Kërkime në Sharrë, mbi 20 ushtarakë në dhjetëra dynymë tokë

0
274

Elton Qyno

landfilldiZgjerohet perimetri i kërkimeve për gjetjen e trupit të Julian Çelës

Tetë ditë pas arrestimit të Prrenjasit, asnjë gjurmë për trupin e minorenit

 

Kur kanë kaluar 8 ditë nga koha që mostra i Laprakës Ardian Prrenjasi ka treguar vendin se ku kishte hedhur trupin e pajetë të Julian Çelës, policia, forcat e ushtrisë, por edhe prokuroria, nuk kanë gjetur asnjë shenjë, që mund t’i fuste në gjurmën e vendndodhjes së trupit. Kërkimet për gjetjen e trupit kanë nisur pas 24 orësh pezullim, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ndërkohë që sapo qielli është kthjellur, forcat e ushtrisë, policia si dhe prokurori i çështjes Ervin Karanxha, kanë qenë gjatë ditës së djeshme, në landfillin e Sharrës, ku dhe kanë kryer gërmime në disa zona. Gjatë ditës së djeshme në kërkime kanë marrë pjesë dhjetëra forca të ushtrisë, të cilat mendohet se kanë qenë mbi 20 efektivë të ushtrisë. Të gjithë këta sipas, prokurorëve të çështjes janë hapur në një zonë të gjërë, duke kërkuar në mënyrë të vëmendshme të gjithë territorin ku mendohet se është hedhur trupi i pajetë i 11-vjeçarit Julian Çela. Ky i fundit duket se qëndron nën plehra prej gati katër muajsh dhe se ende dhe sot nuk dihet asnjë gjë rreth asaj, që ka ndodhur me trupin e minorenit. Mostra i Laprakës, ka pohuar se ka mbështjellë trupin në me një batanije, por që në fakt gjatë tetë ditëve kërkime nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë nga batanija, por edhe nga ndonjë rrobë, apo atlete e 11-vjeçarit Julian Çela. Ky i fundit është mbytur në datën 30 nëntor 2012, nga 45-vjeçari Ardian Prrenjasi, i cili ka pohuar se këtë veprim e ka kryer për shkak se minoreni nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me Prrenjasin.

Kërkime në 20 dynymë

Për gjatë ditës së djeshme, prokurori i çështjes Ervin Karanxha ka urdhëruar zgjerimin e perimetrit të kërkimit, njëkohësisht edhe kryerjen e gërmimeve në një thellësi prej dy deri në tre metra. Vetë prokurori Karanxha ka qenë prezent gjatë këtyre ditëve të kërkimit të trupit të Julian Çelës, ndërkohë që ai shprehet i bindur se në të ardhmen do arrijë ta gjejë trupin e Julianit. Aktualisht prokuroria po kërkon në një sipërfaqe prej 20 dynym dhe se prej tetë ditësh nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë për vendndodhjen e 11-vjeçarit. Lidhur me ketë ngjarje, gjatë ditës së enjte, prokuroria e Tiranës në prani edhe të oficerëve të policisë, kanë rimarrë në pyetje 45-vjeçarin Ardian Prrenjasi, i cili ka treguar edhe një herë tjetër se i qëndronte plotësisht deklarimeve të dhëna, ndërsa për sa i përket vendit të hedhjes së trupit të pajetë të 11-vjeçarit, Prrenjasi ka treguar se pikërisht vendi ku ka treguar ditën e parë, ishte hedhur në mesnatën e 30 nëntorit 2012 trupi i Julian Çelës. Kërkimet për gjetjen e këtij të fundit kanë zgjatur deri në orën 15:00, ndërkohë që ato pritet të rifillojnë sërish ditën e sotme.

Mali me plehra

Gjatë këtyre 3 muajve janë shkarkuar në vendin e hedhjes së mbeturinave, dhjetëra tonelata plehra, duke krijuar një pirg të madh të tyre, pikërisht në zonën ku mendohet se është hedhur trupi i pajetë i 11-vjeçarit Julian Çela. Vetë familjarët kanë kërkuar që të marrin situatën në dorë, duke ushtruar kontrolle private në landfillin e Sharrës, por që në fakt një gjë e tillë nuk është lejuar nga ana e policisë së Tiranës. Në zonë nuk është lejuar të hyjë asnjë person, pasi tashmë zona është rrethuar me shirita policie, duke bërë që në të të kenë akses vetëm efektivat e policisë, prokuroria dhe forcat e ushtrisë. Ndërkohë që prokuroria ka kërkuar largimin e punëtorëve të firmës “Korsel”, pas dyshimeve se ndonjëri prej tyre mund të ketë bashkëpunuar me Prrenjasin dhe për pasojë mund të fshehë gjurmët në vendngjarje.

Po kërkojmë maksimalisht në Sharrë

Hamzallari: Prrenjasi ishte i

panjohur për policinë tonë

Luan Hamzallari, shefi i seksionit të Krimeve të Rënda në Tiranë, në një intervistë në “Channel One”, ka pohuar se mostra i Laprakës nuk ka qenë i njohur fare për policinë e Tiranës, pasi ai ka lindur në Prrenjas, dhe se në Tiranë ka jetuar në zona të ndryshme në banesa me qera. “Ardian Prrenjasi nuk ka qenë i njohur nga strukturat tona të Tiranës si person pedofil, apo si banor i Tiranës. Ai ka qenë një banor i qytetit të Prrenjasit dhe nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë banues i Tiranës që prej vitit 2008. Në fillim ka qenë në “Ali Dem”, më pas në “Don Bosko” dhe më pas në Laprakë. Banesat e tij kanë qenë me qera dhe ka qenë i njohur me banorët përreth dhe jo i evidentuar si një person me këtë lloj tendence nga ana jonë. Megjithëse ka pasur një vendim gjykate për të cilin ne jemi njohur kohët e fundit nga media. Vendimi është për heqje të paligjshme të lirisë dhe është liruar me 60 mijë lekë të reja”, – ka pohuar oficeri Luan Hamzallari. Më tej ky i fundit ka shtuar se janë vënë në dispozicion nga policia ashtu edhe institucione të tjera si ministria e mbrojtjes, pushteti lokal, bashkia e Tiranës dhe firma private e cila menaxhon sot plehrat e sharrës, mjete të ndryshme për kërkim e trupit të Julian Çelës. “Por sigurisht që veprimet do të jenë të koordinuara që të mos ketë rrëmujë dhe gjithnjë nën mbikëqyrjen e grupit hetimor”, – u shpreh Hamzallari.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency