Përballje e fortë midis Anaidit dhe Marselinit

0
158

debast-i-forte-marsel-25.3.Anaidi dhe Marselini debatojnë mjaft ashpër midis tyre. Debat ky që u dëgjua dhe nga banorët e tjerë, të cilët kanë mendimin se debatet midis tyre janë të ekzagjeruara. Në debat morën pjesë Elena, Joana dhe Vigani. Zënka midis djemve zgjati për disa minuta. Marselini i nervozuar e etiketon Anaidin, me një epitet shumë ofendues, gjë që ky i fundit e merr seriozisht dhe i kërkon që të mos guxojë më ta quajë ashtu. Anaidi shprehet në formë kërcënimi duke thënë se nëse do të ishin jashtë mund të sillej ndryshe. Pasi ai ka një familje jashtë që e sheh, dhe për hir të saj dhe të këtij formati që nuk e lejon të dalë nga vetja, nuk mund t’ia kthejë me të njëjtën monedhë brenda shtëpisë. Marselini i thotë duke e përsëritur se fjalët që i ka thënë mund t’ia përsëritë edhe shumë herë të tjera, pasi ai është opinioni i tij, i vërtetë për të. Të dy banorët ofendojnë njëri-tjetrin, duke përdorur fjalë banale, ku Anaidi largohet duke thënë se nëse Marselini vazhdon etiketimet e tij ofenduese, ka për ta vazhduar ndryshe diskutimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency