Info/kult 18 mars 2013

0
125

kultPranvera e Frankofonisë në Tiranë

 

Nga mbrëmja e djeshme në kryeqytet nis java e frankofonisë duke zënë mjediset e Teatrit të Komedisë. Poezi, muzikë dhe ekspozita në homazh janë kultura që importohet nga Franca në Tiranë. Kështu mbrëmë poezitë frankofone të shoqëruar me muzikë nën drejtimin e Vasian Lamit me poezi të P. Ronsart, A. Lamartine, V. Hygo, A. Rimbaud, S. Mallarme, Ch. Baudelaire, J. Prevert. Ndërsa sot, po në TKK në  orën 18³º do të hapen dy ekspozita, një ekspozitë fotografie e Greta Lami Dhaskalit “Magjia e Francës, në Fokusin tim”, si dhe një ekspozitë tjetër e  fotoreporterit francez Arnaud Brunet. Të dyja ekspozitat do të qëndrojnë të hapura deri më 23 mars. Po në të njëjtën datë në ambientet e liceut “Asim Vokshi” në orën 13³º do të hapet një ekspozitë pikture e titulluar “10 Fjalët e frankfonisë dhe gastronomi franko-shqiptare”, nga nxënësit e këtij liceu. Ndërsa në orën 18ºº, të po kësaj date, në TKK do të shfaqet një komedi

muzikale “Vdekja vishet me të bardha”. Ditën e martë, më 19 mars, ora 12³º, në ambientet e shkollës “Dora D’Istia”  do të shfaqet një spektakël nga nxënësit e kësaj shkolle i titulluar “Jetojmë me  frankfoninë.  Ambiente franceze dhe spektakël, poezi, muzikë mbi qytetërimin francez”. Kurse në orën 13ºº në TKK do të shfaqet pjesa teatrale, “Një ditë, Princi im do të vijë”.

Në orën 17ºº, në Teatrin e Komedisë, me rastin e ditës së frankofonisë nxënësit e klasës VII do të vënë në skenë dy histori të famshme të vëllezërve Grim, “Hirushja” dhe “Borëbardha”. Në orën 19ºº, po në TKK do të hapet një ekspozitë “150 Vjetori i lindjes së Pierre de Coubertin: jeta dhe puna e një humanisti”.  Kjo ekspozitë nëpërmjet materialeve të Komitetit Ndërkombëtar Pierre de  Coubertin, risjell jetën dhe punën e themeluesit të Lojrave Olimpike moderne.

Të mërkurën, më 20 mars, ora 12³º, në ambientet e shkollës Edith Durham do të organizohet një spektakël me këngë, poezi, vizatime me temë mbi dhjetë fjalët e frankfonisë.

Ndërsa në orën 19³º, në ambientet e TKK, do të jepen dy koncerte me pianistin Pierre Yves Plat dhe dyshen Jazz Claire Huguenin dhe Malcolm Braff. Pierre-Yves Plat shpërthen kodet e zakonshme të muzikës duke iu përshtatur standarteve klasike të xhazit.

Gjatë koncerteve të tij, pianisti nuk mjaftohet vetëm me interpretim, por ai shpjegon dhe luan me audiencën. Shkathtësia e tij e mahnitshme dhe ritmi e bëjnë sigurisht një nga pianistët më të talentuar të gjeneratës së tij.

Më 21 mars, ditën e enjte, në ambientet e TKK, ora 16ºº, do të ketë një prezantim të dialogëve

të vegjël absurdë dhe këngë të mara nga komedia muzikore “Le Roi Soleil” (Mbreti Diell).

Pastaj do të jetë paraqitja e rezultateve të edicionit të parë të konkursit të përkthimit letrar

“Përkthyesit e Rinj”. Në mbrëmjen e 21 marsit, në orën 20ºº, në Atrium Arena, do të ketë një koncert Rep-Akustike më Edi Casabella. Edi Casabella i përket atij kalibri muzikantësh që me disa akorde i bëjnë notat të fluturojnë dhe të krijojnë botë. Poet i teksteve të tij, ai luan një muzikë që i ngjan. Midis notave mugullon freskia dhe tërbimi i një rinie e cila lufton me botën që e rrethon. I shoqëruar nga video kineasti MorganVoirin, Edi Casabella, me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, prezanton për herë të parë albumin e ardhshëm “Avant la Nuit”.

 

 

Orekstra premierë absolute muzikën e Knudson

Më 21 mars, ora 19:00, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, në kuadrin e stinës koncertore të kësaj orkestre, do të japë një koncert muzikor në sallën e Universitetit të Arteve.

Repertori i këtij koncerti përbehet nga pjesë muzikore të:  Elizabeth Knudson (Kanada) “Tide” (Valë) për orkestër e cila është premierë absolute; Richard Strauss, koncert për korno dhe orkestër No.1, Op.11 në mbi maxhor; Elizabeth Knudson “Mozaik” koncert për korno e orkestër;

Rimsky Korsakov, Kapricio Spanjolle Op.34 . Dirigjent është Bujar Llapaj, solist në korno

Oliver de Clercq, ndërsa drejtor artistik i shfaqjes është David Tukiçi.

 

Memoriali për izolimin komunist bëhet gati

 

Qyteti i Tiranës së shpejti do të ketë një memorial të ri, atë të izolimit komunist. Ky projekt i iniciuar nga bashkia e Tiranës  dhe i zbatuar nga  bashkautorët Ardian Isufi dhe Fatos Lubonja, është një instilacion i përbërë nga tre objekte autentike që bartin gjurmët e kohës. Një bunker i kohës së komunizmit, një pjesë e Murit të Berlinit dhe shtyllat galerive të minierave të burgut komunist të Spaçit do vendosen në hyrje të ish-Bllokut,  zonës së “ndaluar” nën komunizëm, pra pikërisht në vendin ku bunkeri është instaluar qysh në kohën e diktaturës. Muri i Berlinit është një copë e murit, dhuratë që i është bërë Bashkisë së Tiranës nga Bashkia e Berlinit. Ndërsa shtyllat e galerisë janë marrë nga miniera e kampit famëkeq të Spaçit. Vizitorët apo turistët që vijnë në Tiranë  do të kenë mundësi të hyjnë brenda bunkerit dhe të rrugëtojnë nën dhe nëpër shtyllat e galerisë së Spaçit, duke u kthyer me imagjinatë në atë kohë për të evokuar kohën e diktaturës komuniste, me mungesën e lirisë, vuajtjen, izolimin, persekutimin që e ka karakterizuar. Ky memorial pritet të jetë gati brenda muajit mars.

 

 “Emri im, qyteti i tyre”

Në datën 22 mars, në galerinë “Miza” do të hapet ekspozita “Emri im, qyteti i tyre” e Alban Mujës. Kjo ekspozitë është një seri e fotografive që eksplorojnë një fenomen shumë specifik kosovar: atë të emërtimit të fëmijëve kosovarë sipas qyteteve të Shqipërisë. Gjatë viteve 70-të, 80-të ky lloj i emërtimi ka qenë i lidhur me ëndrrën kombëtare të bashkimit të gjitha tokave shqiptare. Izolimi nga Shqipëria dhe malli për të nga kosovarët është materializuar me emra të tillë si: Berati, Miloti, Saranda, Gjirokastra, Shkodrani, Butrinti dhe Vlora – sado që kjo banorëve të këtyre qyteteve iu duket e çuditshme. Alban Muja është një artist virtual dhe regjisor, i cili eksploron konceptet e emërtimit, vendit dhe politikave, ku përfshin video instalacionet, filmat e

shkurtër, dokumentarët, vizatimet, pikturën dhe performancën. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency