Bundesliga, Bajerni “zhbën” Hamburgun

0
186

Përgatiti Altin Vorpsi

bajreniPër bavarezët ka qenë një ditë e paharrueshme ajo e djeshmja. Jup Hejnkesi edhe pse ka bërë shumë ndërrime përsëri arriti që të “zhbëjë” Hamburgun duke mposhtur me rrezultatin e thellë, 9-2. 

 

Nëse Bajerni donte që ti jepte një sinjal Juves atëherë ia ka dalë. Skuadra e Jup Hejnkesit mundi 9-2 ekipin e Hamburgut që aktualisht mban vendin e nëntë në Bundesligë. Por në fund bavarezët nuk gëzojnë shumë pasi triumfi i Dortumndit në Shtugart  ka shtyrë me një javë  festën e titullit numër 23.

 

Hejnkes bën “turnover”

Edhe pse është e qartë që Hamburgu nuk është Juventusi ky Bajerni të fut frikën pasi fiton edhe pse i mungojnë lojtarët e vet më të mirë. Pa Riberinë, Manzhukiçin, Mylerin, Alabën dhe Gomezin në fushë bavarezët arrintën triumfin falë Shaqirit, Robenit dhe Pizarros.

 

Precedenti

Hamburgu dihej që ishte “viktima” e preferuar e Bajernit. Në dy vitet e fundit skuadra veriore kishte humbur në Mynih me rezultate të thella. Dy vite më parë u mundën 6-0 ndërsa vjet u mundën 5-0.

Ndërkohë që sivjet askush nuk priste një rezultat të tillë.

 

Gëzim dhe spektakël

Që në minuta e para diktati i Bajernit ka qenë i pamëshirshëm, duke gjetur avantazhin në minutën e 5-të me Shaqirin, për të vazhduar me radhë me golat e Shvajnshtajger e Roben, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 5-0 falë edhe dygolëshit të Pizarro. Sulmuesi kilian ka treguar edhe në pjesën e dytë se vazhdon të jetë në një formë të mirë duke gjetur rrjetën edhe dy herë të tjera. Për Bajernin shënoi përsëri Roben, por pati minuta lavdie edhe për Riberi, i aktivizuar për pjesën e dytë, që çoi në 9 golat e ekipit bavarez.

 

Kornet pika e dobët?

Në minutat e fundit ngjallet disi edhe Hamburgu që shënon dy herë me Bruma e Vesterman, por që gjithsesi nuk mund të quhen gola ngushëllimi përballë goleadës së pësuar në “Allianz Arena”. Që të dy qendërmbrojtësit shënuan nga dy goditje këndi.

 

Rezultatet, Bundesliga

Java 27

Shalke-Hofenhaim                        3-0

72’ Hoger, 79’ Rafael, 83’ Puki

Shtutgart-Borusia Dortmund         1-2

63’ Maksim / 29’ Piszczek, 82’ Levandovski

Fraiburg-B. Mynshengladbah        2-0

69’, 90’ Kruse

Mainz-Verder Bremen                    1-1

1’ Szalai / 69’ Hunt

Augsburg-Hanover                         0-2

61’, 90’ Raush

Fortuna Dyseldorf-B. Leverkusen  1-4

41’ (ag) Shvab / 22’, 88’ (p) Kisling, 62’, 84’ Shurle

Bajern Mynih-Hamburg                   9-2

5’ Shaqiri, 19’ Shvajnshtajger, 31’, 45’, 54’, 68’ Pizarro, 34’, 53’ Roben, 76’ Riberi / 75’ Bruma, 87” Vesterman

 

Sot

Volfsburg – Nyrenberg

Grojter Fyrth – Eintrakt Frankfurt

 

Renditja                               Pikë

Bajern Mynih                     72

Borusia Dortmund           52

Bajer Leverkusen             48

Shalke                                   42

Mainz                                    39

Eintraht Frankfurt            39

Fraiburg                               39

Borusia M’gladbah          38

Hamburg                             38

Hanover                               37

Nyrenberg                          34

Shtutgart                             32

Verder Bremen                                31

Volfsburg                            31

Fortuna Dyseldorf           29

Augsburg                             24

Hofenhajm                         20

Grojter Fyrth                     15

 

 

 

 

 

 

 

Katalanasi

Ferguson kërkon Alkantarën

Mançester Junajtid i është rikthyer interesit për Tiago Alkantarën, pasi i ati i talentit të Barcelonës pohoi se 21-vjeçari mund të largohet nga “Kamp Nou”. “Djajtë” ofruan 18 milionë euro për mesfushorin 18 muaj më parë, por Tiago kërkonte të luftonte për një vend titullari dhe refuzoi të largohej. “Djali im do të kishte më shumë hapësira në çdo skuadër tjetër të botës. Ai po mëson shumë nga yjet e Barçës, por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë. Ai dëshiron të shkojë në Botërorin e Brazilit, por për këtë i duhet të luajë më shumë. Edhe vëllai tjetër Rafinja pritet t’i bashkohet skuadrës së parë sezonin e ardhshëm”, – deklaroi i ati i Alkantarës, Mazinjo. Tiago debutoi në skuadrën e parë ndaj Majorkës në vitin 2009. Ai rinovoi 2.5 vjet më parë me një klauzolë 30 milionë paund.

 

La Liga

Mesi vendos rekordin e radhës

Lionel Mesi ka marrë rekordin e radhës, duke regjistruar ndeshjen e 19-të radhazi ku ka shënuar gol në kampionat, duke plotësuar një fazë të plotë me gola ndaj çdo kundërshtari të mundshëm. Por goli i 43-të në kampionat i argjentinasit nuk i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, pasi Barcelona është ndalur në barazim 2-2 përballë Thelta Vigos. Në një ndeshje ku Roura dukej qartë se po mendonte më shumë për takimin e Ligës së Kampioneve, duke lënë jashtë shumë titullarë për t’i bërë vend të rinjve, Barcelona nuk ka shfaqur mprehtësinë e zakonshme në lojën sulmuese. Për më tepër, katalanasit janë gjetur në disavantazh falë golit të Insa, por kanë arritur të mbyllin në barazim pjesën e parë me një gol të Tejo, i aftë të dërgonte topin në rrjetë pas një pasimi perfekt të Mesit që e nxori para porte. Në minutën e 73-të situata përsëritet, por këtë radhë është Tejo që pason topin për argjentinasin, i cili dërgon sferën në rrjetë për të mbyllur rrethin magjik me golin e 43-të në kampionat. Por Barcelona humb përqendrimin në minutat e fundit, duke e vlerësuar ndeshjen të mbyllur, ndërsa nga kjo situatë përfiton Selta Vigo, që në minutën e 88-të barazon rezultatin me Oubina, duke vulosur fundin ndeshjes në shifrat 2-2.

Edhe pse katalanasit vazhdojnë të kenë një avantazh të ndjeshëm ndaj vendasve kur mbeten edhe 9 ndeshje deri në fundin  kampionatit, takimi kundër Thelta Vigos ka kthyer përsëri fantazmat e javëve të kaluar ku kryesuesit kishin vështirësi të shfaqnin lojën e tyre. Ky sinjal është mjaft shqetësues për të sapokthyerin Vilanova, duke parë se në 2-3 javët e ardhshme luhet fati i të gjithë sezonit.

 

Premier Liga

“Djajtë” festojnë Pashkët me fitore

“Djajtë”e Fergusonit festojnë të shtunën e pashkëve duke mundur “macet e zeza” . Vulos gjithçka një autogol i Brembëllit në minutën e 27-të, ndërsa për Sandërlendin ky ishte autogoli i 6-të në ndeshjet me Junajtid (asnjë skuadër nuk ka shënuar sa ajo e O’Neill në portën e saj përballë një skuadre të vetme). Rezervat e “djajve” mjaftojnë për ta fundosur Sandërlendin në rënie të lirë (nuk fitojnë prej 8 ndeshjesh, ndërsa Junajtid nuk e ndjen shijen e humbjes prej 18 ndeshjesh). Vendos një nga pak titullarët që Ferguson ka hedhur në fushë prej minutës së parë, Robin Van Persi. Holandezi, pasi shmang Bardslejn, lëshon një të majtë që, e devijuar nga ky i fundit dhe më pas nga Brembëll, përfundon në rrjetën e Mignolet. Reagimi i vendësve pa bomberin Fletçer (ka humbur sezonin pas dëmtimit) është inekzistent deri në vërshëllimën e 45 minutave të para, ndërsa miqtë kishin shanse për ta mbyllur një herë e përgjithmonë ndeshjen. Rezultati nuk do ndryshojë deri në fund dhe Ferguson i kënaqet një fitoreje të vështirë, por të siguruar me minimumin e sforcove. Nesër i pret Çelsi në “Stamford Bridge”,  aty ku do të vendoset gjysmëfinalistja e “FA Cup”. Me 18 pikë më pak që shkuan për disa minuta diferenca me Junajtid nuk e penguan Sitin ta shkatërronte Njukasëllin 4-0. Skuadra e Mançinit i kalon me sukses provat gjenerale në prag të derbit të Mançesterit (8 prill). Nëse Junajtid duhet të fitonte me rezervat, kampionët nuk kanë arsye për të mos hedhur formacionin më të mirë në fushë, edhe pse Aguero, ende jo në formën e tij më të mirë, duhet të kënaqet vetëm me 20 minutat e fundit. Siti shpërdoron raste pafund, ndër më flagrantit ai i Xhekos, i cili godet portierin nga vetëm dy hapa larg dhe rasti i Berrit, që godet jashtë me portën e boshatisur. Por me zhbllokimin e rezultatit gjithçka bëhet një dishezë për “qytetarët”. Për të sigluar pokerin mendon Tevez dhe Silva në pjesën e parë, si dhe Kompani (kapiteni rikthehet me gol pas 8 javësh dëmtim) dhe devijimi i pafat i Perçit pas goditjes së J.Turesë në pjesën e dytë. Për “qymyrxhinjtë” vetëm një shtyllë e Sisesë, ndërsa pokeri që pësuan në “Etihad” vendos dhe humbjen e tyre më të thellë ndaj Sitit në historinë e Premier Ligës. Milionerët nuk kishin shënuar kurrë më parë 4 gola në portën e Njukasëllit (3-0 në vitin 2006). Diferenca me Junajtid rikthehet në +15, por kapitulli i titullit vështirë se do të ndërrojë faqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency