Drogë në stafin e Rihannës

0
174

Rihanna-Autobusi i turit të Rihanna është ndaluar në kufirin mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në të është gjetur një sasi e vogël marijuane. Sipas “The Sun”, agjentët e policisë ndjenë një erë të dyshimtë dhe vunë në punë qentë që gjetën tek një pasagjer lëndën e paligjshme. Mësohet se këngëtarja nuk ka qenë në këtë autobus. Rihanna gjithmonë e ka pranuar se përdor marijuanë dhe gjithmonë poston foto në rrjetet sociale duke tymosur, megjithatë deri në momentin që ajo e ka pasur për përdorim vetjak, nuk ka qenë një problem. Deri më tani këngëtarja nuk është shprehur në lidhje me këtë incident, po ajo ka vërtetuar se nuk pëlqen që ti fshehë gjërat. Edhe nga stafi i saj nuk ka ende një reagim zyrtar, dhe duket se të gjithë kanë vendosur ta kalojnë në heshtje këtë ndodhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency