Pedofili i Laprakës në verë martohej, jep dy vende në Sharrë

0
144

Elton Qyno

Julian Cela Kontrolle plehra 1

Dëshmia: Banonte me një vajzë të re, çifti planifikoi martesën

Policia: E gjetëm poshtë krevatit, fëmijën e kishte mbyllur në banjë

 

Megjithëse ka shfaqur sjellje të rënda pedofilie, mostra nga Përrenjasi kishte planifikuar të martohej këtë verë. Një fakt të tillë e kanë bërë me dije banorë të lagjes, ku banonte Ardian Prrenjasi, të cilët kanë treguar për gazetën “Standard” se pedofili bashkëjetonte me një vajzë të re nga zona e Peshkopisë, me të cilën kishin planifikuar të martoheshin këtë verë. “Nuk e priste mendja se ishte i tillë, se do e kishin vrarë vetë, përpara se të na vriste. Ai punonte me plehrat, ndërsa në shtëpi qëndronte vetëm një vajzë e re, e cila ishte nga Peshkopia. Bona e quanin dhe unë e takoja gjithmonë kur vinte makina e ujit, që mbushnin ujë. Dukej e qetë dhe shumë punëtore. Hera-herës nuk e shihnin në lagje, dhe kur e pyesnin burrin, na tregonte se kishte shkuar në shtëpi tek prindërit. Nuk e dimë se si jetonin, por kur flisja me Bonën, ajo më tregonte se kishin planifikuar të martoheshin këtë verë”, – ka rrëfyer për gazetën Naze Demçe, njëra nga fqinjat e Ardian Prrenjasit. Më tej ajo ka treguar se kishte mbetur pa fjalë kur kishte dëgjuar krimin e rëndë, duke pohuar: “…Nuk e dinim që plehramani të ishte i tillë, na vra fëmijët e lagjes. Atë ta varin, se s’ka dënim tjetër…”. Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë zonën, ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve janë shprehur se e kishin parë, por s’kanë pasur komunikim me të. Ndërkohë, për sa i përket shtetases Valbona, në momentin e abuzimit me fëmijën, kjo e fundit ka qenë në shtëpinë e saj. Tashmë ajo është marrë në pyetje nga ana e policisë.

Monstra në banesë

Ardian Prrenjasi, punëtori i kompanisë private “Korsel”, që ishte ngarkuar me pastrimin e kryeqytetit, është rikthyer gjatë ditës së djeshme nga policia në banesën e tij, të marrë me qera. Një grup efektivësh policie ka bërë shoqërimin e Prrenjasit, ku përpara hetuesve të çështjes ai ka treguar me detaje se si kishte arritur të fuste në banesë dhe më pas të abuzonte seksualisht përgjatë gjithë natës me fëmijën 10-vjeçar, që ishte djali i një punonjësi policie pranë një burgu në Shqipëri. Sipas rrëfimit të Ardian Prrenjasit, ai i ka kërkuar minorenit rreth orës 20:30 apo 21:00 që të shkonte me të në banesë, pasi i duhet ta ndihmonte për diçka. Fëmija ndodhej vetëm në rrugë dhe ka pranuar, por sapo ka hyrë brenda, dera e shtëpisë është mbyllur, ndërkohë përgjatë gjithë natës, ndaj tij pedofili ka ushtruar dhunë seksuale dhe psikologjike, duke e kërcënuar se nëse bërtiste, do t’i priste gjuhën me thikë dhe do ta varte. Ndërkohë, sipas Prrenjasit, në momentin kur ka hyrë policia, ai ndodhej i fshehur poshtë krevatit, ndërkohë që fëmijën e kishte mbyllur në banjon e shtëpisë. Sipas policisë, fëmija 10-vjeçar A. C. ka qenë shok i Julian Çelës, i cili e kishte shtëpinë vetëm 100 metra larg tij.

Sharrë, tregon dy vende

Në mëngjesin e djeshëm, Ardian Prrenjasi është transportuar në landfillin e Sharrës, aty ku ai ka treguar se kishte hedhur trupin e pajetë të 11-vjeçarit Julian Çela. Për gati 30 minuta, Prrenjasi së bashku me efektivët e policisë kanë ecur në plehrat e landfillit, ndërkohë që monstra nuk është treguar i saktë, duke pohuar vetëm dy vende, ku mund të ndodhej trupi. Të dyja vendet janë kontrolluar me imtësi, por nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e Julian Çelës. Nisur nga kjo situatë, në landfill janë dërguar dy qen nuhatës, të cilët së bashku me instruktorin e tyre, kanë bërë kontroll në të dyja zonat, por sërish ka qenë e pamundur për gjetjen e trupit të Çelës, djalit të zv.drejtorit të SHISH-it, Skënder Çela. Pas dështimit të policisë për gjetjen e trupit në landfillin e Sharrës kanë shkuar familjarët e Çelës, të cilët përgjatë gjithë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle në dy zonat e treguara, por në fakt nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të fëmijës 11-vjeçar.

Morti në familje

Familja Çela ka hapur dyert e shtëpisë, duke pritur të afërmit dhe miqtë, të cilët shkonin për ngushëllim. Babai i 11-vjeçarit, por edhe nëna e tij, kanë qenë të pafuqishëm për të reaguar, duke mos dashur të flasin në media. E gjithë shtëpia ka qenë e mbushur me miq dhe të afërm, duke u dhënë kurajë familjarëve, ndërkohë që disa të afërm të tjerë kanë kryer kontrolle në Sharrë për gjetjen e trupit.

 

“Do të vijmë në burg more qen”

Sharje e ofendime për monstrën

banorët e pështyjnë në furgon

Risjellja në banesën ku qëndronte me qera Ardian Prrenjasi ka sjellë reagimin e shumë prej djemve dhe burrave të kësaj zone, të cilët sapo e kanë parë në furgonin e policisë, kanë filluar ta shajnë dhe ofendojnë rëndë publikisht. “Do të vijmë në burg dhe do të ta fusim nga mbrapa…, ti duhet të digjesh o k…, në burg aty do të fusin hurin, plehrë…”, – ishin disa nga reagimet publike të bëra nga banorët e Laprakës. Pati disa prej tyre, që iu afruan furgonit të policisë, duke pështyrë xhamat e furgonit, si shenjë ofendimi ndaj gjestit shumë të shëmtuar, që Ardian Prrenjasi kishte bërë ndaj fëmijëve të zonës ku banonte. Policia e Tiranës kishte marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë, pasi në rast të kundërt kishte shumë gjasa që monstra i Laprakës të sulmohej nga disa banorë të zonës, për shkak edhe të gjendjes emocionale dhe tronditjes që kishin pësuar pas dëgjimit të krimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency