Papa dhe hija e gjatë e diktaturës

0
446

hija e diktaturesJo të gjithë argjentinasit janë të kënaqur me papën e ri. Presidentja e Argjentinës CCristina Fernández de Kircchner e ka uruar me vonëse dhe me tone të ftohta papën e ri për zgjedhjen në këtë post, gjë që edhe pritej. Presidentja me synime populiste dhe papa i ri konservator nuk kanë qenë kurrë në ndonjë miqësi politike. Kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen.

 

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kritikojnë papën e ri për mungesë distanccimi ndaj regjimit diktatorial në Argjentinë, në vitet 70-të. Por dëshmi për këto pohime nuk ka.

Jo të gjithë argjentinasit janë të kënaqur me papën e ri. Presidentja e Argjentinës CCristina Fernández de Kircchner e ka uruar me vonëse dhe me tone të ftohta papën e ri për zgjedhjen në këtë post, gjë që edhe pritej. Presidentja me synime populiste dhe papa i ri konservator nuk kanë qenë kurrë në ndonjë miqësi politike. Kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen.

Të tjerët kanë jo vetëm disa rezerva ndaj zgjedhjes së Papa Françeskos, por mendojnë madje se kjo zgjedhje ishte e gabuar. “Ne kemi menduar në fillim se po bëhej fjalë për ndonjë shaka. Zgjedhja e tij për ne nuk është e mirë”, thotë Gracciela Lois, nga organizata e të burgosurve dhe të zhdukurve për shkaqe politike. Gracciela Lois dhe aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut pohojnë se Françesko ka qenë tepër i afërt me regjimin diktatorial të viteve 70-ë. Në atë kohë Jorge Mario Bergoglio ishte shef i jezuitëve në këtë vend.

 

Kritika të rënda

Ai duket se ka pasur dijeni për rrëmbimet dhe keqtrajtimet e kundërshtarëve të regjimit. CCarlos Pisoni nga shoqata HIJOS, e ccila ende kërkon viktimat e zhdukura në kohën e diktaturës pohon: “Ka dëshmi të mjafuteshme se Bergoglio ka luajtur një rol aktiv në kohën e diktaturës ushtarake. Mendohet se ai ia ka dhënë ushtarakëve të dhënat e duhura dhe nuk ka kontribuar sa duhet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.”

Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për rrëmbimin e dy priftërinjëve të rinj jezuit në vitin 1976, dhe mbajtjen e tyre në qendrën për keqtrajtime ESMA. Pas lirimit të tyre pesë muaj më vonë flitej se pikërisht Bergoglio i ka denonccuar. “Ai nuk e ka marrë seriozisht përgjegjësinë e tij si udhëheqës jezuit dhe nuk i ka mbrojtur ata sa duhet”, pohon aktivistja Gracciela Lois. Për këtë shkak e ka denonccuar atë në gjykatë një avokat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 2005, pak kohë para zgjedhjes së kardinalit Joseph Ratzinger në postin e papës, në kohën kur konkurronte edhe Bergoglio. Në një rast tjetër, të zhdukjes së një gruaje të re në kohën e diktaturës, vëllai i saj ka kërkuar ndihmë prej Bergoglios por pa sukses.

 

Dëshmi nuk ka

Të dyja këto raste kanë mbërritur edhe para gjykatave, kur Bergoglio ishte i ftuar si dëshmitar. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe siguronte se edhe personalisht është takuar me diktatorin Jorge Rafael Videla, nga i ccili ka kërkuar lirimin e dy priftërinjve. Ai ka hedhur poshtë kritikat edhe në autobiografinë e tij. Dëshmi për fajin e Bergoglios deri tani nuk janë paraqitur para gjykatave dhe as nuk është ngritur kurrë ndonjë aktakuzë.

Por jo pak njerëz janë të mendimit se pas këtyre akuzave qëndron një fushatë politike kundër teologut konservator. Avokatët e tij thonë se ai i ka fshehur madje edhe kundërshtarët e regjimit dhe u ka ndihmuar atyre të ikin jashtë vendit. Papa i ri e ka mbështetjen e personit me autoritet jo vetëm në Argjentinë por edhe në mbarë botën: Adolfo Pérez Esquivel, i ccili në vitin 1980 është nderuar me çmimin Nobel për paqë, për angazhimin e tij për të drejtat e njeriut. “Papa i ri nuk ka pasur asnjë lidhje me diaktaturën”, pohon Adolfo Pérez Esquivel duke shtuar: “ka pasur peshkopë që kanë qenë të afërt me diktaturën, por Bergoglio definitivisht jo.”

 

 

Xi dhe Li udhëheqësit e rinj të Republikës Popullore të Kinës

Përfundoi ndryshimi i gjeneratës udhëheqëse politike në Republikën Popullore të Kinës. Tashmë presidenti quhet Xi dhe kryeministri Li. Kongresi popullor kinez votoi së fundi si kryeministër të ri për Li Keqiang. Ish-zevëndëskryeministri 57 vjeçar u votua në Pekin nga 3000 delegatët si pasardhës i Ëen Jiabao, i ccili e ka mbajtur këtë post për dhjetë vjet radhai. Një ditë më parë u zgjedhur edhe Xi Jinping si presidenti i ri i vendit. Xi Jinping pason presidentin Hu Jintao, i ccili u tërhoq gjithashtu pas  dhjetë vjetësh në krye të vendit komunist.  Gjatë votimit për Xi Jinping  ka pasur vetëm një votë kundër dhe tre  abstenime nga rreth 3000 delegatët e pranishëm në sallën e popullit të Kongresit Popullor në Pekin. Zevëndëspresidenti i ri u zgjodh Li Yuancchao, i ccili mori 80 vota kundër dhe 37 abstenime.  Xi u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në nëntor 2012 duke  marë gjithashtu edhe komandën e trupës kryesore ushtarake.  Ai ccilësohet si një lider, i ccili kërkon të shmangë korrupsionin nga të gjitha nivelet. 59-vjeçari Xi ka pasur postet kyçe të partisë në Zhejiang dhe Shangai, përpara se të emërohej  në 2007 në Komitetin e Përhershëm, që konsiderohet si komisioni kryesor i vendimmarrjes në Kinë. Që prej kalimit të tij në krye të partisë, në nëntor, Xi është ccilësuar në mediat kineze si një njeri i popullit. Me zgjedhjen e 59 vjeccarit Xi si president dhe të Li-së si kryeministë bëhet edhe ndryshimi i plotë i gjeneratës politike në pushtet  pas dhjetë vjetësh në Republikën Popullore Komuniste.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency