Tritol makinës së kushëriri të piktorit shpërthimi solli vetëm dëme materiale

0
133

 

tritolVilson Traga shpëtoi mrekullisht. Lënda shpërthyese u rrëzua në momentin e lëvizjes së makinës

Një sasi eksplozivi është vendosur dje pranë një automjeti, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10, në lagjen nr. 14 Shkozet, ku në një distancë prej rreth 1 metër nga automjeti i markës “Range Rover” me targa AA 474 AA, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozivi. Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Vilson Traga, kushëri i Leonard Tragës, të akuzuarit për vrasjen e dy personave një vit më parë në Golem. Pas shpërthimit policia ka shkuar në vendngjarje, ka nisur hetimet, ku një prej pistave është edhe një hakmarrjes. Sasia e lëndës plasëse nuk është vendosur mirë në pjesën e pasme të automjetit dhe ka rënë pas nisjes së tij. Ngjarja ndodhi në një biznes në hyrje të superstradës Durrës – Tiranë, në Shkozet, ku Traga kishte shkuar për të bërë një porosi. Pronari i automjetit ka njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen, duke kërkuar edhe mbështetjen e saj. Traga është njëri nga vëllezërit e piktorit Ardian Traga që u arrestua për ngjarjen e ndodhur në kompleksin turistik “Ura Li” ku mbetën të vrarë Sulejman Shehi dhe Durim Pashalliu dhe u plagosën gruaja dhe djali i Shehit, përkatësisht Beglie dhe Erion Shehi. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua në muajin shkurt edhe Leonard Traga, kushëriri i piktorit Ardian Traga.

Ngjarja

Rreth orës 13:10, në lagjen nr. 14 Shkozet, në një distancë prej rreth 1 metër nga automjeti i markës “Range Rover” me targa AA 474 AA, i drejtuar nga shtetasi Vilson Traga, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozivi. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka dëme në njerëz dhe asnjë lloj dëmi material, për shkak të sasisë së vogël të lëndës së përdorur. Në vend kanë shkuar menjëherë shërbime policie dhe grupi hetimor. Rreth orës 15:10, kanë mbërritur edhe ekspertë xhenierë nga shërbimi RENEA, me qëllim kryerjen e veprimeve të para, përcaktimin e llojit e sasisë së lëndës plasëse si dhe të vendvendosjes së kësaj lënde në automjet, siç pretendohet apo në rrugë. Ambientet e brendshme të biznesit, në oborrin e të cilit ndodhi ngjarja do t’i nënshtrohen gjithashtu kontrollit për prani lëndësh plasëse.
Arrestimi i Tragës së dytë

Më 23 shkurt, rreth 7 muaj pas vrasjes së dyfishtë në resortin turistik “Ura Li” në afërsi të Malit të Robit, në Golem të Kavajës, policia arrestoi të dyshuarin kryesor për këtë krim. Djali i xhaxhait të Ardian Tragës, Leonard Traga, 32 vjeç, nga Durrësi, u ndalua në zonën e plazhit të Durrësit, si person i kërkuar për vrasje të dyfishtë. Ndaj tij ishte Prokuroria e Rrethit të Kavajës që kishte nxjerrë një urdhër ndalimi, si i dyshuar për vrasjen e shtetasve Sulejman Shehi dhe Durim Pashalliu mesditën e datës 25 korrik të vitit të kaluar. Ngjarja e rëndë ndodhi për një konflikt pronësie në afërsi të Malit të Robit. Të dëmtuar rëndë në këtë ngjarje mbetën dhe Blegie dhe Erion Shehu, gruaja dhe djali i njërit prej viktimave.

 

 

Ngjarja në Tiranë

Dy persona grabisin

oficerin e policisë

 

Dy persona kanë mundur të grabisin çantën e një oficeri policie, pasi kanë ushtruar dhunë fizike mbi të. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se 2 persona të paidentifikuar kanë goditur dhe më pas kanë mundur të largohen me çantën e oficerit të policisë, i cili punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Policia ka marrë dëshminë e oficerit dhe ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për kapjen e autorëve, ndërkohë vetë oficeri ka dëshmuar se në çantë dispononte laptop dhe sende të tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency