Rastet emergjente, kur përfitojnë strehim nga bashkia

0
152

Blerta Mrishaj

 

strehimNë programin 10-vjeçar të Bashkisë së Tiranës për strehimin parashikohen 7 kushte kur familjet përbëjnë raste emergjente për përfitimin e strehimit

 

Familjet si raste emergjente:

 

Familjet të cilat kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë

Familjet e strehuara më parë në objekte shtetërore që kthehen në funksionin e tyre të mëparshëm dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë

Familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara që rezultojnë si të pastrehë dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë

Familjet që rrezikojnë të mbeten të pastreha si rezultat i kushteve të vështira higjieno-sanitare, si dhe kushteve të papërshtatshme të banesës dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë

Familjet që kanë mbetur të pastreha si pasojë e vendimeve gjyqësore, si dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë

 

Në listën e gjatë të aplikuesve që kërkojnë strehim nga Bashkia e Tiranës, kjo e fundit ka vënë në prioritare disa familje të cilat përbëjnë rast emergjentë për strehim. Kështu, janë ndër të parët përfitues familjet të cilat kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë, familjet e strehuara më parë në objekte shtetërore që kthehen në funksionin e tyre të mëparshëm dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë, familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara që rezultojnë si të pastrehë dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë, familjet që rrezikojnë të mbeten të pastreha si rezultat i kushteve të vështira higjieno-sanitare, si dhe kushteve të papërshtatshme të banesës dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë si dhe familjet që kanë mbetur të pastreha si pasojë e vendimeve gjyqësore, si dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

Aplikimi

Këto familje mund të aplikojnë nëpërmjet një formulari që tërhiqet në Njësinë Bashkiake, ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular plotësohet me vërtetësi dhe më pas noterizohet. Më pas, Njësia Bashkiake përkatëse përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Menaxhimi të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku edhe regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike të drejtorisë. Nëpërmjet këtij sistemi, Bashkia e Tiranës ka mundësuar lehtësimin për administrimin e kërkesave për strehim social dhe ofrimin e një shërbimi cilësor, sasior dhe të përpunuar qytetarëve të Tiranës, me anën e të cilit mund të menaxhojë në mënyrë të informatizuar programet e strehimit social gjatë gjithë procesit të tyre administrativ. Në veçanti, programi bën të mundur arkivimin e të dhënave duke filluar nga kërkesat e paraqitura gjatë vitit 2005 e në vazhdim, leximin individual dhe të përbashkët të të dhënave, menaxhimin e dokumenteve plotësuese, aplikimin e sistemit të pikëzimit, formimin e listave të përfituesve. Bashkia e Tiranës është në fazën e grumbullimit, administrimit dhe regjistrimit të këtyre formularëve të strehimit me qëllim rikategorizimin e të pastrehëve në qytetin e Tiranës. Bazuar në kuadrin ligjor të mësipërm, me Vendim të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Tiranë është ngritur një Komision Strehimi si organ këshillimor për të gjitha problemet dhe veçantitë që paraqet kjo fushë.

 

Dokumentet:

Dokumentacioni i nevojshëm për të përfituar nga trajtimi me këtë bonus qiraje:

Certifikatë e përbërjes familjare të vitit 1992

Certifikatë aktuale të përbërjes familjare

Certifikatë lindjeje personale të aplikuesit

Vërtetim banimi nga Njësia Bashkiake ku kërkon strehim, ose lejen e banimit për fëmijët që kanë lëvizur nga zonat e tjera të vendit

Vërtetim të ardhurash (neto të familjes)

Vërtetim page për aplikuesin si dhe për të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët janë në marrëdhënie pune

Dokumentacion nga Organet Tatimore dhe Sigurimeve Shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njeri nga anëtarët është i vetëpunësuar

Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nga Njësia Bashkiake, nëse përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike

Vërtetim nga Zyra e Punës, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë

Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore, për personat e dalë në pension

Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqen e pronës, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e lejuara të strehimit

Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vendit të origjinës, se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila nuk mund të përdoret për strehim për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi

Dokument zyrtar të celebrimit dhe certifikatën personale, për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja

Vendimin gjykate për fëmijët në ngarkim për çiftet e divorcuara

Vërtetim të statusit të jetimit, në ato raste kur e gëzojnë këtë status

Vendim nga Komisioni Mjekësor për personat me aftësi të kufizuara, të cilët trajtohen sipas pikës d, neni 5 i ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004

Vërtetim nga Kadastra e Rrethit nëse ka përfituar ose jo nga ligji nr. 7501, “Për tokën”, për të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes

Vërtetim nga Zyra e Tatim Taksave nëse është, ose jo subjekt i taksës së vlerës së shtuar, për të gjithë anëtarët e familjes

Vërtetim nga Zyra e Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës, llogarisë dhe hipotekës nëse ka blerë, ose jo truall nga shteti për ndërtim banese, për të gjithë anëtarët e familjes

Deklaratë personale e noterizuar, ku përfshihen të gjitha pikat e mësipërme

Kontratë qiraje të banesës ku jetoni

 

 

 

Sistemi i pikëzimit për programin e banesave sociale me qira

 

  KRITERET E PIKËZIMIT Pikët
1.1 KUSHTET E STREHIMIT 30
A Familje që përfitojnë nga ligji nr. 82/2012 “për miratimin e aktit Normativ nr. 3, datë 1.8.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarë të pastrehë banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara” 20
B Nuk disponon apartament në pronësi 3
C Banojnë në banesa në rrezik shembje 2
Ç Banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave ne fuqi 2
D Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore, ose zbatimit të një vendimi gjyqësor; 3
1.2 KUSHTET FAMILJARE 20
A Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar nga institucionet publike të përkujdesit shoqëror 5
B Familjet me më shumë se katër fëmijë ose familje një prindërore 5
C Familjet e policëve të rënë në detyrë 5
D Komuniteti rom dhe egjiptian 5
1.3 KUSHTET SOCIALE 20
A Personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave për këto kategori; 10
B Persona me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesit shoqëror e deri në moshën 30 vjeç 5
C Emigrant i kthyer, punëtor emigrant 2
Ç Viktima të dhunës në familje 3
1.3 KUSHTET EKONOMIKE 30
A Kufiri maksimal i të ardhurave deri 75% e të ardhurave mesatare kombëtare 5
B Kategoria 2 (niveli mesatar) 10
C Kategoria 3 (niveli minimal) 15

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency