Samiti i BE-së synon daljen nga kriza e rëndë që ka goditur kontinentin

0
286

parlamentiRecesion, papunësi, parti ekstremiste. Në samitin e radhës të BE-së do të ketë një përplasje idesh për rrugët e ndryshme të zgjidhjes

 

Shumë politikanë drejtues në Evropë po i zë dëshpërimi. BE ka kaluar vite të një politike të konsolidimit të ashpër, mirëpo përmirësimi nuk po shfaqet. Rritja ekonomike mbetet e dobët, madje shumë vende gjenden në recesion. Papunësia po arrin nivele kërcënuese, para së gjithash në jug. Numri i shteteve, që kanë nevojë për ndihmë, po rritet. Guy Verhofstadt, kryetari i fraksionit të liberalëve në Parlamentin Evropian, i numëron fatkeqësitë: “Ajo që shoh është ngjitja e ekstremit të djathtë në Greqi; në Itali nuk kemi qeveri, në Qipro banka të falimentuara, në Spanjë një brez të humbur, Franca, Belgjika dhe Holanda kanë nevojë për paketa të reja kursimesh, për të respektuar rregullat, dhe në fund, në Irlandë fillon viti i gjashtë i politikës së kursimit”. Shumë njerëz pyesin: Edhe për sa kohë do të bashkëveprojë populli, si në vendet e qëndrueshme si Gjermania, e cila duhet të ndihmojë, ashtu edhe në shtetet problematike, të cilat u dashka të vazhdojnë të kursejnë? A do të vijë një moment kur përballë këtyre kundërshtive Evropa do të shpërbëhet? Ky është sfondi i vështirë para të cilit takohen të enjten (14.3- 15.3.2013) dhe të premten në Bruksel krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së.

 

Nuk ka rrugë tjetër veç konsolidimit

 

Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, nuk do që ta paraqesë gjendjen më mirë se ç’është: “Disa kosto, të cilat duhet t’i përballojnë më të dobëtit në shoqëritë tona, po bëhen thjesht të papërballueshme”, – tha ai të mërkurën (13.3.2013) para Parlamentit Evropian në Strasburg. Prandaj, një ndarje më e drejtë e barrës duhet “të jetë element thelbësor i politikës sonë”. Kursi i konsolidimit nuk mund të anashkalohet, tha Barroso. “Nuk guxojmë të përsërisim gabimet e së kaluarës, duke grumbulluar borxhe të reja dhe duke i shtyrë për më vonë reformat strukturore për më shumë konkurrencë”.

 

 

Parlamenti, i sigurt në vetvete

 

Ndërkohë që Komisioni dhe Parlamenti Evropian patën kërkuar fillimisht më shumë para për buxhetin e BE-së, Këshilli Evropian do shkurtime. Kryetari i fraksionit të “Të Gjelbërve”, Daniel Cohn-Bendit, nuk është i vetmi që mendon se po të ulet buxheti i BE-së as ajo nuk mund të ndërhyjë në ato raste kur kanë dështuar qeveritë kombëtare. Parlamenti e refuzoi me shumicë të madhe të mërkurën (13.3.2013) propozimin e Këshillit Evropian. Qysh me herën e parë që i jepet mundësia për të thënë fjalën e vet në çështjen e buxhetit, Parlamenti i tregoi dhëmbët. Tani do të ketë negociata të reja me Këshillin Evropian për këtë çështje.

 

 

 

Hija e gjatë e Shtazit

Brezi i ri u bën pyetje sidomos prindërve: Pse keni bashkëpunuar? Pse jeni përshtatur?

 

Në fillim të viteve 1990, askush nuk priste që interesi për dosjet e Shtazit do të vazhdonte kaq gjatë. I ngarkuari federal për dosjet e shërbimit të Sigurimit të Shtetit në ish-Gjermaninë Lindore, Roland Jahn, paraqiti raportin e 11-të të veprimtarisë së tij. Ky raport paraqitet një herë në dy vjet dhe përmban shumë fakte interesante rreth strukturës së Shtazit dhe punës së tij.

Në fillim të viteve 1990 askush nuk priste që interesi për dosjet e Shtazit do të vazhdonte kaq gjatë. Në vitin 2011 pati rreth 80.000 kërkesa të paraqitura nga individë që donin të shihnin dosjet e Shtazit, në vitin 2012 ishin më shumë se 88.000.

Jahn e shpjegon këtë zhvillim me faktin se shumë njerëz që dalin në pension kanë tani kohë të merren me dosjet. Por edhe të rinjtë duan të dinë edhe më shumë se 20 vjet pas fundit të diktaturës në RDGJ më shumë rreth Shtazit dhe përfshirjen e mundshme të familjeve të tyre në këtë veprimtari.

 

“Pse keni bashkëpunuar?

 

Brezi i ri u bën pyetje sidomos prindërve, sqaron Jahn. “Pse keni bashkëpunuar? Pse jeni përshtatur? Si qe e mundur që ajo diktaturë të mbijetonte për kaq kohë?” Por për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës, si pjesë e shkurtimeve të përgjithshme buxhetore të qeverisë, shpesh aplikantët duhet të presin rreth dy vjet që të shikojnë dosjen.

 

Dosjet me raportet e Shtazit

Në qoftë se do t’i vinim në radhë dosjet me raportet që kanë shkruar spiunët dhe bashkëpunëtorët e Shtazit do të kishim një vijë 111 kilometra e gjatë. Por Roland Jahn thotë se “Ne duam që ta hetojmë tradhtinë në RDGJ nga pikëpamja cilësore”. Ai thotë se duhet të kemi një “vështrim të diferencuar” në lidhje me bashkëpunëtorët e Shtazit. Pyetjes se “pse dikush ka bashkëpunuar me Shtazin” nuk mund t’i përgjigjesh me statistika dhe etiketa, por këtë fenomen mund ta kuptosh më mirë përmes analizave dhe një vështrimi të diferencuar.

 

 

E ulin në fund të tavolinës, Pacolli braktis mbledhjen

Zëvendëskryeministri Bexhet Pacolli ka braktisur në mënyrë demonstrative takimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian. Ai u bë nervoz, për shkak se nuk ia kishin caktuar ulësen në krye të tavolinës, por në fund të saj. Pacolli, pasi shkëmbeu disa fjalë me zyrtarët që merreshin me organizimin, e lëshoi sallën ku ishte prezent Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, zv.kryeministri Hajredin Kuçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në këtë takim, merrnin pjesë të gjithë krerët e partive politike dhe janë të renditur sipas votave të marra nga qytetarët. Në këtë takim, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka shprehur përkushtimin e saj në përmbushjen e gjitha kritereve që i duhen Kosovës për integrim në Bashkimin e Evropian. Në adresimin e saj gjatë Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, mekanizëm ky i themeluar nga Presidenca, Jahjaga tha se integrimi evropian i Kosovës nuk ka alternativë. Në këtë kuadër ajo u zotua në përmbushjen e të gjitha kritereve që parashihen në procesin e integrimit. Presidentja Jahjaga vlerësoi edhe procesin e dialogut duke e konsideruar atë në një fazë të rëndësishme dhe të vetmen rrugë për të ndërtuar marrëdhënie të paqes Kosovë – Serbi. Ndërkaq, Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, paraqiti të arriturat konkrete dhe obligimet që ka Kuvendi i Kosovës në procesin e integrimeve evropiane. Ai tha se rruga për integrim do vullnet politik për të pasur sukses. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, i cili ndodhet për një vizitë në vend.

 

 

Vitamina e re për rinimin e trurit

Rezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar që konsumimi i përditshëm i një gote me lëng portokalli ndikon shumë në formën më të shpeshtë të dementias. Hulumtuesit suedezë kanë vërtetuar që vitamina C mund të ndihmojë në pengimin e proteinave toksike, të cilat në trurin e të sëmurëve formojnë pllakëza apo mpiksje të dëmshme. Hulumtuesit e Universitetit Lund shpresojnë që zbulimi i tyre do të mund të përdoret për ngadalësimin e avancimit të sëmundjes tek personat tashmë të sëmurë. “Kur indin trunor të minjve të sëmurë nga sëmundja e Alzheimerit e kemi trajtuar me vitaminë C, kemi vënë re shpërbërjen e agregateve të proteinës së helmueshme. Edhe pse ideja për efektin pozitiv të vitaminës C në sëmundjen e Alzheimerit është kontroverse, lajmi i mirë është që rezultatet tona hapin mundësi të reja për hulumtimin e vitaminës së përmendur dhe mundësive të saj”, – shpjegon udhëheqësja e hulumtimit dr. Katrin Mani. Interesante është që vitamina C nuk duhet domosdo të merret me ngrënien e frutave të freskëta. Gjatë këtij hulumtimi është përdorur vitamina C nga lëngu i freskët i krijuar me fruta të shtrydhur që ka qëndruar në frigorifer gjatë natës. Sëmundjen e Alzheimerit e karakterizon përkeqësimi i madh i funksioneve mentale. Kryesisht prek personat më të moshuar se 65 vjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency