Standard.al

Gruaja “vampir” që pi 36 litra gjak në javë

vampireQuhet Michelle, është 29 vjeç, me profesion artiste tatuazhesh dhe në 10 vitet e fundit ka pirë aq shumë gjak sa për të mbushur plot 23 vaska, duke përfshirë gjakun e njeriut një herë në javë. Tërheqjen e saj të çuditshme ajo e ka ndarë me shikuesit e programit TLC, ndërsa ka treguar se si e shuan etjen për gjak çdo javë. “Unë pi gjak kur jam duke lexuar, duke pushuar apo duke pikturuar. Kjo është sikur ke të ftohtë dhe do të pish një filxhan me çaj të nxehtë”, ka thënë ajo. Preferon gjakun e derrit dhe viçit. Ajo shprehet se përpiqet të pijë sa më shumë gjak njeriu, duke treguar se gjaku i femrave dhe meshkujve ndryshon. I meshkujve është më i trashë, thotë ajo, transmeton Panorama. Michelle nuk e kategorizon veten si një vampir, por thotë se thjesht gjaku i pëlqen shumë.  Lidhur me rrezikun e sëmundjeve të transmetueshme, ajo shprehet se nuk ka rrezik, pasi pi vetëm gjakun e njerëzve të ngushtë, dhe të atyre që janë testuar për virusin HIV.Ajo ka nisur të pijë gjak që kur ishte adoleshente, ndërsa po kalonte një periudhë depresioni. Që kur ka zbuluar varësinë e saj  nga gjaku, ajo ka pirë rreth 4 500 litra. Gjatë programit, Michelle pranoi varësinë e saj ndaj gjakut edhe në prani të mamasë së saj, e cila shpërtheu në lot. Pavarësisht kësaj, ajo tha se nuk do ta braktisë atë.

Comments are closed.