• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Kulturë

Info/kult

21 March, 2013
in Kulturë
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

teaterLeksione nga teatrot e Evropës në Tiranë

Anëtarët e Konventës Evropiane Teatrore (ETC), rrjetit lider evropian të teatrove publike, do të takohen në Tiranë, Shqipëri, nga 21-24 mars 2013 për Asamblenë e tyre të Përgjithshme, të parën për këtë vit. Të mikpritur nga Teatri Kombëtar Shqiptar, ky takim pranveror konsiderohet nga organizatorët i veçantë për shkak se është mbledhja e parë e të gjithëve në vitin kur organizata feston 25-vjetorin e saj. Për të shenjuar këtë rast të veçantë janë ftuar të marrin pjesë në debate mysafir nga rrjetet Artistike lider në Evropë, të diskutojnë rreth temës së konferencës e cila është, “Teatri Evropian – Një mundësi për të qenë të ndryshëm”. Konferenca hapet sot zyrtarisht.

LexoEdhe

Meta takon studiuesin e historisë Bernd Fischer: Mirënjohje për kontributin e tij në ndriçimin e historisë sonë!

“Beethoven përtej kufijve kulturorë”. Miliona euro për 250-vjetorin e lindjes!

‘Tërë jetën u mundova me ba Shqipni, por zor qenka, bre…’

Pas kësaj do të vijojnë dy ditë intensive me takime dhe debate ku do të diskutohen sfidat që has teatri evropian dhe do të nënvizojmë mundësitë që çdo teatër ka për të vazhduar të zhvillohet dhe të jetë i ndryshëm nga të tjerët. Paneli i hapur i diskutimeve të premten 22 mars, do të eksplorojë rrugët e reja të rrjeteve evropiane të teatrove, këtu do të mbajnë fjalën: Manfred Beilharz nga Instituti Ndërkombëtar Teatror, Staffan Valdemar Holm, Hugo de Greef nga Shoqata e Festivalit Evropian dhe Christina Muller përfaqësuese e ETC. “Kjo mundësi e vyer për të dëgjuar opinionin e ekspertëve do të jetë e hapur edhe për publikun e gjerë dhe për studentë nga Akademia e Arteve në Tiranë”, – thuhet në njoftimin për mediat. Përgjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, delegatët do të takohen gjithashtu në komisione special për të diskutuar një numër projektesh artistike bashkëpunuese të ETC-së. Këto përfshijnë Turin Teatror Pranveror të ETC-së (18-24 Prill 2013) si dhe Festivali i të Rinjve Evropianë 2 (13-18 maj 2013), sikurse dhe Arti i të Moshuarve (2013-2015), një kërkim i madh ndërkulturor dhe krijimi i një projekti skenik i cili angazhon realitetet dhe sfidat e shoqërisë së vjetër në moshë evropiane dhe një studim zhvillimor të ri për audiencën bazuar në praktikat më të mira që do të jetë studimi i parë në llojin e vet në nivel evropian. Këto projekte janë iniciativa të ambicieve të ETC-së për të vazhduar trashëgiminë e krijuar në këto 25 vite të fundit për promovimin dhe dhënien e kontributit për progresin e teatrit evropian teksa gjithmonë merr shansin për të treguar që teatri mund të jetë ndryshe dhe të bëjë ndryshimin në shoqërinë kontemporane evropiane.

 

 

Përurimi i memorialit për izolimin komunist “Post Blloku”

 

Me iniciativë të Bashkisë së Tiranës u krijua memoriali “Post Bllok” me një pjesë të Murit të Berlinit, bunkerin që ndodhej në hyrjen kryesore të “Bllokut” dhe shtylla betoni nga galeritë e minierave të kampit famëkeq të Spaçit. Copa e murit me peshë 2.6 tonë është një dhuratë e qytetit të Berlinit për qytetarët e Shqipërisë, e cila u soll në Tiranë me iniciativën e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED. Në inaugurim do të marrë pjesë Kryeministri shqiptar dr. Sali Berisha, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha dhe drejtuesja e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës, dr. Anna Kaminsky. Me segmentin e murit të vendosur në Tiranë, Shqipëria është një shtet tjetër i cili merr një pjesë të murit të Berlinit si një simbol të lirisë. Dokumentimi “Muri i Berlinit në Botë” i Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës regjistron më shumë se 120 segmente të murit, të cilat janë ekspozuar në të gjitha kontinentet e banuara.

 

Ne duam njerëz të lirë

 

Me ekspozitën “Ne duam të jemi njerëz të lirë!” kujtohet kryengritja popullore e datës 17 qershor 1953 në RDGJ”. Prej të martës më 26 mars, deri më 12 prill, ekspozita do të jetë e hapur në mjediset e ambasadës gjermane, që hedh dritë që me krijimin e diktaturës së SED, mbi revoltën e parë antistaliniste të vitit 1953 në Hungarinë e vitit 1956, në Pragë në vitin 1968 duke përfunduar me vitin 1989. 17 Qershori është festuar që nga viti 1954 deri në ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 si “Dita e Unitetit Gjerman”, festa kombëtare e Republikës Federale të Gjermanisë. Ekspozita do të hapet nga ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper dhe Drejtuesja e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës, dr. Anna Kaminsky.

 

Konferenca e 14-të e Këshillit Arkeologjik Evropian

Ekspertet e monumenteve të kulturës shqiptare për dy ditë me radhë do të ndajnë shqetësimet që ato hasin në fushën e gërmimeve arkeologjike dhe konservimit të objekteve me specialistet më të mirë evropianë. Përfitimet nga eksperienca e ekspertëve evropianë sipas drejtorit të Shërbimit Arkeologjik është e dyfishtë.

Shqipëria është anëtarësuar me drejta të barabarta në Këshillin Arkeologjik në vitin 2011. Për dy ditë në datat 21- 22 mars ekspertët më të mirë evropianë në fushën e trashëgimisë do të kumtojnë rreth risive dhe metodave të reja të kërkimit shkencor arkeologjik dhe restaurimin e objekteve. Për herë të parë Këshilli Arkeologjik Evropian ka përzgjedhur Shqipërinë për zhvillimin e këtij takimi të rëndësishëm.

ShareTweetPin
Previous Post

Koha që Qiproja të dalë nga Eurozona

Next Post

Dënuar si “mëkatar publik”

linda

linda

Next Post

Dënuar si “mëkatar publik”

Lajmet e fundit

Aktualitet

‘Çelësi janë qytetarët.’ Fevziu: Ja çfarë do të bëjnë ndërkombëtarët…

by redaktori
21 February, 2019
0

'Tërheqja e opozitës është një lëvizje që të rrëzojë një sistem autoritarist, kurse sipas Ramës për t’iu shmangur reformës më...

Read more

‘Ronaldo nuk ka 5 Champions League!’ Presidenti i Atletikos kundër portugezit

21 February, 2019

Manjani nuk kursehet, degjeneron Ramën: Shumëzon me 0 të gjitha tr.pllëqet që këpusin mizat e kalit rreth tij

21 February, 2019

Blerja e votave në Vorë! LSI i përgjigjet Ramës: Të ka hyrë frika në palcë…

21 February, 2019

“Nuk jam i rënë nga qielli”. Flamur Noka ja plas Ramës: O mashtrues, o delenxhi e i pafytyrë lëri…

21 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -