Aleancat, tri arsye përse Rama nuk mund të krijojë koalicionin me bazë të gjerë

0
122

Gëzim Saliu

rama.Largimet nga e majta, refuzimi i FRD-së dhe dyshimet e Metës përbëjnë pikat negative të planit të Ramës për një front të gjerë anti PD.

 

Kreu socialist Edi Rama ka hapur dyert e selisë së PS-së për të gjitha forcat politike të cilat duan të bashkohen me opozitën për të marrë një rezultat fitues në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ndryshe nga sa është shprehur më parë, në konferencën e fundit në rrejtin social “twitter”, Rama bëri të ditur se PS do të mirëpresë në gjirin e saj të gjitha forcat politike që duan rrotacionin politik në vend. Me këtë ftesë të drejtëpërdrejtë, kryesocialisti kërkon të përmbushë “premtimin” e tij të dhënë pak kohë më parë se në parlamentaret e 23 qershorit, PS do të paraqitet me koalicionin më të madh në historinë e zgjedhjeve e me bazë të gjerë. Por duke parë zhvillimet e fundit në kampin e mjatë si edhe mundësitë që ekzistojnë, duekt se edhe në këto zgjedhje do të jetë e vështirë për të mos thënë e pamundur që kreu socialist të mbledhë një koalicion siç e cilëson ai “antiregjim”, duke kërkuar që asnjë votë për rrotacionin mos shkojë dëm.  Duke marrë parasysh se shumë gjëra mund të ndryshojnë në reralitetin politik në vend si para zgjedhjeve ashtu edhe pas, të paktën deri më tani paraqiten tre arsye se përse lideri socialist nuk mund të krijojë një koalicion me bazë të gjerë.

 

Largimet nga e majta

Mundësia e një koalicioni me bazë të gjerë bëhet edhe më shumë e vështirë në rast se marrim parasysh faktin se koalicioni aktual i opozitës ka pësuar rrjedhje jo të pakta që pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, kryesisht me largimin e PDK-së së Nard Ndokës dhe të PBDNJ-së së Vangjel Dules. Ky i fundit, bëri të ditur qartë se një bashkëpunim i mundshëm i Partisë Socialiste me Partinë Aleanca Kuqezi, përjashton kategorikisht një aleancë PS-PBDNJ. Lëvizja e Dules lidhur me aleancat mbetet për tu parë në javët në vijim, kur realisht mundësitë janë dy: ose PBDNJ do të dalë e vetme në zgjedhje ose do të përfshihet në një pol të tretë të mundshëm, i cili po përflitet shumë këto ditë në jetën politike në vend. Kjo humbje rëndon shumë mbi PS-në, pasi vlera vlera e PBDNJ e përkthyer në vota ëshë shumë herë më e madhe se atyre partive që janë përfshirë në koalicionin e “Rilindjes”. Duke marë për bazë rezultatet e PBDNJ-së në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2009-ës ku kjo forcë politike arriti të marrë 18078 vota dhe në zgjedhjet e 8 majit ku mori 40710 vota, partitë e reja të përfshira në koalicionin e majtë, si Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH), Partia e Punës Shqiptare të Reformuar(PPSHR) dhe Partia Komuniste Shqiptare e Reformuar (PKSHR) janë në raporte shumë të largëta me njëra-tjetrën. Këto largime bëhen edhe me pasoja më tyë mëdha ku për më tepër që PDK i është bashkuar koalicionit të djathtë, duke rritur ndjeshëm peshën e këtij koalicioni në raport me të majtën. Nga ky këndvështrim, kreu socialist nuk ka mundur të mbajë brenda rradhëve një aleat të fortë si PBDNJ e njëkohësisht nuk mundur të zgjerojë rrethin e aleancanve me një partië të qendrës së djathtë si PDK-ja e Nard Ndokës, e cila pas tre vitesh në opozitë u largua nga koalicioni i majtë.

 

Refuzimi i Topit dhe dyshimi i AKZ

Vetëm pak ditë më parë, kreu i FRD-së Bamir Topi në një intervistë në TCH  ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e tij kundër një bashkëpunimi me Partinë Socialiste duke pohuar se me të majtën e ndaj ideologjia. “Me Ramën nuk bëjmë koalicion sepse është parti e majtë. Ne kemi parimet e një qendrë të djathtë. Rama ka qenë në opozitë dhe nuk mund t’i jap të njëjtën peshë për dhunimin e institucioneve që ka kreu i mazhorancës. Rama i bën ndryshimet në interesin e tij dhe pastaj kërkon aleatë. Me zotin kryeministër dhe zotin Rama për arsye të qarta ideologjike ne nuk mund të futemi në koalicion”, u shpreh Topi. Nga ana tjetër, edhe vetë kreu socialist, duket se e ka kuptuar pamundësinë e një koalicioni me FRD-në, ku në konferencën e fundit në rrjetin social tëitter deklaroi se,:  “Bamir Topi kërkon shpëtimin e PD-së duke filluar nga ndëshkimi i Saliut dhe ka strategji për të djathtën jo për Shqipërinë!”. Refuzimi i Topit deri më tani duket i bindshëm dhe në këtë formë përbën një pikë minus në përmbushjen e premtimit të kryesocialistitit për një koalicion me bazë sa më të gjerë, përfshirë të majtë e të djathtë. Nga ana tjetër qëndron Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut, e cila mes “revoltës” nacionaliste dhe faktit se sa do peshojë realisht në këto zgjedhje, përbën një pikë dyshimi në strategjinë e opozitës. Rama ka këmbëngulur fort ditët e fundit për një bashkëpunim me AKZ, ku ka deklaruar se,:  “E kam ftuar publikisht Aleancën Kuqezi, njësoj si të tjerët që janë rreshtuar me fjalë kundër pushtetit! Dera është e hapur”.

 

Qëndrimi i Metës dhe kundërshtia e aleatëve

Ftesat e ripërësëritura të liderit të opozitës ndaj LSI-së kanë marrë deri më tani një përgjigje negative. Vetë kreu Meta ka bërë të ditur deri më tani se do të respektojë deri në fund marrëveshjen me PD-në duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit më të djathtën edhe pas 23 qershorit. I pyetur së fundmi për ftesat e kryesocialistit për bashkëpunim kreu i LSI-së ka thënë se,: “Ne e respektojmë mendimin e cilitdo. Qëndrimet tona kanë qenë publike dhe do të mbeten të tilla. Ne jemi të angazhuar për të plotësuar të gjitha detyrimet dhe angazhimet tona në këtë mazhorancë dhe në këtë qeverisje dhe jemi shumë të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike, duke përfshirë këtu natyrisht edhe Partinë Socialiste, për të çuar përpara proceset e integrimit evropian, për të miratuar 2 ligjet dhe rregulloren, aq më tepër që ligji për Gjykatën e Lartë është shumë i rëndësishëm edhe për krijimin e Gjykatës Administrative, që kërkohet edhe nga komuniteti ynë i biznesit, nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga investitorët e huaj”. Sipas Metës do të jetë konventa e LSI-së ajo që do të  përcaktojë koalicionin e ardhshëm zgjedhor. Por përvec dyshimit se cili do të jetër orientimi politik i LSI-së në këto zgjedhje, Ramës i shtohet edhe kundërshtia e një pjese të mirë të aleatëve tradicionalë për bashkëpunimin e mundshëm me Metën. Kështu kreu i PSD-së Skënder Gjinushi ka bërë të ditur qartë se opozitës së majtë nuk i duhet të ndërtojë një koalicion me një parti të korruptuar siç është LSI-ja. “Në raport me LSI-në vlerësojmë se ajo është bashkëfajtore me PD për korrupsionin rekord, për 21 janarin, për krizën ekonomike, për dështimin e integrimit. Ajo e PD-së bën që Shqipëria për herë të parë të jetë e fundit në rajon ne procesin e integrimit dhe e para në nivelin papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit. Të majtës i duhen votat e të majtëve të mashtruar nga LSI në emër të anti-Nanos apo anti-Ramës dhe jo lidershipi mashtrues”, tha Gjinushi. Po ashtu, edhe kreu i PDS-së Paskal Milo, megjithëse mbetet i hapur për zgjerimin e koalicionit, ka deklaruar se përsëritja e shpeshtë e ftesës nga ana e Ramës drejt LSI-së jep një mesazh negativ në elektorat, pasi dëshmon sipas tij se diçka nuk shkon brenda kampit të majtë.  “Mjafton që aktorët politik të organizohen, të mbështeten në forcat e tyre, të bëjnë thirrjen. Por, nëse thirrja përsëritet disa herë atëherë e tejkalon masën, madje e kapërcen edhe mesazhin që do të japësh për bashkim. Të duket më shumë sikur u lutesh sesa u bën një thirrje që në emër të interesit të përbashkët opozitar të bashkohemi. Ata kanë një platformë tjetër politike për të bashkëpunuar në koalicion me dikë tjetër, ose presin të rrisin çmimin e pazarit të tyre politik”,- ka thënë Milo.

 

Lista e 26 partive në koalicionin opozitar

1. Partia Socialiste                                                       Edi Rama

2. Partia Komuniste Shqiptare                                    Qemal Cicollari

3. Partia e Punës Shqiptare e Reformuar                    Marko Dajti

4. Partia Komuniste Shqiptare e Reformuar               Preng Cuni

5. Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar                 Zane Llazi

6. Partia për Prosperitet Demokratike                          Izeir Fetahu

7. Partia Socialiste e Vërtetë 91                                  Petro Koçi

8. Partia Socialiste e Moderuar                                   Gjergj Koja

9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare                        Gjet Ndoj

10. Partia për Unitet Kombëtare                                 Idajet Beqiri

11. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve                        Astrit Kosturi

12. Partia e Gjelbër PGJ                                              Edlir Petanaj

13. Partia e Çështjeve Shqiptare                                 Bujar Shurdhi

14. Partia G99                                                             Ervin Mete

15. Partia Ardhmëria Shqiptare                                  Emin Subashi

16. Partia Demokracia Sociale                                    Paskal Milo

17. Partia  për Drejtat e Emigrantëve                          Ymer Kurti

18. Partia Ligj dhe Drejtësi                                         Spartak Ngjela

19. Partia Rruga e Lirisë                                             Kurt Kola

20. Partia kristian Demokrate                                     Dhimitër Muslia

21. Partia  për Mbrojtjen e Punëtorëve                       Adri Isufaj

22. Partia Reformatore Demokratike                          Skënder Halili

23. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë                        Avdi Keci

24. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman          Sabri Jacaj

25. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet        Halim Seitaj

26. Partia Socialdemokrate                                         Skënder Gjinushi

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency