Standard.al

Mundësitë, lista me vendet që japin bursa për të rinjtë shqiptarë

Driçim Çaka

listaSi aplikohet dhe dokumentet që duhen

Degët të cilat ofrohen për studentët

 

Të rinjtë shqiptarë kanë mundësi të shumta për të vazhduar studimet e tyre universitare apo pasuniversitare në një nga universitetet në Evropë, por edhe në kontinente të tjera. Bursat jepen me afate kohore të ndryshme, duke filluar nga 1-3 vjet. Ka shtete të cilat mbulojnë të gjitha shpenzimet e studentit, duke filluar nga studimet dhe deri te strehimi. Disa universitete ofrojnë vetëm mundësi studimi për të rinjtë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga vetë personi. Bursat ofrohen falë marrëveshjeve që ka lidhur Ministria e Arsimit me vendet përkatëse. Duke përfituar një bursë jashtë shtetit, çdokush ka mundësi të zhvillojë edhe më tej studimet e tij, duke parë që universitetet jashtë ofrojnë studime pasuniversitare.

Si aplikohet

Për të aplikuar në një nga universitetet jashtë shtetit, duhet të regjistrohesh në adresat e faqeve zyrtare që jepen nga ambasadat në Shqipëri. Këto adresa mësohen duke klikuar në sajtin e Ministrisë së Arsimit, mash.gov.al. Në rubrikën “Bursa dhe programe studimi”mund të gjenden të gjitha informacionet lidhur me vendet që ofrojnë bursa. Aplikimi duhet të kryhet brenda afateve, në të kundërt nuk do të pranohet asnjë kërkesë. Si kusht kryesor për çdo të ri për t’u pranuar do të jenë 2 kritere: mesatarja e notave si dhe njohja e gjuhës angleze shoqëruar me gjuhën e vendit ku do të studiohet.

 

 

Bursa pasuniversitare të qeverisë së Komunitetit Francez të Belgjikës për vitin akademik 2013-2014

Në kuadër të Programit të Bursave të Ekselencës (Wallonie-Bruxelles International, WBI), Qeveria e Komunitetit Francez të Belgjikës ofron bursa për studime pasuniversitare kërkimore tre-mujore për studiues dhe pedagogë shqiptarë, të cilët janë të interesuar në plotësimin e programeve të tyre në fushat dhe sektorët më të kërkuara pranë universiteteve të Komunitetit Francez të Belgjikës, për vitin akademik 2013-2014. Programet e studimit për këto bursa jepen sipas fushave të mëposhtme:

  • Transport dhe logjistikë;
  • Inxhinieri mekanike;
  • Shkencat e natyrës;
  • Agro-industri;
  • Aeronautikë-hapësirë;
  • Shkenca shoqërore

Afati i dorëzimit të kërkesave nga kandidatët për bursat e parashikuara për periudhën tetor 2013- janar 2014 është data 01 maj 2013 dhe për bursat e parashikuara në periudhën shkurt-maj 2014 është data 01 tetor 2013. Aplikimet e dorëzuara mbas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.

 

Sllovakia ofron mundësi studimi në 13 degë

Qeveria e Republikës së Sllovakisë ofron bursë studimi në nivelin bachelor/master për të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Republikës së Sllovakisë, për vitin akademik 2013-2014. Fushat e studimit në të cilat ofrohet kjo bursë janë:

  • Biznes dhe administrim
  • Shkenca fizike
  • Ekologji dhe shkenca mjedisore
  • Arkitekturë dhe inxhinieri
  • Inxhinieri ndërtimi, manufakturë dhe komunikim
  • Agrikulturë
  • Pylltari
  • Veterinari
  • Menaxhim ujor
  • Shkenca mjekësore
  • Kirurgji dentare
  • Shkenca farmaceutike
  • Shkenca shëndetsore jo-mjekësore

Kushtet për fitimin e bursës, përshkrimi dhe formularët e aplikimit gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Sllovakisë: www.minedu.sk . Çdokush që dëshiron të përfitojë nga këto bursa studimi duhet të dorëzojnë deri më datë 15.04.2011 në Sektorin e Integrimit Evropian & IPA në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentet e plota.

 

 

 

Vendet që ofrojnë bursa

Britania e Madhe

Greqia

Italia

Turqia

Hungaria

Sllovakia

Rep. Çeke

Katari

Sllovenia

Egjipti

Emiratet e Bashkuara Arabe

Rusia

Zvicra

Kina

Indonezia

Polonia

Belgjika

Franca

Holanda

 

Më pak mësues, nuk kanë shpresë për punësim

Numri i mësuesve që është në pritje të një vendi pune është më i ulët sesa kërkesa. Kështu shprehet kryetari i Sindikatës së Arsimit, Xhafer Dobrusha, i cili thekson se do të duhen më shumë mësues në pritje. “Për çdo lëndë, sepse janë të ndara sipas lëndëve, mund të shkojë 5-7 për qind e mësuesve që ka lënda, në shkallë Tirane. Rreth kësaj sillet, 5,6, 7 diçka e tillë, por e përsëris që është një numër që tani nuk do të ketë më vlerë, me zbatimin e kritereve të reja. Ka dhe një gjë tjetër që e zvogëlon këtë numër. Ne kemi në kontratë kolektive që mësuesi është i detyruar të qëndrojë në shkollë nga ora 8 pa 20, pra, të vijë 20 minuta para se të fillojë mësimi e deri sa të mbarojë turni përkatës. Zakonisht kjo i bie rreth orës 1 e 30″, – thotë Xhafer Dobrusha. Pavarësisht të dhënave, numri i mësuesve që janë punësuar vitet e fundit, është shumë i ulët. Kjo arsye siç duket ka bërë që çdokush që zotëron një diplomë për t’u bërë mësues të mendojë për një punë tjetër sesa të presë për një mundësi që është vështirë të vijë.

Uji fillon të tërhiqet nga Shkodra

Pas rreth 1 javë nën ujë, shumë familje kanë parë ditën e djeshme për herë të parë tërheqjen e ujit. Mungesa e reshjeve të shiut dhe mbyllja e portave të hidrocentraleve janë dy arsyet që uji ka filluar të tërhiqet nga Shkodra. Situata ka qenë problematike deri para dy dytësh, por më në fund po shkon drejt qetësimit. Gjithsesi, shumë zona të Nënshkodrës në Obot, Dajç dhe Bushat vazhdojnë të jenë të izoluara nga uji dhe varkat janë e vetmja mënyrë komunikimi. Sipas Shtabit të Emergjencës në Shkodër situata në ditët në vazhdim duket se është optimiste, pasi nuk do të ketë reshje të shiut. Gjithsesi shkarkimet që po bëhen nga Vau i Dejës vazhdojnë të mbajnë në ujë mbi 4 mijë ha tokë dhe 250 banesa të rrethuara nga uji, ndërsa 20 të tjera të përmbytura.

 

 

 

 

 

Comments are closed.