Edhe një shans për një marrëveshje

0
131

kosoveRaundi i shtatë i bisedimeve mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiç duhet të sjellë përparim në këtë fazë të dialogut. Në Bruksel shpresojnë rezultate pozitive, por përmendin edhe “mundësinë e marrëveshjes” më 22 Prill.

 

 

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton do të përpiqet për të shtatën herë të ndihmojë kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi që të afrojnë qëndrimet e tyre në arritjen e një përparimi “të qëndrueshëm dhe të dukshëm” drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Dhe ndërsa raundet e mëparshme të bisedimeve në Bruksel janë cilësuar me epitetet “kyç” dhe “vendimtar”, ajo çfarë e dallon këtë takim nga të tjerët është fakti se atij i paraprin një aktivitet i fuqishëm diplomatik dhe konsultime, sidomos në linjën Bruksel-Beograd dhe Beograd-Prishtinë.

 

Prishtina dhe Beogradi me interpretime të ndryshme

Ndërsa nga Beogradi dhe Prishtina arritën interpretime të ndryshme sa i përket një marrëveshjeje të mundshme kur bëhet fjalë për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, e cila do të ishte edhe çelësi për një zgjidhje më të plotë të çështjes së Kosovës, në Bruksel përsëritet qëndrimi zyrtar se ende janë në pritje të një marrëveshje mes dy palëve. “Për çdo marrëveshje në dialog kërkohet pëlqimi i të dyja palëve, përkatësisht i të dy kryeministrave. Përpjekjet tona janë orientuar drejt arritjes së përparimit në dialog. Zonja Ashton ishte në Beograd dhe Prishtinë, ka pasur konsultime intensive dhe kjo punë po vazhdon ende”, tha zëdhënësja e shefes së diplomacisë së BE-së, Maja Kocijançiq.

Në Bruksel presin që ata të shohin një “përparim” në kuadër të dialogut dhe këtë e quajnë si një “mundësi historike” për të gjitha palët, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Zgjerimin e BE-së, Pierre Mirel, ky është një shans për të treguar se “çështje të vështira dhe të ndjeshme mund të zgjidhen përmes negociatave dhe kompromisit”.

Para arritjes në Bruksel, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se “marrëveshja me Serbinë është e mundur, nëse ajo heq dorë nga ‘krijimi i Republikës Srpska’ në pjesë të Kosovës”. Ndërkohë që Prishtina vazhdon të këmbëngulë në një zgjidhje që do të jetë në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, nga Beogradi arrijnë informata kontradiktore: sipas disave “Prishtina ka lëshuar pe” ndërsa sipas disa të tjerave “Prishtina nuk ka lëvizur shumë nga qëndrimi i saj fillestar” lidhur me dhënien e kompetencave ekzekutive për bashkësinë serbe në Kosovë.

Arritja e marrëveshjes mund të shtyhet deri nga mesi i prillit

Burime diplomatike në Bruksel vlerësojnë se një marrëveshje për kompetencat është e mundshme, por gjithashtu përmendin mundësinë e mbajtjes së një raundi tjetër të bisedimeve në ditët e ardhshme, ndoshta në fillim të prillit.

Edhe pse deri tani 16 Prilli është quajtur si “Dita D”, kur Komisioni Evropian dhe shefja e diplomacisë së BE-së duhet të raportojë para vendeve anëtare mbi progresin e Serbisë dhe Kosovës në procesin e reformave dhe dialogut, në zyrën e Catherine Ashton thonë se për 22 prill është planifikuar një fjalim i baroneshës Ashton në Këshillin e Ministrave të BE-së, i cili pastaj deri në qershor do të duhej të shqyrtonte mundësinë e fillimit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë dhe negociatave për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit me Kosovën.

Si Beogradi ashtu dhe Prishtina, megjithatë, duhet t’i kenë parasysh paralajmërimet e shteteve anëtare që të mos presin momentin e fundit për të arritur një marrëveshje dhe se më e rëndësishme se marrëveshja është zbatimi i saj konkret.

 

 

 

 

Problemi i veriut të Kosovës, problem i gjithë Ballkanit

“Turqia e mbështetë njohjen e Kosovës prej shumë vendeve të botës, dhe se e përkrahë atë në anëtarësimin në Organizatat ndërkombëtarë”

Gjendja e tensionuar në Veriun e Kosovës, nuk është probleme vetëm i Kosovës, por i gjithë Ballkanit. Zgjidhja e vetme e kësaj është dialogimi, mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu tha kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Xhemil Çiçek, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kryeparlamentari Turk tha se Turqia e përkrahim dialogun mes Kosovës dhe Beogradit, dhe se të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash, sipas tij, duhet të përmbushën në plotni. “Ndihem i ngazëllyer qe po u drejtohem ne emër te popullit dhe shtetit tim. Me këtë rast dua tu urojë me rastin e pesë vjetorit te pavarësisë së Kosovës. Kosova në 5 vjetorin e pavarësisë së sajë ka hedhur hapa të mëdhenj për në botën e moderuar. Suksesi më madh në këto vite është përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur”, tha Çiçek. Ai tha se Turqia e mbështetë njohjen e Kosovës prej shumë vendeve të botës, dhe se e përkrahë atë në anëtarësimin në Organizatat ndërkombëtarë. Zyrtari nga Turqia ka falënderuar popullin e Kosovës për marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë mes vete dy vendet.

Deklarata
“Sikurse e dini edhe ju, vëllai im Jakup Krasniqi ka bërë dy vizita te ne, ne jemi ndjerë krenar qe kemi prit atë, dhe kemi biseduar gjera te frytshme. Marrëdhëniet tona ndërparlamentare besoj që do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen”. Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit Jakup Kransiqi vlerësojë se ardhja e Çiçek në Kosovë është shprehje e qartë e marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes dy vendeve. “Kontributi i Turqisë është shumë i madh, prandaj më lejoni edhe një herë të shprehim mirënjohjen tonë për këtë shtet mik. Ne presim që të vazhdojë ndihma e Turqisë për njohjen tonë në organizatë ndërkombëtare dhe arenën ndërkombëtare në përgjithësi”, tha Krasniqi. Në seancën solemnët kanë marrë pjesë edhe presidentja, Atifete Jahjaga, ish-presidenti, Fatmir Sejdi, ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci, etj. Ndërkohë, me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Xhemil Çiçek, u takua kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi. Paqja në rajon varet nga ruajtja e integriteti territorial të Kosovës, kështu deklaroi Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Xhemil Çiçek i cili po qëndron në një vizitë në vendin tonë. Çiçek pas takimit me kryeparlamentarin e Kosovës Jakup Krasniqi tha se Turqia është duke vazhduar lobimin për njohjen e Kosovës. Për Turqinë Republika e Kosovës është një vend tejet i rëndësishëm, prandaj edhe marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë vetëm marrëdhënie zyrtare por edhe për tej saj. Kështu deklaroi kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Xhemil Çiçek, pas takimit me homologun e tij Jakup Krasniqi. Ai tha se Turqia konsideron se paqja në rajon varet nga ruajtja e integritetit territorial të Kosovës. “Kushti primar i ruajtjes së stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në rajon është ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës, sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Të gjitha lajmet nga Kosova dhe të gjitha qëndrimet në lidhje me Kosovën, ne i vlerësojmë në këtë aspekt”, tha ai.

Njohja

Duke folur për rolin e Turqisë në njohjen e Kosovës nga vendet arabe, Çiçek tha se Turqia është për arritjen një pozicioni të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, prandaj njohja e Kosovës nga sa më shumë shtete të botës është prioritet i saj. “Çështja e njohjes së Kosovës është një çështje që Turqia gjithmonë e ka dhënë kontributin e saj dhe do ta jap në të ardhëm. Sa i përket njohjes nga vendet arabe, momentalisht ato kanë probleme të brendshme dhe domosdo ndikojnë në çështjet e politikës së tyre të jashtme”, tha ai. Në këtë kuadër kryetari i kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka falënderuar shtetin e Turqisë për mbështetjen e dhënë dhe i vlerësoi marrëdhëniet me Turqinë të shkëlqyera në të gjitha sferat: “Marrëdhëniet tona mes dy parlamenteve janë duke u zhvilluar mjaft mirë, si në drejtimi të bashkëpunimit mes administratave dhe komisioneve të ndryshme parlamentare, por edhe mes institucioneve tjera qeverisë dhe presidentëve ekzistojnë gjithashtu marrëdhënie shumë të mira. Republika turke ka qenë mbështetëse shumë e fuqishme mirë gjatë këtyre viteve në botën arabe, për ta njohur Republikën e Kosovës”, tha ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency