Memoriali “Post Bllok”, 2.6 tonë pjesë e Murit të Berlinit, e burgut të Spaçit

0
120

Blerta Mrishaj

memoriali

Me segmentin e murit të vendosur në Tiranë, Shqipëria merr një pjesë të Murit të Berlinit, si një simbol të lirisë

 

Në hyrjen kryesore të ish-Bllokut, nga sot, një memorial gjigant risjell si “deja vu” periudhën e komunizmit. Simboli i diktaturës i ndërtuar nga dy bashkautorë, Ardian Isufi dhe Fatos Lubonja, kanë ideuar memorialin e vendosur në këndin mes bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugës “Ismail Qemali”, përurimi i të cilit do të bëhet sot, me praninë e Kryeministrit Sali Berisha, ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë Carola Muller-Holtkemper dhe kryebashkiakut Lulzim Basha.

Forma

Karakteristikë e veçantë e këtij kompleksi është se të tria objektet janë autentike dhe vijnë në formë “artifakti”, çka do të thotë që bartin në vetë trupin e tyre gjurmët e asaj kohe. Gjithashtu, ndërhyrja artistike do të realizohet në një hapësirë urbane historike në hyrje të Bllokut, pra pikërisht në vendin ku bunkeri është instaluar qysh në kohën e diktaturës, ku do të ndërtohet memoriali si një metaforë e “arkeologjisë” së vuajtjes dhe dhimbjes. Muri i Berlinit është një copë e murit, dhuratë që i është bërë Bashkisë së Tiranës nga Bashkia e Berlinit. Shtyllat e galerisë janë marrë nga miniera e kampit famëkeq të Spaçit.

Memoriali

Memoriali për izolimin komunist “Post Bllok” përurohet sot në orën 11.00. Pranë bunkerit që ndodhet në hyrjen kryesore të Bllokut janë vendosur dhe shtylla betoni nga galeritë e minierave të kampit famëkeq të Spaçit. Copa e murit me peshë 2.6 tonë, dhuratë e Berlinit për qytetarët e Shqipërisë e cila u soll në Tiranë me iniciativën e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED janë tashmë pjesë e “Post Bllokut”. Me segmentin e murit të vendosur në Tiranë, Shqipëria merr një pjesë të murit të Berlinit, si një simbol të lirisë. Dokumentimi “Muri i Berlinit në Botë” i Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës regjistron më shumë se 120 segmente të murit të cilat janë ekspozuar në të gjithë kontinentet e banuara. Në përurim do të marrë pjesë Kryeministri Sali Berisha, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë Carola Muller-Holtkemper, kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha.

Autorët

Publicisti i njohur Fatos Lubonja për një media është shprehur se “kjo është një dëshmi e nevojës sonë për të kujtuar, për të thënë atë që ka ndodhur gjatë atij regjimi andaj edhe janë përzgjedhur këto artifakte kaq domethënëse. Këto janë ndër ato objekte që e personifikojnë atë regjim dhe ne kemi detyrën që të mos harrojmë, që të kujtojmë sepse duhet të dimë nga vijmë për të ditur se ku shkojmë”. Ndërsa autori tjetër i memorialit, Ardian Isufi, nga ana tjetër është shprehur se në raste të tilla është e pamundur të ndash artin nga historia dhe në fakt qëllimi i tyre ka qenë pikërisht për të realizuar një ngërthim të tyre. “Njerëzit kur të vijnë do e ndiejnë veten të gjithçkaje, sepse ne i ftojmë të jenë protagonistë në rrugëtimin që do të kenë në këtë hapësirë. Ata do të gjejnë aty rrënjët, origjinën e këtyre objekteve, njësoj siç do të gjejnë rrënjët e ngjarjeve historike”. Memoriali do të zbulohet sot, ku pritet të ketë pjesëmarrje të lartë, ndërsa edhe qytetarë të shumtë kanë shprehur interes mbi objektin.

Aktiviteti

“Berlinonline”, artikull për memorialin “Post Bllok”

“Berlinoline” i ka dedikuar një artikull memorialit “Post Bllok” i cili do të përurohet gjatë ditës së sotme. Media gjermane e nis artikullin duke theksuar se në kryeqytetin shqiptar sot pëurohet një memorial solemn, pjesë e murit të Berlinit, simbol i ndarjes së Europës. Pranë bunkerit që ndodhet në hyrjen kryesore të Bllokut janë vendosur dhe shtylla betoni nga galeritë e minierave të kampit famëkeq të Spaçit. Copa e murit me peshë 2.6 tonë, dhuratë e Berlinit për qytetarët e Shqipërisë e cila u soll në Tiranë me iniciativën e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED janë tashmë pjesë e “Post Bllokut”. Me segmentin e murit të vendosur në Tiranë, Shqipëria merr një pjesë të murit të Berlinit, si një simbol të lirisë. Dokumentimi “Muri i Berlinit në Botë” i Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës regjistron më shumë se 120 segmente të murit të cilat janë ekspozuar në të gjithë kontinentet e banuara. Në inaugurim do të marrë pjesë Kryeministri Sali Berisha, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë Carola Muller-Holtkemper, Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha etj. (Ndodhet pranë këndit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”/rruga “Ismail Qemali”.

 

 

Përfitimet

Vijojnë aplikimet për kartën bashkiake të studentit

Vijojnë aplikimet në universitete për marrjen e kartës bashkiake të studentit. Deri më tani është bërë e mundur ngritja e bazës së të dhënave për studentët, negociatat me kompanitë që do të marrin përsipër prodhimin, ngritjen e rrjetit, menaxhimin e tij, si dhe priten të firmosen disa memorandume të rëndësishme bashkëpunimi mes Bashkisë Tiranë dhe institucioneve partnere të ndryshme. Megjithatë, në lidhje me punën e zhvilluar deri tani për krijimin dhe prezantimin e “Kartës Bashkiake të Studentit” mund të sqarojmë se janë firmosur memorandumet e bashkëpunimit me 5 universitete publike të Tiranës (memorandume të nënshkruara në praninë e mediave).  Është firmosur memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me qëllim, përmirësimin e jetës social-ekonomike të studentëve; rritjen e frekuentimit të tyre, të veprimtarive dhe aktiviteteve kulturore-artistike e sportive që ofrohen në kryeqytet; krijimin e statusit të “Studentit”. Është formatuar Memorandumi i Bashkëpunimit me Shoqatën Shqiptare të Bankave me qëllim, përmirësimin e jetës social-ekonomike të studentëve; edukimin bankar të tyre; përballimin e nevojave financiare nëpërmjet kreditimit të studimeve universitare dhe blerjes së materialeve të nevojshme didaktike; rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve për nevojën e kryerjes së transfertave, pagesave financiare dhe depozitimit të kursimeve në rrugë bankare. Gjithashtu janë përgatitur dhe janë në pritje të nënshkrimit këto dokumente për memorandumi i bashkëpunimit me Postën Shqiptare sh.a., i cili ka si qëllim përmirësimin e jetës social-kulturore të studentëve; edukimin e tyre me përdorimin e standardeve që ofron Posta Shqiptare, si dhe rritjen e aksesit të studentëve në përdorimin e shërbimeve postare. Memorandumi i bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, i cili ka si qëllim përmirësimin e jetës social-ekonomike të studentëve; edukimin financiar të tyre; përmirësimin e aftësive në kursim, investimin e parasë dhe përdorimin e pagesave elektronike; si dhe mbështetjen për statusin e “Studentit” . Memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit, i cili ka si qëllim përmirësimin e jetës ekonomike të studentëve; rritjen e mundësive për një lëvizje sa më efektive me mjetet e transportit publik në institucionet e arsimit të lartë në kryeqytet, si dhe krijimin e statusit të “Studentit”. Memorandumi i bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë. Memorandumet e bashkëpunimit me universitetet jopublike, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet. Marrëveshje të ndryshme me subjekte private, të cilat ofrojnë shërbimet e tyre në kryeqytet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency