Investimet Institucionet financiare ndërkombëtare, financuesit më të mëdhenj të Shqipërisë

0
176

Ervin Kaduku

 

investimetKush janë financuesit më të mëdhenj të huaj të qeverisë shqiptare? Kësaj pyetjeje i përgjigjen statistikat e ministrisë së Financave, me shifrat e Drejtorisë së saj të Përgjithshme të Menaxhimit të Borxhit. Sipas këtyre statistikave të saj, rezulton se financuesi më i madh i programeve qeveritare në vendin tonë është Banka Botërore, me më shumë se 810 milionë euro të financuara në vend, ndërkohë që ajo pasohet nga financime të BEI-t (Banka Evropiane e Investimeve) dhe BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim), të dyja këto, institucione të rëndësishme financiare të Bashkimit Evropian.

Tashmë Shqipëria kualifikohet si një vend me të ardhura mesatare, çka ka sjellë si pasojë edhe uljen e nivelit tё koncesionalitetit të kredive të huaja. Si rezultat, kanë ndryshuar kushtet e marrëveshjeve të kredive dhe të tregut të huamarrjes së jashtme në përgjithësi. Borxhi i jashtëm ka pësuar rritje jo vetëm si rezultat i shtesës së kredisë sindikale, por edhe si rezultat i ecurisë së disbursimeve për projektet me financim të huaj.

Mbajtësit e borxhit te jashtëm janë ato institucione financiare ndërkombëtare q pёrfitojnё borxh tё jashtëm përmes marrëveshjeve dypalëshe ose shumёpalёshe. Stoku i borxhit të jashtëm i ndarë sipas koncesionalitetit ka pësuar ndryshime nё drejtim tё rritjes sё kredive tё nënshkruara me terma jokoncesionale pёr financimin e projekteve me rёndёsi strategjike.

 

 

Mbajtësit e borxhit të jashtëm 2012 (milionë euro)  
       
Institucionet 2012 Pjesa  
Banka Botërore     810.64 23.57%  
Banka Evropiane e Investimeve     278.72 8.10%  
Qeveria Gjermane     203.96 5.93%  
Qeveria Italiane     268.41 7.80%  
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim     241.10 7.01%  
Banka Evropiane Qendrore     110.74 3.22%  
Banka Islamike për Zhvillim     186.28 5.42%  
OPEC      81.23 2.36%  
Kreditore Private     422.60 12.29%  
Blerësit e Eurobond-it     298.49 8.68%  
Të tjerët     537.08 15.62%  
Totali   3,439.25 100.00%  
Burimi: Ministria e Financave      

 

 

Albpetroli

Pas dështimeve, Gazpromi mund të blejë kompaninë e naftës

 Ervin Kaduku

 

Procesi i shitjes së Albpetrolit, që u bllokua vetëm për shkak të pjesëmarrjes të një biznesmeni shqiptar, duke i hequr nga dora buxhetit të shtetit fonde shumë të nevojshme për ecurinë e projekteve qeveritare, nuk e ka humbur interesin për kompani të tjera të mëdha botërore. Kompania ruse Gazprom, e cila mori pjesë në tenderin për blerjen e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol, me një ofertë më vlerë të ulët, duket se nuk e ka humbur interesin e saj për Shqipërinë. Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi diplomatik i shtetit rus në Tiranë. Ambasadori rus në Shqipëri, Leonid Grigorieviç Abramov, ka deklaruar gjatë një konference shtypi se kompania Gazprom është e interesuar për bashkëpunim me Shqipërinë.
“Do t’ju siguroj se Gazprom është e interesuar që bashkëpunimi me Shqipërinë të jetë i leverdishëm në mënyrë të ndërsjellë. Ne shpresojmë që nëse qeveria e juaj që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të sivjetshme do të mbajë qëndrim konstruktiv ne do jemi të gatshëm të shikojmë mundësinë e pjesëmarrjes në tenderin e Albpetrolit”, – theksoi ambasadori rus.
Investitorët rus janë të interesuar edhe për burimet natyrore të Shqipërisë, ndërsa në turizëm do të mund të thithen investimet nga ky shtet vetëm nëse shtohet edhe numri i turistëve, tha ai. Ambasadori tha se tri kompani ruse po shohin edhe mundësinë e linjës së dikurshme ajrore Tiranë-Moskë, por më parë duhet investuar për të përforcuar numrin e turistëve rusë. “Interesimi potencial ekziston. Kemi pasur përfaqësues të këtyre kompanive që u njohën me bregdetin shqiptar, por investimet konkrete ende nuk ka. Vetëm kur turistët rus të vijnë dhe të mësohen me kushtet e Shqipërisë për të krijuar një fluks sa më të gjerë dhe vetëm kur të krijohet ky fluks do flitet për investime. Sa i takon burimeve natyrore Shqipëria ia kalon shumë vendeve të tjera. Ne po bëjmë përpjekje dhe deri tani janë tre kompani turistike ruse në tratativa”, – tha ambasadori.
“Mund të them se për një gjë të tillë po mendohet dhe ka tre kompani ruse të interesuar për të përforcuar numrin e turistëve rus ngjatë 2013, po asnjë nuk e merr përsipër të organizojë fluturime me avion bosh. Pengesa politike këtu nuk kemi”, – shtoi ai.

 

 

Biznesi dhe bankat diskutojnë mundësitë e kreditimit

 

Biznesi dhe Bankat tregtare që operojnë në vendin tonë po diskutojnë mbi mundësitë që ka biznesi dhe shërbimet e reja që ofrojnë bankat për rritjen e kreditimit. Sektori i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi për zhvillimin e ekonomisë së vendit, por edhe për mundësinë në rritje të kreditimit nga ana e bankave tregtare. Për të gjitha këto ndërmarrje, që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre, apo të përmirësojnë teknologjinë, bankat tregtare mundësojnë nivele të ndryshme të kreditimit.
Ekspertë të bankave në këtë takim, veçuan në këtë takim faktin se sot, në kushtet e rënies së kërkesës konsumatore dhe iniciativave për investime, parashtrimi i lehtësive kredituese përbën një sinjal pozitiv për ekonominë e vendit.
Gjatë një takimi mes sipërmarrjes dhe bankave, mundësuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, theksi u vu në rëndësinë e këtij sektori në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së vendit. Aktualisht SME-të, zënë rreth 90% të ndërmarrjeve që zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik në vendin tonë.
Në takimin e organizuar nga AIDA, disa nga bankat tregtare në vend paraqitën produktet dhe ofertat e tyre për kreditimin e SME. Takime të tilla pritet që në muajt në vazhdim të zhvillohen edhe në rrethet kryesore të vendit.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency