Standard.al

KLSH: Porti detar i Vlorës, një “mal” me shkelje

Ervin Kaduku

kontrolliRaporti i plotë i Kontrollit të Lartë të Shtetit që kërkon pushimet nga puna për një pjesë të administratës si dhe këshillon se çfarë duhet të bëhet me portin e Vlorës

 

Porti detar i Vlorës, veçse ka humbur një mundësi të artë për të rindërtuar një portal detar të pashembullt në Mesdhe, në një kohë kur kriza globale shmang destinacionet e zakonshme drejt porteve të reja, duket se ka bërë edhe një mal me abuzime. Këtë e vlerësojnë grupet e kontrollit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ende nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë raport, madje as vetë Ministria e Transporteve, që është përgjegjëse për këto port nuk është prenoncuar. Sa më poshtë, vijon dokumenti i auditimit të këtij porti.

 

Raporti i KLSH-së

 

Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në SHA Porti Detar Vlorë., me objekt “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare” për periudhën nga data 1.1.2010 deri më datë 31.8.2012, dhe masat për përmirësimin e gjendjes janë miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 14 datë 28.2.2013.

Bazuar në nenet 9 dhe 16 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 1.6.2000, me shkresën nr. 1189/6 datë 26.2.2013, dërguar znj. Fato Nuredini Drejtore e SHA Porti Detar Vlorë Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar dhe kërkuar zbatimin e masave të mëposhtme:

A. MASA ORGANIZATIVE

1. Këshilli mbikëqyrës të zbatojë detyrimin ligjor për të lidhur kontratë me Drejtoren e SHA Porti Detar Vlorë për administrimin e shoqërisë.

Menjëherë

2. Këshilli mbikëqyrës të zbatojë detyrimin ligjor për të propozuar ndryshimet në

programin ekonomik dhe financiar të shoqërisë në METE, të miratojë në afat (brenda

tremujorit të parë) pasqyrat financiare, të hartojë programin vjetor të veprimtarisë së tij, si dhe të përcaktojë me vendim mënyrën e funksionimit të drejtimit të shoqërisë me drejtor apo me drejtori.

Vazhdimisht

3. Këshilli mbikëqyrës dhe Drejtoria e shoqërisë me ndihmën e METE, në cilësinë e pronarit, të marrë masa për të arritur zgjidhje ligjore lidhur me hipotekimin e sipërfaqes prej 80.38 ha në Portin e Ri Zvërnec për llogari të SHA Porti Detar Vlorë.

Menjëherë

4. Këshilli mbikëqyrës dhe Drejtoria e shoqërisë të kërkojnë menjëherë në Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në cilësinë e pronarit dhe në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit në cilësinë e ministrisë së linjës, për të ndërmarrë veprime të menjëhershme për vendosjen mbi baza ligjore të shërbimit të përpunimit të anijeve në portin e Vlorës.

Menjëherë

5. Drejtoria e shoqërisë të rishikoj Rregulloren e brendshme për organizimin dhe

funksionimin e forcës së sigurisë të anijeve dhe portit, duke e përshtatur më mirë me ndryshimet strukturore të shoqërisë dhe territorit të saj, si dhe duke përditësuar bazën ligjore të saj.

Deri më 30.3.2013

6. Drejtoria e shoqërisë të bashkërendojnë dhe të harmonizojë veprimtarinë e degëve dhe specialistëve të shoqërisë që të hartohen tregues sintetik dhe analitik të Programi ekonomik dhe financiar që të pasqyrojnë arritjet e deritanishme si dhe perspektivën e zhvillimit.

Vazhdimisht

2

7. Drejtoria e shoqërisë të organizojë analiza në intervale kohore sa më të shkurtra, që nga ato operativet deri tek ato periodike, që të arrijë të marrë masa për të garantuar realizimin e treguesit të të ardhurave me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet.

Vazhdimisht

8. Drejtoria e shoqërisë të marrë masa për plotësimin e rregullt të dokumentacionit financiar justifikues, si dhe të kryejë në kohë pagesat që rrjedhin nga kryerja e

transaksioneve financiare.

Vazhdimisht

9. Drejtoria e shoqërisë të paraqesë dhe të miratojë në këshillin mbikëqyrës vendosjen e depozitave në bankat që ofrojnë interesa më të larta, duke marrë në analizë dhe konsideratë dhe koston e lëvizjes së tyre nga njëra bankë në tjetrën.

Vazhdimisht

10. Drejtoria e shoqërisë të paraqesë dhe të miratojë në këshillin mbikëqyrës kërkesat shtesë mbi rezultatet e inventarizimit vjetor, për të përfunduar procesin e nxjerrjes jashtë përdorimit, duke realizuar paraqitjen e saktë në bilancin e aktiveve për vitin 2012.

Menjëherë

11. Drejtoria e shoqërisë të bëjë një analizë të hollësishme të debitorëve dhe kreditorëve, për të evidentuar ato subjekte për të cilat duhet të kërkohet vjelja e detyrimit në rrugë gjyqësore, si dhe shkaqet e krijimit të detyrimeve të shoqërisë ndaj subjekteve kreditore.

Deri më 30.3.2013

12. Drejtoria e shoqërisë të marrë masa për plotësimin me dokumentacionin përkatës të dosjeve të kontratave të qirasë në përputhje me kërkesat e VKM nr. 529, datë 8.6.2011 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, si dhe të ndjekë me rigorozitet realizimin e pagesave sipas afateve të përcaktuara në kontratë.

Deri më 30.04.2013

13. Drejtoria e shoqërisë të marrë masa për të derdhur në buxhetin e shtetit 70% të vlerës së qirasë në shumën prej 1,432,960 lekë për periudhën 7 mujore të vitit 2011, në përputhje me kërkesat e VKM nr. 1712, datë 24.12.2008 “Për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore” i ndryshuar, çështja 6, pika 1.

Deri më 30.6.2013

14. Drejtoria e shoqërisë të marrë masa për lidhjen e kontratave me kompanitë e trageteve që ushtrojnë veprimtarinë e transportit të udhëtarëve dhe automjeteve në përputhje me Udhëzimin nr. 10, datë 23.06.2008 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit, pezullimit dhe heqjes së lejeve të operimit në fushat e transportit detar” të Ministrit të Transporteve.

Vazhdimisht

3

15. Drejtoria e shoqërisë të bashkëpunojë me Policinë Kufitare për të marrë të dhënat e numrit të udhëtarëve dhe automjeteve për periudhën janar-gusht 2011.

Menjëherë

16. Drejtoria e shoqërisë të marra masa për trajnimin e mëtejshëm të specialistëve të përfshirë në procesin e prokurimit, të thellojë analizat në lidhje me shkaqet e dështimeve me qëllim realizimin në kohë dhe në përputhje me ligjin të procedurave të prokurimit publik.

Vazhdimisht

17. Drejtoria e shoqërisë të përdorë procedurën blerjet me vlera të vogla për përcaktimin e kufirit monetar për mallra dhe grup mallrash në përputhje me kërkesat e VKM nr. 1, datë 10.01.2007 i ndryshuar, si dhe zbatimin korrekt të këtyre procedurave me plotësimin e rregullt të dokumentacionit të nevojshëm, duke realizuar në kohë pagesat e tyre.

Vazhdimisht

18. Drejtoria e shoqërisë të marrë masa për një programim sa më real të investimeve si dhe të sigurojë realizimin në kohë dhe me cilësi të tyre, duke ndikuar në mbështetjen e zhvillimit të shoqërisë për plotësimin e të ardhurave të programuara.

Vazhdimisht

 

 

Masat për largime nga puna

 

I. Mbështetur në Kontratën Kolektive të punës, lidhur me 19.11.2012 midis SHA Porti Detar Vlorë dhe Sindikatës së Pavarur të Portit Detar Vlorë, neni 20, rekomandojmë të fillojnë procedurat për dhënien e masës disiplinore:

“Largim nga puna: për

1. Znj. A…….. T….., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Administrimit Financiar, pasi:

– kanë rezultuar mangësi në dokumentet financiar si raste të mandat arkëtimeve pa firmën e arkëtarit dhe pa firmën e financierit; urdhër shërbime në të cilat nuk është vendosur data ose nuk janë të plotësuar sipas kërkesave përkatëse, mungesa e kuponit tatimor; në një rast fatura nr. 11 datë 16.03.2011 është plotësuar në mënyrë te parregullt; pagesa të vonuara etj.

– nga mos vendosja e depozitave në banka që kanë ofruar interesat më të larta, shoqërisë i është shkaktuar mungesë e të ardhurave prej 59,680 lekë.

– nuk është finalizuar procesi i nxjerrjes jashtë përdorimit, i cili ka ndikuar në paraqitjen e deformuar në bilanc të aktiveve më shumë se gjendja reale e tyre.

– janë shfaqur mangësi lidhur me analizën e detyrimeve kreditore, konfuzion me disa fatura dhe mos kryerjen veprimeve rregulluese ne kontabilitet për një çështje gjyqësore të fituar nga SHA Porti Detar Vlorë.

– nuk është derdhur në buxhetin e shtetit në masën 70% e vlerës së qirasë për shtatë muaj të vitit 2011 në shumën prej 1,432,960 lekë, në kundërshtim me VKM nr. 1712, datë 24.12.2008 “Për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore” i ndryshuar, çështja 6, pika 1.

4 – janë shfaqur parregullsi në formatin dhe plotësimin e dokumentacionit për procedurën e prokurimit me vlera të vogla.

“Vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna: për

1. Z. V…….. S……, me detyrë Kryetar i Degës së Përpunim-Marketingut, pasi:

– kanë rezultuar raste të nënshkrimit të kontratave të trageteve, pa qenë të pajisura më parë me Licencën për operim në linjat ndërkombëtare; raste që Formulari i sigurimit të

kontratës nuk ka përfshirë gjithë periudhën e operimit dhe/ose nuk ka plotësuar kriteret e veta, dhe/ose ka munguar; raste të mungesës së kontratës të lidhur midis kompanisë dhe agjencive të shitjes së biletave si dhe raste të mungesës së dokumentacionit në se anija plotëson kushtet ISPS; raste të mungesës së Lejes për operim në linjat ndërkombëtare.

Mangësitë e mësipërme nuk kanë sjellë pasoja financiare për shoqërinë.

“Vërejtje”: për

1. Z. K…….. B…….., me detyrë Specialist i lidhjes së kontratave për sheshet dhe magazinat, pasi:

– në pagesën e qirave nga qiramarrësit ka raste të vonesave midis 2-5 ditëve; ka raste që genplani nuk përcakton qartë sipërfaqen nën qira ose nuk është nënshkruar nga përfaqësuesit e shoqërisë; garancia e kontratave nuk ka qenë në afat ose sipas kërkesave përkatëse, si dhe në të gjithë dokumentacionin e kontratave mungon konfirmimi nga prefektura i objekteve të dhëna me qira, në kundërshtim me shkronjën ç të pikës 1 kapitulli II të VKM nr. 1712, datë 24.12.2008 dhe VKM nr. 529, datë 8.6.2011”Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, kreu II, pika 1.

II. Mbështetur në pikën 3 të kreut 10 të VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” me ndryshimet e mëvonshme, si dhe në Kontratën Kolektive të punës lidhur me 19.11.2012 midis SHA Porti Detar Vlorë dhe Sindikatës së Pavarur të Portit Detar Vlorë, neni 20, pikat 3, për:

2. Z. H…… Sh….., në cilësinë e Kryetarit të Njësisë së Prokurimit,

3. Znj. A….. B…., në cilësinë e Anëtares së Njësisë së Prokurimit,

4. Znj. M….. B….., në cilësinë e Anëtares së Njësisë së Prokurimit, pasi:

– nuk kanë analizuar dhe argumentuar me dokumente shkaqet e anulimit të procedurave tenderit të karburanteve. Arsyetimi për rritjen e çmimit në treg është edhe i gabuar dhe i pabazuar, pasi fituesi i tenderit nuk përcaktohet vetëm mbi bazën e çmimit më të ulët, por dhe çmimit të bursës, elementëve fiskal dhe marzhit më të ulët të fitimit dhe së dyti, nuk ka ndonjë dokument që të vërtetojnë se rritja e çmimit ka qenë shkaku i dështimit të tenderit. Për më tepër, që diferenca në kohë është më pak se dy muaj nga studimi i tregut i bërë.

– analiza e shkaqeve të anulimit të procedurës së blerjes së karburantit për vitin 2012 është formal, pasi nuk bëhet fjalë për procedurë kërkesë për propozim, por me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit, si dhe nuk argumentohet pjesëmarrja e ulët me rritjen e çmimit.

– pas anulimit të procedurës “Blerje karburanti për vitin 2011”, autoriteti kontraktor ka ndryshuar procedurën e prokurimit nga kërkesë për propozim në “me negocim pa shpallje 5 paraprake të njoftimit”, në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007, kreu IV, pika 5 shkronja a, kjo e fundit përdoret kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme mbi  ose nën kufirin e ulët monetar nuk është dorëzuar asnjë ofertë apo kërkesë e përshtatshme, në fakt në procedurën e dytë është dorëzuar një kërkesë e përshtatshme.

– gjatë konsultimeve paraprake me fituesin e tenderit “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore

faza II”, është konstatuar se ka mospërputhje midis preventivit përmbledhës të draftit të ngarkuar në sistem dhe projektit përkatës. Me këtë veprim NJP kanë tejkaluar kompetencat e tyre, pasi sipas fjalisë së fundit të shkronjës ç, të pikës 2 të kreut V të VKM nr. 1, datë 10.01.2007, Komisioni nuk kryen asnjë veprim tjetër, përveç atyre të përcaktuara shprehimisht në këto rregulla.

– pasi në përcaktimin e fondit limit në tenderin “Blerje veshmbathje” vërehet një rritje e konsiderueshme e mesatares se çmimeve krahasuar me çmimet fituese të një viti më parë për disa zëra.

5. Z. R……… I………, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave,

6. Z. B…….. P…….. në cilësinë e Anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave,

7. Znj. R…….. A…….në cilësinë e Anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave,

8. Znj. R….. P….. në cilësinë e Anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pasi, – kanë mbajtur procesverbal, bazuar në konsultimet paraprake midis autoritetit kontraktor dhe firmës fituese për tenderin “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore faza II”, ku është konstatuar se ka mospërputhje midis preventivit përmbledhës të draftit të ngarkuar në sistem dhe projektit përkatës, duke tejkaluar kompetencat e tyre, pasi sipas fjalisë së fundit të shkronjës ç, të pikës 2 të kreut V të VKM nr. 1, datë 10.01.2007, Komisioni nuk kryen asnjë veprim tjetër, përveç atyre të përcaktuara shprehimisht në këto rregulla.

– baza ligjore e shprehur në shkresën nr. 378, date 25.10.2011 për njoftimin e subjektit për anulimin e procedurës së tenderit “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore faza II” për nenin 24 të LPP është e gabuar, pasi anulimi i një procedure nga Autoriteti kontraktor bëhet vetëm për arsye të interesit publik, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës, si dhe kur Komisioni i Prokurimit Publik vendos anulimin e tij. Asnjëra nga këto te dyja nuk ka ndodhur për anulimin e kësaj procedure.

– nga shqyrtimi i ofertave të tenderit “Blerje karburanti për vitin 2012”, me votim të

anëtarëve të KVO është skualifikuar subjekti Fjortes Shpk, me arsyetimin se nuk ka paraqitur grafikun e lëvrimit, megjithëse grafiku nuk ka qenë pjesë e DST, si dhe ky afat në fakt del gjatë shqyrtimit të dokumenteve te tjera në ofertën e këtij subjekti. Në raportin përfundimtar është përcaktuar anulimi i kësaj procedure me kualifikimin vetëm të një subjekti. Ky veprim është në kundërshtim me LPP, neni 47, pasi Autoriteti kontraktor skualifikon çdo kandidat ose ofertues, që paraqet të dhëna të rreme ose një dokument të falsifikuar, për qëllime kualifikimi. Aq më tepër që në formularin e çmimit te ofertës të këtij subjekti është vendosur data 31.12.2012 dhe për këtë shkak procedura nuk duhej anuluar.

III. Bazuar në Ligjin nr. 9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, neni 46, pika 1 dhe 2, i rekomandojmë Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit vlerësimin për konflikt interesi për:

1. Zj. A…. D….., me detyrë audite e Drejtorisë së Auditit të Brendshëm në MPPT, pasi:

– bashkëshorti saj i punësuar në subjektin privat “E…….” Shpk ka përfituar nga procedurat e prokurimit me blerje të vogla në dy raste: Hartimi i projekt-preventivave për

6 “Rikonstruksioni i terminalit të pasagjerëve”, si dhe në “Thellimi i hauzit të portit”

Shënimet teknike dhe Specifikimet teknike, në një kohë që Porti Detar SHA Vlorë është audituar prej saj, në cilësinë e anëtares së grupit të auditimit.

Shënim: Auditimi i krye nga audituesit Gjovalin Preçi, Alfonc Gabili, Abdulla Duka, më tej u shqyrtua nga k/auditues Mimoza Lloji, Drejtori i Departamentit Athanas Karaja, Drejtori i Drejtorisë Juridike dhe Kontrollit të Cilësisë Ermal Yzeiraj, si dhe u verifikua si praktike nga Drejtori i Përgjithshëm Helga Vukaj.

Comments are closed.