Shallet pranverore “mon amour”, si do të mbahen këtë sezon

0
175

Përgatiti: Blerta Mrishaj

shalliTek shumë prej divave do t’i shohim që i mbajnë të kombinuar me veshje të ndryshme, xhaketa, xhinse apo këpucë të sheshta, madje në shumë raste do të jenë edhe për veshje sportive

 

 

Një prej aksesorëve më të dashur për femrat, shalli, do të jetë edhe për disa ditë bashkëshoqërues yni. Me një ngjyrë apo shumëngjyrësh, mbushur me fantazi dhe dizenjo, shalli do të jetë pjesë e look-ut tonë, për të përmirësuar pamjen tonë, por edhe për tu dukur më shik. Edhe pse kalimi nga një stinë tek një tjetër ka me vete gjithmonë problemin se çfarë duhet të veshim, si do ta kombinojmë këtë veshje apo atë, me një veshje të thjeshtë, dhe një shall të bukur do të keni një pamje të këndshme. Edhe pse mund të mos keni bërë akoma blerjet e sezonit të ri, shalli do të jetë një aksesor shumë i rëndësishëm. Praktik dhe tejet funksional, sigurisht tejet shik dhe elegant shalli me ngjyra, i dizenjuar, me katrorë apo në formë rombi do të jetë në modë për t’u mbajtur nga të gjitha vajzat dhe gratë. Tek shumë prej divave do t’i shohim që i mbajnë të kombinuar me veshje të ndryshme, xhaketa, xhinse apo këpucë të sheshta, madje në shumë raste do të jenë edhe për veshje sportive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency