Përfundon sot plotësimi i formularit A1, kategoritë që plotësojnë A1Z-në

0
134

formu;lariFormulari A1Z do të plotësohet pas 15 prillit

A1Z-në e plotësojnë vetëm ata që kanë provime të mbartur

31 marsi është afati i fundit për të plotësuar formularin A1. Maturantët do të kenë kohë deri sot në mbrëmje për të dërguar formularin dhe për të pasur mundësinë të vazhdojnë universitetin. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se ka ngelur një numër shumë i vogël i kandidatëve që nuk kanë plotësuar ende formularin dhe ky grup nuk do të konkurrojë për në shkollën e lartë. Mes maturantëve që ende s’kanë plotësuar A1-shin janë ata të cilët do të vazhdojnë studimet jashtë shtetit ose nuk dëshirojnë të vazhdojnë universitetin. Janë më shumë se 35 mijë maturantë që do të konkurrojnë për në universitetet publike. Këtë vit, sipas burimeve, bëhet e ditur se do të ketë një rritje të kuotave të pranimeve. Rritja e kuotave do t’u japë mundësi më shumë maturantëve për të studiuar në një nga degët publike. Pas mbylljes së aplikimeve, që kanë qenë tërësisht online, AKP do të nisë punën për plotësimin e formularit A1Z.

Formulari A1Z

Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, shumë kandidatë të viteve të kaluara, të cilët kanë marrë nota të ulëta në provimet me zgjedhje të një viti më parë, kanë kërkuar të zgjedhin lëndë të reja. AKP bën me dije se ata kandidatë që i kanë marrë nota kaluese provimet me zgjedhje në vitet e mëparshme nuk do të mund të plotësojnë formularin A1Z. Kjo, pasi ata kandidatë janë testuar njëherë dhe nuk kanë pse të japin përsëri provimet me zgjedhjeve. Sipas burimeve, ky grup kandidatësh mund të konkurrojë për në shkollën e lartë (nëse nuk është i regjistruar në asnjë prej degëve në publik dhe në privat) nëpërmjet formularit A2. Më A2-shin të gjithë kandidatët do të zgjedhin vetëm degët me të cilat do të konkurrojnë për në shkollën e lartë, por notat do të vazhdojnë të mbeten ato të cilat janë marrë më parë. Për kandidatët që kanë provime të mbartura do të japin përsëri ato provime, por nuk mund të zgjedhin lëndë të tjera. Dokumentet që duhet të dorëzojnë këta kandidatë janë diploma e shkollës së mesme (pavarësisht nga viti që është marrë) dhe një kartë identiteti.

 

Plotësojnë A1Z:

1. Kandidatët që gjatë Maturës Shtetërore 2012 kanë zgjedhur 3 provime, këtë vit do të zgjedhin vetëm 2

2. Kandidatët që nuk janë kalues në provimet me zgjedhje ose nuk i kanë dhënë ato do ti japin nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z

3. Kandidatët që janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje do ta japin provimin e mbartur si dhe vetëm një provim tjetër

-Kur kanë mbetur në një provim mund të zgjedhin një lëndë tjetër

-Kur kanë mbetur në dy provime, përsëri do të zgjedhin vetëm një lëndë tjetër me zgjedhje

Kur kanë mbetur në të tri provimet me zgjedhje do të mund të zgjedhin të dyja lëndët me zgjedhje sipas preferencës së tyre

-Kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2006 do t’u njihen vetëm dy provimet e detyruara dhe do të japin provimet me zgjedhje

 

 

Katolikët festojnë Pashkët, Presidenti uron besimtarët

 

Besimtarët katolikë në fundin e javës së madhe po përgatiten për të Dielën e Pashkëve. Nëpër kisha përgatitet altari kurse qytetarët bekojnë ushqimin. Besimtarët në lutje dhe meditim presin festën e Ringjalljes së Krishtit Kurse murgeshat po bëjnë gati altarin për meshën e vigjiljes së pashkëve. Bekimi i ushqimit është një ritual shumë i rëndësishëm që bëhet në vigjilje të Pashkëve. Dom Zef Barbati prifti Arbëresh ka zgjedhur Shqipërinë atdheun e etërve të tij që të shugurohet meshtar. Ushqimet kryesore janë buka, djathi dhe vezët, simbolizojnë ringjalljen dhe jetë. Kisha Katedrale e Shkodrës por edhe të gjitha Kishat tjera të Shkodrës kanë kryer përgatitjet e nevojshme për festën e Pashkëve, festën e Ringjalljes së Krishtit. Festa e Pashkëve është simbolika e ringjalljes e jetës, dhe e dashurisë

Urimi i Nishanit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar ditën e djeshme të gjithë besimtarët katolikë për festën e pashkëve. “Është kënaqësi e madhe për mua t’ju uroj juve Pashkët. Është kënaqësi t’i urosh Pashkët një besimtari të vetëm, e jo më një komuniteti të tërë që jeni Ju kristianët katolikë shqiptarë kudo ku ndodheni. Bëhet e shumëfishtë kjo kënaqësi po të kujtosh se këtë urim ia dedikoj një pjese të mozaikut të mrekullueshëm multireligjioz shqiptar; atij mozaiku që prej shekujsh ka funksionuar aq mrekullisht duke mundësuar marrëdhënie ndërfetare paqësore mes besimeve tona. Pashkët bartin një numër simbolikash nga më domethënëset, më të bukurat dhe më të vlefshmet. Pashkët me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin aq të vyer të rrugës sa të mundimshme dhe të bukur drejt Virtytit. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë. Pashkët na rievokojnë rëndësinë e të rënit dëshmor të njeriut për njeriun. Pashkët na rikujtojnë rëndësinë e Pasionit krishtëror dhe njerëzor dedikuar lartësimit të Njeriut. Pashkët, duke na bërë të ndiejmë pafundësinë, janë prova që Zoti na jep për të na kujtuar se jeta është thelbësisht shpirtërore. Por, mbi të gjitha, Pashkët na kujtojnë Ringjalljen, këtë mrekulli njerëzore dhe qiellore, për të cilën kemi aq nevojë. Në këtë mënyrë, dhe për këto arsye, Pashkët ju sjellin juve dhe të gjithëve Kumtin divin se sakrificat për një jetë të denjë janë një domosdoshmëri që duhet përballuar, pavarësisht nga rrethanat sado të vështira, pavarësisht nga vuajtjet sado të mëdha. Lejomëni të dashur besimtarë kristianë katolikë t’ju kujtoj; Se ne jetojmë dhe vdesim, Krishti vdiq dhe jetoi, Krishti u ngjall, edhe ne do të ringjallemi. Si dhe t’ju kujtoj gjithashtu, se po të mendojmë nga pak çdo ditë për Sakrificën e Krishtit, bëhemi më të mirë, më të urtë, më të butë, më të dashur, më të njerëzishëm, për vete, për tjetrin, dhe për të gjithë. Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe, miqësi, kthjelltësi”, – ishte mesazhi i Nishanit për besimtarët katolikë.

 

 

Pas mesnatës ndryshon ora

Pas mesnatës do të fillojë llogaritja verore e kohës. Akrepat do të ecin përpara me 60 minuta.
Kjo ndodh çdo vit në fund të muajit mars dhe jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë vendet që lëvizin me orën e meridianit të Grinuiçit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Ndërsa për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.
Ndryshimi i orës i dha fund periudhës së orës diellore që shoqëron muajt dimërore, me qëllim për të fituar një orë dritë më shumë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency