Daçiç, Thaçi, përballë në OKB

0

dacicKryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehën dje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pikëpamjet e tyre për bisedimet që po zhvillohen mes dy palëve në Bruksel. Ndërkohë, Rosemary DiCarlo, zëvendës ambasadorja amerikanë në Kombet e Bashkuara, tha se dy palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje.

Loading...

Në diskutimin e tij, Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendi i tij është gati për dialog, por nuk është gati për t’u poshtëruar dhe nuk është i gatshëm të pranojë standarde të dyfishta, Ai tha se Beogradi nuk do të dorëzojë sovranitetin dhe nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij se pavarësia e Kosovës është e papranueshme. Zoti Daçiç tha se zgjidhja e situatës kërkon kompromise si nga pala shqiptare, ashtu edhe serbe.

Pjesëmarrja në takimet e Brukselit, tha kryeministri serb, vërteton se Serbia është e gatshme dhe e angazhuar për masa që forcojnë besimin e ndërsjellë. Synimi përfundimtar në këto bisedime është gjetja e një zgjidhjeje të përhershme që do të sjellë paqe dhe që të jetë e pranueshme nga të dyja palët.

Kryeministri Daçiç tha se qeveria e tij është e vendosur të punojë për një zgjidhje, por kërkon nga Prishtina që të tregojë vullnetin e nevojshëm politik, gatishmërinë dhe kurajon që kërkon gjetja e një kompromisi.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi foli për sfidën kryesore të vendit të tij: integrimi i plotë dhe funksional i veriut në shtetin e Kosovës.

Ai tha se strukturat paralele qëndrojnë pas akteve kriminale për të trembur popullatën vendase. Kjo situatë përbën një kërcënim serioz për tërë sigurinë në rajon, u shpreh kryeministri Thaçi, duke bërë thirrje për zgjidhjen sa më parë të këtij problemi. Ai fajësoi Serbinë për luajtjen e një roli jokonstruktiv, përmes mbështetjes që u jep strukturave paralele.

Duke folur për bisedimet me Serbinë, zoti Thaçi tha se suksesi në këtë proces rezulton vetëm në fitues për të dyja palët. Ai i bëri thirrje Beogradit ta shfrytëzojë këtë moment për t’u treguar më i arsyeshëm në qëndrimin e tij në bisedime. Ai theksoi se tema si sovraniteti, statusi apo integritetin territorial të Kosovës, janë të paprekshme në bisedime.

Kryeministri Thaçi tha se raundet e bisedimeve kanë sjellë arritje të konsiderueshme që janë shpresë për rezultatin përfundimtar. Por ai shprehu keqardhje për kërkesën serbe për një autonomi territoriale, duke e cilësuar si një pengesë strukturale për paqe dhe pajtim etnik si dhe qeverisje efektive. Çdo tendencë për ri-hartimin e kufijve do të përshkallëzojnë tensionet tha zoti Thaçi.

Ndërkohë, zëvendësja e misionit amerikan në OKB, Rozmari Dikarlo, u shpreh se shenjat e deritanishme tregojnë se palët në bisedime janë pranë një marrëveshjeje dhe ajo bëri thirrje për daljen me kompromis në takimin e 2 prillit.

 

 

Qiproja lufton të shmangë falimentin, Rusia i kthen krahët

Bashkimi Evropian i ka dhënë kohë deri të dielën Qipros që të gjejë miliarda eurot për të cilat ka nevojë në kuadër të paketës shpëtuese, ose do të përballet me një kolaps të sistemit të saj financiar që mund ta bëjë atë që të dalë nga eurozona. Në një shenjë se po përgatitet për të keqen, qeveria qipriote shqyrtoi fuqitë e saj, të enjten, për të vendosur kontrolle kapitali, në mënyrë që të kontrollojë që flukset e kapitalit të dalin nga vendi në rast se nuk do të ketë marrëveshje, përpara se të hapen bankat, pas mbylljes së kësaj jave.

Parlamenti do të mblidhet më vonë të premten për të debatuar lidhur me rrugëzgjidhjet. Por edhe ato nuk duket se do të arrijnë të japin zgjidhje për një plan të premtuar B, për të siguruar 5.8 miliardë eurot e kërkuara nga BE, në këmbim të paketës shpëtuese 10 miliardë euro nga BE dhe FMN. Të martën, ligjvënësit e zemëruar kanë hedhur poshtë një taksë për depozitat, duke e quajtur propozimin e mbështetur nga BE “vjedhje e bankave”. Banka Qendrore Evropiane, e cila i ka mbajtur bankat qipriote në funksion përmes një linje jetësore likuiditeti tha se qeveria ka kohë deri të hënën për të gjetur një zgjidhje, ose fondet do të ndërpriten. Në Bruksel, një zyrtar i lartë i BE-së i tha Reuters se një tërheqje e ECB-së mund të nënkuptojë që bankat më të mëdha të Qipros të përballen me probleme, duke shteruar depozitat që ajo është angazhuar të mbrojë dhe ndoshta duke e detyruar vendin që të dalë nga euro.

Ministri i financave i Qipros u largua nga Moska duar bosh të premten, pasi Rusia refuzoi apelin për ndihmë, duke bërë që ishulli të përpiqet tashmë për të arritur një marrëveshje shpëtimi me Bashkimin Evropian përpara të martës së javës së ardhshme, ose të përballet me kolapsin e sistemit të saj financiar. Ky refuzim e la Qipron të izoluar, ndërkohë që përballet dhe me një afat për të gjetur miliarda eurot të kërkuara nga BE në kuadër të paketës shpëtuese prej 10 miliardë eurosh. Pa këtë marrëveshje, Banka Qendrore Evropiane ka thënë se ajo do të ndërpresë linjën e fondeve emergjente ndaj bankave problematike të vendit, duke shtyrë në mënyrë potenciale Qipron nga monedha e përbashkët e Evropës.

“Bisedimet kanë përfunduar për sa i përket palës ruse”, tha ministri rus i Financave, Anton Siluanov, për gazetarët, pas dy ditësh bisedimesh me kolegun e tij qipriot, Michael Sarris.

 

 

 

 

      Info Bota 

Nisin hetimet zyrtare kundër Sarkozy-së

 

Në Francë kanë nisur hetimet zyrtare kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy.

Ai akuzohet se ka marrë kontribute të paligjshme për të financuar fushatën e tij zgjedhore më 2007. Sarkozy thuhet se ka përfituar nga trashëgimtarja e kompanisë së kozmetikës L’Oreal, Liliane Bettencourt, e cila është gruaja më e pasur e Francës.

Në vitin 2006, ajo është shpallur e çmendur.

Sarkozy ka mohuar të ketë marrë fonde nga Bettencourt. Skandali mund të dëmtojë shanset e tij për një rikthim të mundshëm në politikë.

 

Universi, 100 milionë vjet më i vjetër

 

Shkencëtarët thonë se universi duhet të jetë më i vjetër seç është besuar më parë.

Një ekzaminim më i përafërt i rrezatimit që ka mbetur nga krijimi i universit dëshmon se Bing Bangu ka ndodhur 13.8 miliardë vjet më parë. Me këtë përllogaritje, del se universi është krijuar 100 milionë vjet më herët seç është vlerësuar deri më tash. Këto gjetje janë publikuar në kuadër të rezultateve nga hulumtimet e bëra nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

 

 

Nisin hetimet për vdekjen e Magnitskit

 

Gjykimi i avokati Sergei Magnitsky, cili ka vdekur në paraburgim është vendosur të rinisë sot në Moskë. Magnitsky ishte paraburgosur në mënyrë ligjore dhe kishte vdekur nga komplikimet në zemër në vitin 2009. Magnitsky ishte ngarkuar për mospagesë të tatimeve pasi, më parë, i kishte akuzuar zyrtarët. Vdekja e tij, shkaktoi një protestë ndërkombëtare dhe shkaktoi tensione mes Uashingtonit dhe Moskës. Shtetet e Bashkuara, kanë miratuar legjislacion për mosdhënie të vizave dhe sanksione financiare kundër zyrtarëve rusë, që janë të implikuar në këtë rast.

Më 19 mars, Rusia pati ndërprerë hetimet për vdekjen e Magnitsky.

Loading...