Miranda Kerr, aksident automobilistik

0
167

kerr-sakate Shërohu shpejt, Miranda Kerr! Modelja 29-vjeçare e “Victoria’s Secret” u fotografua të martën në Los Anxhelos me një protezë në qafë, që sipas thashethemeve ishte detyruar ta vinte pas një incidenti me makinë. Zëdhënësja e Kerr, Annie Kelly, tha për mediat se modelja ishte përfshirë në një aksident rrugor të hënën në autostradën e LA. Sipas burimit, makina e saj ishte goditur nga një tjetër teksa ajo po udhëtonte me një koleg. “Ajo ka shumë dhimbje, por jemi të gëzuar që nga aksidenti nuk pati ndonjë gjë serioze”, – deklaroi zëdhënësja. Djali 2-vjeçar i Kerrit nuk ishte në makinë në momentin e aksidentit. Ajo iu nënshtrua një kontrolli pas përplasjes dhe u detyrua të vendoste një qafore. Vetë modelja nuk e ka komentuar aksidentin. Ajo u mundua ta mbulonte protezën gjatë lëvizjeve në qytet ditën e martë duke veshur një shall të hollë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency