Elhaida Dani mahit jurinë e “The Voice of Italy”

0
200

 

elhaidaMbresëlënëse, rrezatuese është paraqitur këngëtarja Elhaida Dani, në kompeticionin e “The Voice of Italy”. Këngëtarja shqiptare është paraqitur në këtë kompeticion me synim rritjen profesionale të saj në tregun muzikor, për tu bërë akoma dhe më e njohur. Ka zgjedhur pikërisht Italinë për të shprehur talentin e vetë mahnitës, duke nderuar në këtë mënyrë vendin e saj të lindjes. Elhaida Dani, ka marrë pjesë në “Top fest 9” me këngën “S’je më”, ku u vlerësua dhe me çmimin final. Performanca e saj në “The Voice of Italy” ka surprizuar jo vetëm anëtarët e jurisë, publikun atje por edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin. 19-vjeçarja arriti të fitonte të gjitha votat e jurisë, duke u vlerësuar nga ta si talent i lindur. Kënga e përgatitur nga Elhaida ishte “Mama knows best”, një këngë që kërkon një përgatitje mjaft të mirë pasi ka vështirësi si material. Jo vetëm zëri por dhe mënyra sesi ajo  bashkëvepronte me skenën i ngjalli befasi jurisë, që nuk kishte si të vlerësonte një talent të tillë, fjalët ishin të pakta për ta. Pelu e quajti atë një uragan të vërtetë, e madhja Carra “forcë të natyrës”, Cocciante thjesht “fantastike”, Noemi “ e madhe”. Një talenti të tillë askush nuk do të donte ta humbiste. Elhaida pas mahnitjes që u shkaktoi të gjithëve në atë sallë, nga të katërt anëtarët e jurisë zgjodhi Coccianten, i cili u lumturua tej mase që në skuadrën e vetë kishte një talent të tillë, një bombë siç e quajti dhe Raffaella. Bravo, bravo, bravo Elhaida Dani, suksese!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency