Standard.al

Dje dhe sot, nis testimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative

Sonja Caka

testimiHalimi: Testimi do të ndikojë cilësisht në rritjen e pavarësisë, paanshmërisë dhe transparencës

Gjyqtarja Teuta Hoxha, një ndër konkurrentet. Nën hetim nga prokuroria për “Shpërdorim detyre”

 

Dje dhe sot i janë nënshtruar testimit për gjyqtarë të Gjykatës Administrative, si për në Shkallën e Parë, ashtu dhe për në Apel, plot 144 gjyqtarë nga të gjitha gjykata në vend. Dje iu nënshtruan konkurrimit 77 gjyqtarë, të cilët aspirojnë për të qenë pjesë e stafit të gjyqtarëve të Shkallës së dytë të Gjykatës Administrative, pra asaj të Apelit. Lista e gjyqtarëve ishte e përbërë në shumicë nga gjyqtarë të gjykatave të Tiranës, përkatësisht ato të Shkallës së Parë dhe Apelit të zakonshëm dhe të Krimeve të Rënda. Gjithashtu, në këtë listë nuk mungonin as inspektorë të KLD-së që u intereson të kalojnë tashmë në këtë gjykatë për të ushtruar funksionin e gjyqtarit administrativ. Testimi u zhvillua në ambientet e Akademisë së Policisë në Sauk, ndërkohë që edhe 67 gjyqtarët që aspirojnë për gjyqtarë administrativë të Shkallës së Parë do të teston paraditen e sotme, po në të njëjtat ambiente.

Halimi

Disa orë para testimit, ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” edhe ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi, i cili duke iu uruar sukses në konkurrim, deklaroi se “për herë të parë, në 10 vitet e fundit, organizohet një testim për gjyqtarët në detyrë. Ky proces është prova më e qartë e vullnetit tonë për t’ju promovuar në bazë të meritës dhe vlerave. Kam besimin e plotë se të gjithë ju që merrni pjesë në këtë testim do i tregoni vetes, familjes dhe gjithë publikut profesionalizmin dhe njohuritë e forta, siç kam bindjen që procesi i sotëm do i jap fund njëherë e mirë historisë së promovimeve bazuar në interesa dhe klientelizëm”. Më tej në reagimin e tij, ministri thekson se “testimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative është një hap historik në procesin e reformimit të sistemit gjyqësor që do të ndikoj cilësisht në rritjen e pavarësisë, paanshmërisë dhe transparencës. Jam krenar që ju, mbi 100 gjyqtarë në detyrë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, pranuat të testoheni duke vënë në provë me dinjitet, profesionalizimin tuaj. Jam i sigurt që dita e sotme do të kalojë më së miri për secilin prej jush. Faleminderit që na mbështetët në këtë stad të reformës në drejtësi!”

Nën hetim nga prokuroria, konkurron për Gjykatën Administrative

Mes 77 emrave konkurrentë për gjyqtarë Apeli të Gjykatës Administrative të binte në sy edhe emri i gjyqtares Teuta Hoxha, për të cilën Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KLD-së pezullimin nga detyra për shkak të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj për “Shpërdorim detyre”. Gjyqtarja Hoxha ushtron funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, seksioni civil. Kjo gjyqtare akuzohet se ka dhënë në posedim një pronë me kontratë false, duke pasur dijeni për këtë fakt. Për këtë kanë nisur hetimet dhe organi qendror i akuzës ka kërkuar nga KLD pezullimin nga detyra dhe hapjen rrugë për hetime të mëtejshme.

Roli i Gjykatave Administrative në vend

Ngritja e Gjykatave Administrative synon thjeshtimin e procedurave përkatëse lidhur me gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore me objekt zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative ndërmjet personave dhe organeve publikë. Gjithashtu, ligji sjell një risi në kuadrin e gjykimit të mosmarrëveshjeve administrative lidhur me detyrimin e organeve publikë për të paraqitur provat që kanë mundësuar nxjerrjen e akteve apo kryerjen e veprimeve administrative që më pas kanë sjellë cenimin e të drejtave të ligjshme të personave. Ky projekt ofron parimin se Gjykata Administrative gjykon mbi aktet shkresore dhe mosparaqitja e palëve nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit. Ai siguron që çdo qytetar pavarësisht situatës së tij/saj financiare, të ketë akses në drejtësinë administrative, si dhe cakton rregulla të detyrueshme për subjektet e gjykimit administrativ, organet shtetërore, personat juridikë dhe shtetasit lidhur me gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, ekzekutimin e vendimeve gjyqësore administrative, si dhe organizimin e gjykatave administrative. Shqyrtimi ligjor i vendimeve administrative nga gjykata të pavarura është një parim demokratik i pranuar, i pranishëm në praktikat kryesore evropiane dhe një kontribut i rëndësishëm për të siguruar rendin, veçanërisht për të mbrojtur të drejtat individuale përballë administratës. Për më tepër, drejtësia administrative luan një rol vendimtar për 2 zhvillimin ekonomik të një vendi. Pothuajse të gjitha vendimet për investime apo projekte për infrastrukturën, duhet të kalojnë përmes një procesi licencimi, i cili mund të bëhet subjekt i një shqyrtimi ligjor nga gjykatat administrative. Gjykata efikase administrative rrisin gjithashtu transparencën e vendimeve administrative dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kontrolli gjyqësor i veprimeve publike administrative nga një gjyqësor administrativ që funksionon mirë është – përveç pikëpamjes strikte ligjore të çështjeve individuale – edhe një forcë stimuluese për modernizimin e administratës publike, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të saj dhe si pasojë, rrit besimin e qytetarëve për

Lista e 77 kandidatëve për gjyqtarë, Gjykata Administrative e Apelit

1. Adriatik Bocaj – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë

2. Ahmet Jangulli – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër

3. Albert Meça – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

4. Aleks Nikolli – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër

5. Alfred Gjoni – Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin

6. Alkelina Gazidede – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

7. Alma Brati – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

8. Alma Hicka – Inspektore në Inspektoratin e KLD-së

9. Altina Nasufi – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër

10. Amarildo Laçi – Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda

11. Andri Ymeri – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër

12. Anila Capo – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

13. Arjana Gunbardhi – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

14. Anila Kristani – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

15. Arben Mullaj – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

16. Ardian Kalia – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

17. Arjan Balliu – Inspektor në Inspektoratin e KLD-së

18. Arjan Qafa – Inspektor në Inspektoratin e KLD-së

19. Artur Gaxhi – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

20. Artur Malaj – Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë

21. Astrit Kalaja – Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

22. Astrit Shema – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë

23. Avni Sejdi – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë

24. Bardhyl Dhama – Gjyqtar në Gjykatën Shk. së Parë për Krime të Rënda

25. Bari Shyti – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër

26. Bedri Qori – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

27. Bernina Kondi – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat

28. Blerona Hasa – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

29. Brunilda Kadi – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

30. Bujar Musta – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

31. Desart Avdulaj – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

32. Dritan Caka – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

33. Durim Hasa – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat

34. Elda Vrioni – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

35. Elona Stavri – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

36. Enkelejda Softa – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

37. Entela Prifti – Kryetare e Gjykatës së Apelit Korçë

38. Fatmira Hajdari – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

39. Fjoralba Prifti – Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë

40. Flamur Kapllani – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

41. Flutura Hoxha – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë

42. Genci Sinjari – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat

43. Gerd Hoxha – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

44. Gjovalin Përnoca – Kryetar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda

45. Granit Qypi – Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës

46. Gurali Brahimllari – Gjyqtar në Gjykatën Shk. së Parë për Krime të Rënda

47. Hajrie Muçmata – Inspektore në Inspektoratin e KLD-së

48. Hektor Sinanaj – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë

49. Ibrahim Hoxha – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

50. Jak Ndoka – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë

51. Julian Haxhiu – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

52. Kastriot Selita – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

53. Ken Dhima – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër

54. Liljana Sulollari – Gjyqtare në Gjykatën e Shk. së Parë për Krime të Rënda

55. Lindita Sinanaj – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier

56. Luan Hasneziri – Gjyqtar në Gjykatën Shkalles së Parë për Krime të Rënda

57. Manjola Bejleri – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

58. Margarita Buhali – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat

59. Marjana Velçani – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat

60. Miliana Muça – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë

61. Mimoza Kajo – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

62. Mirela Kore – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

63. Musa Halili – Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

64. Nafije Curri – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier

65. Qemal Zaimi – Inspektor në Inspektoratin e KLD-së

66. Regleta Panajoti – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

67. Rexhep Karaj – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat

68. Rexhina Merlika – Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë

69. Rilinda Selimi – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

70. Sandër Simoni – Gjyqtar në Gjykatën Shk. së Parë për Krime të Rënda

71. Shkëlqim Mustafa – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

72. Taulant Banushi – Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

73. Tereza Merkaj – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

74. Teuta Hoxha – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

75. Valbona Durraj – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër

76. Valbona Vata – Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

77. Vladimir Skënderi – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

Comments are closed.