Përfundon pa incidente procesi zgjedhor, Menduh Thaçi nuk ishte në listën e votuesve

0
175

menduhNë orën 19.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet gati në të gjithë Maqedoninë, me përjashtim të vendvotimeve ku akoma qytetarët presin për të votuar. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka informuar se në bazë të dhënave paraprake nuk janë regjistruar incidente dhe parregullsi gjatë procesit të votimit. KSHZ pritet që më vonë të dal me raportin e ri, duke llogaritur votimet deri në ora 19:00. Ndërkohë 57.5 për qind ishte numri i votuesve deri në orën 17:00 të ditës së djeshme.

Menduh Thaçi

Megjithatë duket se nuk ka shkuar gjithçka mirë në lidhje me Partinë Demokratike Shqiptare, ku kreu i kësaj force politke nuk është lejuar të votojë për shkak të disa pasaktësive. Lideri i opozitës shqiptare nuk pati mundësi që të votojë në vendvotimin e tij në Tetovë meqë emri i tij është fshirë nga listat e votuesve. “Nuk isha në listën zgjedhore, edhe pse dokumentin e kam biometrik, kam pasaportë biometrike. Ministria e Punëve të Brendshme, Njësia Rajonale e Tetovës, nuk e ka informuar entin statistikor se unë kam dokument biometrik dhe kam të drejtë të votoj. Kjo na shtyn të dyshojmë se shumë çështje janë të parregullta. Sipas informacioneve që kemi në shtabin tonë, në shumë komuna ka me qindra njerëz, të cilët kanë dokumente të rregullta, por nuk janë në listat zgjedhore”, tha Menduh Thaçi. Sipas këtij të fundit bëhet fjalë për parregullsi, ndërsa sipas tij shumë qytetarë ankohen se nuk mund të votojnë. Ndërsa kreu i partisë së tretë shqiptare në Maqedoni, lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani ka votuar në vendlindjen e tij në komunën e Gostivarit, në të cilën garon për kryetar të komunës. Osmani ka akuzuar për disa parregullsi. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim ka votuar në vendlindjen e tij në Zajaz të komunës së Kërçovës, në të cilën zhvillohet beteja më e ashpër politike në zgjedhjet e vendore. Të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar edhe kryeministri Nikolla Gruevski, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski, të cilët janë angazhuar për zgjedhje demokratike dhe korrekte.

Komuna Çairit zgjedhje korrekte

Procesi zgjedhor në gjithë vendin, me disa përjashtime në vendvotime maqedonase, është zhvilluar në atmosferë të qetë. Ndërkohë dalja në votime më e lartë ka qenë në Kërçovë. Në komunën e Çairit votimi në vendvotimet në shkollat fillore “Tefejuz” dhe “Liria” ka rrjedhur në atmosferë demokratike pas asnjë parregullsi. Kryetarja e vendvotimit 2896, Tylaj Krasniqi në shkollën fillore “Tefejuz” u shpreh e kënaqur nga mënyra se si qytetarët dalin e shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. “Procesi i votimit ishte në rregull, votimi ka filluar në ora shtatë, deri tash nuk kemi pasur ndonjë aksident ose mosmarrëveshje, në listë i kemi të shënuar 623 votues dhe deri tani në votime kanë dalur 302 persona”,-  u shpreh Krasniqi. Po ashtu edhe në Shkollën fillore “Liria”, procesi ka rrjedhur pa ndonje pengesë.

Votimet

Zgjedhjet vendore u mbajtën në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit vendor. Në zgjedhjet vendore të gjashtat pas pavarësisë së Maqedonisë ishin në konkurrim 350 lista për kryetarë të komunave dhe 480 lista për këshilltarë. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve në rreth 3 000 vendvotime, votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1 milion e 700 mijë qytetarë. Procesi i votimit rrjedh qetë, në atmosferë demokratike dhe pa ndonjë incident të veçantë. Një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës në burgjet e realizuan 1.446 votues, por në mungesë të dokumenteve biometrike rreth 500 të burgosur vetëm në Idrizovë nuk kishin mundësi të votonin. Ndërsa 136 zgjedhës me status të personave të zhvendosur brenda vendit, personat që ndodhen në arrest shtëpiak dhe personat e sëmurë, të cilët nga komisionet komunale zgjedhore kanë kërkuar që këtë të drejtë ta realizojnë në shtëpitë e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nuk do të lejohet kurrfarë prishje e procesit zgjedhor. Policia që nga ora 6 e mëngjesit është e stacionuar në të gjitha pikat e votimit. Zgjedhjet vendore po vëzhgohen nga gjithsej 8 mijë e 379 vëzhgues vendorë dhe 410 vëzhgues të huaj, prej të cilëve 220 nga OSBE –ODHIR. Shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së Gert Arens ka apeluar për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

 

 

14 vjetori i bombardimeve të NATO-s, Kosova përjetë mirënjohëse ndaj Perëndimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një mesazhi ka uruar  qytetarët në shënimin e përvjetorit të 14 të fillimit të bombardimeve të NATO-s për Kosovën. “Katërmbëdhjetë vite më parë, Aleanca veriatlantike e NATO-s intervenoi në Kosovë kundër pranisë së dhunshme të aparatit shtetëror serb në Kosovë. Intervenimi i NATO-s në Kosovë ka qenë zgjidhja e vetme, e drejtë, humane, në mbështetje të lirisë së popullit të Kosovës dhe përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi. Aleanca e perëndimit për lirinë e Kosovës ishte rikonfirmim i fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë, një luftë në mbrojtje të vlerave më kulmore të qytetërimit botëror. Në këtë ditë të shënimit të këtij përvjetori të madh, kujtojmë me nderimin dhe respektin më të lartë institucional sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ata janë themelet e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës. Një dekadë e gjysmë më vonë, Republika e Kosovës është shtet i konsoliduar demokratik, në rrugë të sigurt drejt integrimit në BE dhe në NATO, një shtet i tolerancës etnike, qytetare, politike, me një angazhim institucional për forcimin e bashkëpunimit rajonal”, – ka uruar lideri i qeverisë kosovare. “Ne jemi të sigurt që në të ardhmen të afërt do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktet njëshekullore, që kanë ndodhur në rajonin tonë, duke i hapur rrugë integrimit të dy vendeve në BE dhe në NATO. Jam i lumtur të them se 14 vjet pas bombardimeve të NATO-s, Kosova është e gatshme të jetë pjesë e aleancës veri-atlantike, në mënyrë që të japë kontributin e saj në përpjekjet e popujve tjerë për liri, për rend demokratik, për sundim të ligjit dhe për të drejtat e njeriut. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës përherë me krenari dhe me mirënjohje të thellë do të kujtojnë mbështetjen e gjithanshme dhe strategjike të perëndimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përmbyllja e bombardimeve të NATO-s me lirinë e Kosovës dhe me largimin e ushtrisë, policisë dhe administratës së dhunshme serbe nga Kosovës, hapi një kapitull të ri dhe vendimtar në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”, – përfundon urimi i numrit një të mazhorancës në Kosovë. Për kosovarët 24 Marsi, është një nga ditët e kthesës së historisë. 14 vjet më parë, kur Kosova ishte në luftë, NATO-ja nisi ta bombardojë Serbinë. Fillimi i bombardimeve të NATO-s, si për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ashtu edhe për aktorë të tjerë të çështjes së Kosovës, është cilësuar si një ngjarje historike në vend. Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova, dhe me hyrjen e rreth 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë.14 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. Ajo rezultoi me ndërprerjen e katastrofës humanitare dhe kapitulimin e forcave të Millosheviqit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, miratimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB, tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe futjen e trupave të KFOR-it.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency