Diplomati turk: Bizneset tona, 1 miliard USD investime në Shqipëri

0
160

Ervin Kaduku

turk Në Shqipëri, janë 100 kompani turke, ndërsa u është ofruar ndihmë edhe kompanive shqiptare të shtrijnë bizneset e tyre në Turqi

 

Atasheu tregtar i Ambasadës Turke në Tiranë, Muharrem Xhan, ka deklaruar dje se po punohet për formimin e një klime sa më të mirë tregtare midis dy vendeve në mënyrë që marrëdhëniet ekonomike të shkojnë në potencialet e duhura. Në Shqipëri, sipas tij, janë 100 kompani turke, ndërsa u është ofruar ndihmë edhe kompanive shqiptare të shtrijnë bizneset e tyre në Turqi. Intervista është dhënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

 

Cili është roli juaj ne bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Turqi?

 

Si pjesë e Ambasadës Turke, Zyra e Tregtisë së Jashtme ka si detyrë të ndihmojë kompanitë turke, të cilat janë të interesuara për import, eksport e investime të drejtpërdrejta. Gjithashtu ju vijmë në ndihmë edhe kompanive të cilat kanë dëshire të marrin informacion rreth fushës se ndërtimit. Nga ana tjetër, ju ofrojmë ndihmë kompanive shqiptare të cilat dëshirojnë të krijojnë tregti me Turqinë.

 

Cilat janë fushat ku biznesi turk e sheh më me interes investimin në Shqipëri?

 

Turqia është një vend që ka investuar në shumë vende të botës por, fakti që kemi një kulturë të përbashkët, marrëdhënie ekonomike në zhvillim si dhe fuqia punëtore që ofron Shqipëria, përbën një avantazh që firmat turke dëshirojnë te investojnë në Shqipëri. Duke qenë se ekonomia e Shqipërisë është e fokusuar më shumë në sektorë si energjia, miniera dhe industria e lehtë, edhe firmat turke janë më te pranishme në këto sektorë, duke theksuar se së fundmi kanë shprehur interesin e tyre për investim në fusha si turizmi. Megjithatë kërkojmë që gjithashtu, kompanitë te përfitojnë nga avantazhet që përbëjnë fushat si tekstili dhe bujqësia.

 

A keni statistika se sa kompani turke janë në Shqipëri dhe sa është investimi i tyre këtu?

 

Në Shqipëri ushtrojnë aktivitet rreth 100 kompani turke, shumica prej tyre ndërmarrje të vogla dhe të mesme, në fusha si ndërtimi, hekur-çeliku, miniera, telekomunikacioni, arsimi, shëndetësia, energji, sektori bankar, prodhim etj. Investimet totale kanë arritur afërsisht rreth 1 miliard dollarë.

 

Cilat janë problematikat që biznesi turk ka hasur me shpesh për të investuar në Shqipëri ose dhe pasi ka investuar?

 

Sipas legjislacionit të vendit, investitorëve të huaj i ofrohen mundësi te kënaqshme për investim. Por duhet të theksojmë faktin se këto janë deri diku nxitës të investimeve.

Disa nga problemet që hasin firmat investuese në Shqipëri janë problemet me tapitë e tokave, mos funksionimi i zonave industriale. Edhe pse procedurat për regjistrimin e firmave janë të shpejta, burokracia shfaqet në sistemin e penalizimeve dhe taksave. Sidomos për sa u përket çmimeve të referencës në dogana, nuk janë mjaftueshëm transparente. Problemet e firmave që hasen gjatë rrugës, nuk arrihen të zgjidhen në kohën dhe shpejtësinë e duhur.
Probleme dalin hera-herës ne sistemin gjyqësor. Sidomos në lidhje me aplikimin e çmimit të referencës, ankesat e kompanive të cilat importojnë nga Turqia është sepse; për disa produkte paguajnë “çmim reference” të cilat arrijnë në 100%. Në të njëjtën kohë, për konsumatorët shqiptare, kjo përben një pengesë për konsumimin me një çmim më të ulët të produkteve me kualitet. Por duke marrë parasysh të kaluarën, presim që këto probleme të zgjidhen gradualisht në të ardhmen.

 

Çfarë keni bërë për të promovuar edhe resurset turke për biznesin shqiptar?

 

Për promovimin e resurseve turke, Zyra jone dërgon në rreth 10 panaire që zhvillohen në Turqi, delegacione të përbëra nga kompanitë shqiptare. Gjithashtu për promovimin e turizmit ndonjëherë shfaqen reklama në televizione ose edhe reklama billboard. Së fundmi, janë intensifikuar edhe punimet në fushën e turizmit shëndetësor. Në këtë mënyrë, shtetasit shqiptar kanë mundësi të marrin një shërbim me kualitet më të lartë dhe me të besueshëm.
Nga ana tjetër, edhe impakti që krijojnë telenovelat turke në lidhje me imazhin dhe Turizmin e Turqisë përbëjnë një fakt të rëndësishëm për promovim.

 

 

Ushqimet e shpejta në Britani bëhen me mish qeni

 

Ushqimet e shpejta në Britani nuk janë të sigurta, ato dyshohet se janë të përgatitura me mish qeni. Ky lajm është bërë publik në një program të televizionit anglez BBC, që teston çdo lloj ushqimi. Skandali i mishit të kalit i shitur si mish lope mund të ketë një vazhdim, këtë herë akoma më të pakëndshëm. Autorët e “The Horsemeat Banquet” (Banketi i mishit të kalit) kanë analizuar një sërë ushqimesh të shpejta, duke gjetur përbërës të shumëllojshëm, ndër të cilat dhe mishi “i paidentifikuar”. Në program cilësohet që nuk është mish njeriu fatmirësisht, por mund të jetë mish qeni. Një tjetër zbulim i tmerrshëm i bërë nga ky program është se disa hamburger me mish lope, në të vërtetë, nga gjedhi përmbanin vetëm gjakun, ndërsa një porcion mishi lope kishte brenda saj gjak pule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency