Mbetjet kockore të gjetura në Sharë Akuza:Janë mbeturinat e restoranteve

0
122

 Elton Qyno

julianiAsnjë gjurmë për trupin e Julianit të vogël. Prokuroria:Batanijet nuk ngjajnë me ato që përshkoi mostra

Frika për hakmarje, familja Prenjasi emigron drejt Greqisë. Vetëm disa gra, dalin nga banesa

 

 

Asnjë provë konkrete nuk është arritur të gjendet gjatë kësaj jave në landfillin e Sharrës, aty ku mendohet se është hedhur trupi i pajetë i vogëlushit 11-vjeçar Julian Çela. Një javë nga arrestimi i mostrës së Laprakës, policia, prokuroria dhe së fundmi ushtria kanë kryer të gjitha verifikimet në dy zona, por që në fakt asnjë gjurmë e minorenit, nuk është gjendur në dy zonat e treguara nga mostra Ardian Prenjasi. Kërkimet kanë vijuar edhe ditën e djeshme, ku megjithëse ishte një ditë zyrtare pushimi, prokurori i çështjes dhe disa prej efektivave të ushtrisë, kanë kërkuar për disa orë, mbi pirgun me plehra, por fatkeqësisht nuk është rënë në gjurmët e trupit të pajetë të Julian Çelës. Kqyrja me vëmëndje e terenit është bërë një ditë pas gjetjes së dy batanijeve, ku mendohet se me të cilat Prenjasi ka mbuluar trupin e Çelës, dhe më pas e ka hedhur këtë të fundit në kazanët e plehrave. Pikërisht në njërën nga këto batanije janë gjetur dhe disa korcka, por burime pranë grupit hetimor thanë për gazetën Standard se ato nuk i përkasin Julianit të vogël, por mbetjet kockore mund të jenë produkt i lokaleve dhe restoranete të ndryshëm që ushtrojnë aktivitet në Tiranë. Duke shuar çdo dyshim, prokuroria ka urdhëruar kqyrjen mjeko-ligjore të këtyre mbetjeve, të cilat prej dy ditësh, janë transportuar së bashku me dy batanijet në laboratorin shkencorë të Ministrisë së Brendshme.

Kockat nga restorantet

Janë disa mbetje kockore që janë gjendur afër batanijes së kuqe dhe një batanije tjetër, të cilat kanë shtuar dyshimin se pikërisht këto kocka mund ti përkasin minorenit Julian Çela. Mirëpo duke u nisur nga dëshmia e mostrës Ardian Prenjasi, i cili ka treguar se batanija që ka mbuluar trupin e Julianit të vogël, ishte e kuqe dhe me vija të bardha, hetuesit e çështjes mendojnë se ende janë larg gjetjes së provave. Ndërkohë që për sa i përket gjetjes së mbetjeve kockore, ekspertët shprehen se nga kqyrja e tyre me sy të lirë, duke se nuk i përkasin një trupi njeriu, pasi mbetjet kanë qënë me përmbajtje vaji, nga ku kanë lidnur dyshime të forta se ato i përkasin mbetjeve korckore që hidhen në kazanat e plehrave nga restorantet dhe Fast-Fude, të ndryshëm në Tiranë. Ndërkohë që një tjetër fakt që rëzon dyshimet se mbetjet mund të jenë të Julianit, është se trupi i minorenit nuk është coptuar nga mostra i Laprakës, i cili ka vendosur të mbysë fëmijën, sapo ky i fundit nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me Ardian Prenjasi. Vetë ky i fundit gjatë marrjes në pyetje dy herë rradhazi ka treguar se trupin e Julianit, nuk e ka copetuar, por e ka hedhur në kazanin e plehrave, jo shumë larg banesës së tij në Laprakë. Pas kësaj, një shoku i tij në orët e vona të natës ka marrë plehrat me makinë, dhe prej andej i ka shkarkuar ato pikërisht në vendin ku, Prenjasi i ka treguar policisë dhe prokurorsisë së Tiranës.

Familja,emigron në Greqi

Të afërmit e Ardian Prenjasit, që jetojnë prej disa vitesh në qytetin që mban emrin e mbiemrit të mostrës së Laprakës, që prej një jave janë ndjerë të kërcënuar dhe se disa prej tyre janë larguar në shtetit Grek. Në Prenjas, ndodhet vetëm gratë e shtëpisë, ndërkohë që ata burra që kanë mbetur në familje, nuk pranojnë të dalin, jo vetëm nga frika e një hakmarje të mundshme, por edhe nga barra e rëndë e turpit që i ka rënë, pas arrestimit të njeriut të tyre, të cilin ata prej disa vitesh e kishin braktisur. Meshkujt qëndrojnë brenda, ndërkohë që të gjitha punët e shtëpisë, bëhen nga gratë, të cilat lëvizin lirisht. Në shkollë, nuk janë lejuar të shkojnë dhe fëmijët e kësaj familje, të cilët vuajnë barrën e rëndë të turpit. Sipas banorëve të lagjes ku banon familja Prenjasi, disa prej anëtarëve të kësaj shtëpie janë larguar në shtetin Helen, nga frika e ndonjë hakmarje. Kohët e fundit anëtarët e kësaj familje kanë marrë kërcënime të ndryshme, por që sipas policisë së këtij qyteti asnjë rast nuk është denoncuar në polici. Mostra i Laprakës, tronditi opinioknin publik duke pohuar se ai kishte vrarë djalin e zv/drejtorit të antiterorit në SHISH Julian Çela, si dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturin A.C, të cilin më pas ka tentuar ta vrasë me thikë, por që nuk ja ka arritur për shkak të mbërirtjes me shpejtësi të policisë së Tiranës,e cila është njoftuar nga një fëmijë i mitur dhe puntorët e kompanisë “Korsel”, firmë kjo ku punonte me makinën e plehrave mostra i Laprakës, Ardian Prenjasi.

 

Masan në gjykatë

Ngacmoi 12-vjeçaren, mbetet në burg i moshuari

 

Një tjetër i dyshuar për pedofili në dyert e gjykatës. 64-vjeçari Myzafer Sala, i akuzuar për “Vepra të turpshme morri masën e arrestit me burg pa afat. Sipas prokurorisë, 64-vjeçari Sala pasditen e së enjtes, në ashensorin e banesës së tij, ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare. Ai ka kapur faqet dhe më pas ka tentuar ta puthë pa dëshirën e vajzës, e cila e alarmuar ka ikur nga ashensori duke njoftuar familjarët. Këta të fundit, të shoqëruar me vajzën kanë denoncuar “pedofilin” 64-vjeçar, i cili është arrestuar brenda banesës së tij në Laprakë. Vet i moshuari e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se vetëm e kishte përshëndetur vajzën. Gjykata e Tiranës, pranoi kërkesën e prokurorit Naim Tota, duke izoluar në qeli 64-vjeçarin Myzafer Sala. Sala, është arrestuar në ditën kur në Tiranë, janë kapur plot tre persona të akuzuar për pedofili, ndërkohë që dëshmia e 12-vjeçares ishte ajo që kryqëzoi Myzafer Salën.

 

Ngjarja në Institut

Zhduket fëmija, gjendet pas dy orësh

 

Denoncohet në polici zhdukja e një fëmije 4-vjeç në zonën e Institutit në Tiranë. Kallëzimi është bërë nga familjarët e tij në komisariatin numër 5,ndërsa menjëherë kanë nisur kërkimet. Mësohet se i vogli Anesti Patoshi ka humbur para dy orësh, por pas kërimeve të policisë ai është gjetur rreth 300 metra larg vendit ku ishte zhdukur. Zhdukja në rrethana misterioze e fëmijës, ka vënë në alarm familjarët e tij, të cilët pasi kanë kryer kontrolle në disa zone, menjëherë kanë nxitur në komisariatin nr.5, ku dhe kanë bërë denoncimin në polici, për zhdukjen e tij. Pas kërkimeve të shumta si nga policia ashtu edhe nga familja është arritur që brenda dy orësh, të bëhet lokalizimi i fëmijës 4-vjeçar, rreth 400 metra larg banesës së tij. Sipas policisë, fëmija ka qënë nën shoqërinë e disa shokëve të tij, të cilët kanë qënë duke luajtur me njëri-tjetrin.

 

Prostituta në Elbasan, 2 milion lekë për biznesmenët e moshuar

 

Policia e Elbasanit ka shkatërruar një grup trafikantësh prostitucioni. 7-të arestuarit funksiononin në grup, ku kishin siguruar lëvizjen e vajzave me taksi deri tek hotelet ku shfrytëzoheshin. Sipas policisë, kryesisht grupi zgjidhte vajzat adoleshente, të moshës 14 deri në 16-vjeç duke u dhënë atyre nga 2 milionë lekë. Të prangosurit janë: K. Rapollari, Maglen Toska, Vasil Nosi, Artur Guria, Fabio Ullorja, Nikolla Kallajxhiu e Sokol Gula. Të gjithë këta persona do të akuzohen për veprën shfrytëzim minorenësh me qëllim prostitucioni dhe organizim prostitucioni. Sipas nëndrejtorit të policisë së Elbasanit, grupi kriminal kishte gati një vit që ushtronte aktivitetin e tij në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm. Nëpërmjet dy vajzave të moshës minoreni, anëtarët e këtij grupi arrinin të fitonin shuma të konsiderueshme financiare, pasi klientela që kishin zgjedhur, i përkiste botës së biznesit. Biznesmenë në moshë të thyer, pagunin shumë të mëdha financiere, vetëm për të kaluar një natë, nën shoqërinë e prostitutave të moshës 14 dhe 16-vjeçare. Në gjurmët e këtij aktiviteti kriminal kanë rënë agjentët e antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ku në bashkëpunim edhe me prokurorinë e këtij qyteti, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë arritur të organizojnë operacionin “Zogjtë e natës”, duke vënë në pranga 7 persona. Ndaj këtyre personave tashmë është ngritur akuza e “Shfrytëzimit të minorenëve në prostitucion” dhe “Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura”. Nga kontrolli i banesave të personave të ndaluar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike si dhe një sasi fishekësh automatiku.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency