NASA: Të lutemi nga asteroidët

0
152

nasaKreu i Agjencisë Kombëtare Amerikane të Hapësirë (NASA) Charles Bolden, i ftuar për t’u prononcuar në Senatin amerikanë në Komisionin e shkencave të Kongresit deklaroi: “Nëse një meteorit i madh dhe i pa zbuluar deri më tani ndodhet me orbitë përplasje me Tokën, atëherë lutja është e vetmja gjë që mund të bëjnë SHBA-të dhe çdo kush tjetër”. Në të njëjtën seancë dëgjimi, kryetari i Komisionit të shkencave në Kongres, senatori Lamar Smith deklaroi: “Jemi shumë me fat që ngjarja e muajit të shkuar u shndërrua në një koincidencë shumë me interes dhe jo në një katastrofë”, i referohej ai ngjarjes me rënien e meteoritëve në Rusi. Njëkohësisht senatori ftoi anëtarët e komisionit që të gjejnë një zgjidhje me qëllim që të bëhet diçka në këtë drejtim me qëllim që të ruhet planeti nga një sulm fatal! Ndërsa anëtari i komisionit, senatori Eddie Bernice Johnson deklaroi: “Të dy këto ngjarje (asteroidi 2014DA14 dhe meteoriti që ra në Rusi) tregojnë se jetojmë në një sistem diellor aktiv, me trupa hapësinore që rrezikojnë ndërsa kalojnë pranë “lagjes” tonë!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency