Standard.al

Vazoja e blerë 3 dollarë shitet 2.2 milionë

vazojaNjë vazo 1,000-vjeçare kineze, e cila është blerë për pak dollarë në një garazhë në Nju Jork, është shitur për më shumë se 2.2 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Sotheby. Vazoja i përket Dinastisë Song, e cila ka sunduar Kinën nga viti 960 deri më 1279. Një familje nga Nju Jorku e ka blerë atë për vetëm 3 dollarë në vitin 2007, duke mos pasur ide për vlerën e vërtetë të saj. Por, së fundmi, familja është bërë kurioze dhe e ka dërguar për vlerësim te ekspertët.

Comments are closed.