cilën e kanë goditur me mjete të forta anëtarët e familjes Bukaçi, duke ia thyer këmbën.

Për kullotën e bagëtive

Nazmi Islamaj dhe Afrim Ceka janë banorë të fshatit Zgafnor, familjet e tyre prej disa javësh kanë pasur konflikte për shkak të vendit të kullotjes së bagëtive, të cilin secili prej tyre, dhe pse ligjërisht nuk e kanë me dokumente, e pretendojnë si të tyrin. Kështu ditën e ngjarjes më datë 27.4.2012, shtetasi Shaqir Bukaçi ka qenë duke i kullotur bagëtitë në afërsi të banesës së Islamajve, pikërisht në një pjesë toke e cila pretendohet prej këtyre të fundit si e saj. Dy vëllezërit Lavdrim dhe Nazmi Islamaj kanë biseduar qetësisht me Shaqirin dhe e kanë porositur se ai nuk duhej të vinte më aty dhe për shkak të moshës së thyer nuk janë konfliktuar me të, por e kanë shoqëruar deri në banesë ku kanë kontaktuar me djemtë e tij dhe në pamje të parë është dukur se mes palëve ka pasur një mirëkuptim, ndaj ata janë larguar për në banesat e tyre duke ua lënë bagëtitë për t’i kullotur shtetaseve Hikmete Islamaj si dhe nënës së tyre Selve.

Sherri masiv mes dy familjeve

Ndërkohë që kanë qenë duke u marrë me diçka tjetër në banesë, ata kanë vënë re se përsëri bagëtitë e familjes Bukaçi me të cilët sapo ishte biseduar që kishin hyrë në territorin e tyre dhe më pas kanë parë të vijnë edhe djemtë e Shaqirit, Fatosi, Shpëtimi dhe një person tjetër i panjohur për ta, por i identifikuar më pas si daja i tyre, i pandehuri Afrim Ceka. Ardhje e cila atyre nuk u është dukur si shenjë e mirë, ndaj ata të dy kanë dalë jashtë dhe i kanë pritur pranë rrugës, duke u ballafaquar ballë për ballë me ta. Ndërsa kanë pritur të shkëmbejnë ndonjë fjalë për atë çfarë kishte ndodhur, viktima Shpëtim Bukaçi ka gjuajtur me dru në kokë në pjesën e ballit Lavdrimin, të cilit i ka shpërthyer gjaku duke i mbuluar tërësisht fytyrën dhe pa lënë të reagojë ka qëlluar dhe Nazmiun, ndërkohë që i pandehuri Afrim ka gjuajtur me gurë në drejtim të tyre si dhe grave të familjes Islamaj që po kullosnin bagëtitë. Këta të fundit, konkretisht Hikmete Islamaj, Desada Islamaj dhe nëna e Nazmiut, Selve Islamaj, janë futur mes djemve dhe të afërmve të tyre që po grindeshin për t’i ndarë dhe ndërkohë shtetasi Fatos Bukaçi me bastunin që përdorte babai i tij Shaqir ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit të miturën Desada, Hikmeten si dhe Selven, që për shkak edhe të terrenit është rrëzuar në tokë dhe ka thyer këmbën. I pandehuri Nazmi i cili gjatë këtyre momenteve ka qenë nën goditjet tashmë me grushte dhe sende të tjera të forta kryesisht të viktimës Shpëtim Bukaçi, e duke vënë re se thuajse e gjithë familja e tij tashmë ishte dhunuar dhe rrahur keq, duke përfshirë dhe vajzën e tij Desada, gjatë përleshjes me viktimën ka goditur atë në gjoks me nagaçe, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në momentin kur viktima Shpëtim ka rënë në tokë, familja Islamaj dhe pse e dëmtuar tashmë më e shumtë në numër ka fituar epërsi e ndërkohë njëri prej vëllezërve Bukaçi i ka kërkuar të pandehurit Afrim Ceka të nxirrte armën dhe të qëllonte dhe ndërkohë ky i fundit i përulur mbi nipin e tij tashmë pa frymë ka nxjerrë një armë që e mbante pa leje të organeve kompetente dhe me të ka qëlluar lart, por për shkak të pozicionit predha e nxjerrë nga arma e tij ka qëlluar shtetasin Lavdrim Islamaj në pjesën e parakrahut duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Zhurma e armës si dhe fakti që tashmë pjesëtarë të dy familjeve ndodheshin të shtrirë në tokë, i ka stepur të dy palët të cilët kanë lënë tashmë konfliktin dhe janë marrë me të dëmtuarit e tyre, të cilët i kanë nisur drejtë Spitalit Ushtarak, ku çdo ndihmë e dhënë shtetasit Shpëtim Bukaçi ka qenë e kotë, pasi ai kishte vdekur.

 

Më kërkuan të punoja shpërndarës droge, për të shlyer borxhin

Itali, kapet banda shqiptare e drogës

u tradhtuan nga shpërndarësi i grupit

 

Autoritetet italiane shkatërruan një bandë kriminale shqiptaro-italiane që merrej kryesisht me mashtrime dhe trafikim narkotikësh. Sipas policisë italiane, operacioni i koduar “Viper” nisi gjashtë muaj më parë, kur një 35-vjeçar kishte denoncuar bandën për mashtrim. Ai i kishte krijuar lidhjet me bandën kriminale për të marrë një hua prej 10 mijë eurosh, pasi ndodhej në vështirësi ekonomike. 35-vjeçari shpjegoi në polici se nuk ishte në dijeni të aktivitetit të personave që i dhanë borxhin, por u shty për të kërkuar hua duke u nisur nga interesat e ulëta që ata i kërkuan në këmbim. “Që muajin e parë që mora borxhin prej 10 mijë eurosh, ata më kërkuan të shlyeja 2500 euro. Ishte e pamundur t’i paguaja, dhe si rezultat në fund borxhi im kishte shkuar në 45 mijë euro. Në këtë pikë, organizata kriminale më kërkoi të shpërndaja drogë për të shlyer shumën e parave që u detyrohesha. Më pas bëra denoncimin”, – shpjegoi ai. Në vijim të hetimeve, policia zbuloi edhe disa raste të tjera të mashtrimeve me dhënien e borxheve dhe konfirmoi faktin se kjo bandë, e drejtuar nga shqiptarët, merrej me trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Pas mbledhjes së provave të nevojshme, policia arrestoi kreun e bandës, Edmond Gjini 30 vjeç, vëllain e tij Albert Gjini 40 vjeç, Ylli Lalën 37 vjeç dhe shtetasin Emirjon Lala 35 vjeç. Në pranga ranë edhe dy shtetas italianë: Igor Turezzini 34 vjeç dhe Ivan Chessa 34 vjeç.

 

Takimi

Volfart-Burgaj, manual për diskriminimin

 

Ambasadori i OSBE-së, Ojgen Volfart, mori pjesë në ceremoninë organizuar mbi botimin e manualit mbi diversitetin dhe barazinë në policinë shqiptare. Sipas tij, ky manual shërben për pranimin e të gjitha veçantive tek njerëzit ndërsa për ta vënë plotësisht në zbatim, manuali duhet të ecë krah për krah një politike me tolerancë zero ndaj çdo lloj diskriminimi. Nga ana e tij, drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj tha se krahas respektimit të diversitetit, në radhët e policisë ka dhe një angazhim të madh të femrave si një respektim kundrejt barazisë gjinore. I hartuar në bashkëpunim me OSBE-në, botimi i tij u cilësua nga të pranishmit si një kontribut i rëndësishëm dhe një gur themeli në përpjekjet e përgjithshme për ndërtimin e respektit për diversitetin nga ana e oficerëve të Policisë së Shtetit.

 

Gjirokastër

Tritol makinës së pronarit të diskos

Një sasi eksplozivi i është vendosur mbrëmë një automjeti në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit në vendin e quajtur Ura e Lumit, ku automjeti me targa CK 569 CM i cili drejtohej nga Rudi Haxhia, pronar i një diskoje, ka shpërthyer në momentin kur ishte në lëvizje. Mësohet se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit dhe përveç dëmeve materiale fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Lidhur me këtë krim, në pyetje janë marrë disa persona që dyshohet se kanë pasur konflikte me shtetasin Rudi Haxhiu. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk ka arritur të bëjë identifikimin e personave të këtij krimi, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje Rudi Hoxha, ka pohuar se nuk ka pasur konflikte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency