Hayek, në mbrojtje të grave të dhunuara

0

 

hayekAjo kurrë nuk ka qëndruar anash kur ka pasur ndonjë gjë për të thënë. Dhe Salma Hayek e ka përdorur si duhet këtë kualitet kur ka mbajtur fjalim në një ngjarje kushtuar dhunës në familje në Nju Jork. Aktorja e “Frida”, ishte ylli i mbrëmjes në ngjarjen e organizuar nga Avon për kampanjën “Ngrije zërin kundër dhunës ndaj femrave”. Salma tashmë prej një kohe të gjatë është mbështetëse e bamirësive kundër dhunës në familje, dhe e ka ndriçuar mbrëmjen me një fustan të mrekullueshëm të zi. Ajo zbuloi një përvojë të fëmijërisë, e cila e ka bërë kaq shumë të interesuar në këtë kauzë. “Hera e parë që kam parë dhunë në familje ka qenë kur isha në Meksiko, duke shëtitur me familjen time dhe para nesh ishte një burrë duke goditur gruan e tij. Babai im ndërhyri dhe u ndesh me burrin dhe fitoi. Më kujtohet që kam menduar: “Oh Zot, babai im është hero, – tha aktorja e “Desperado”. – Pastaj gruaja u kthye dhe filloi ta godasë babanë tim. Nuk mund ta kuptoja se çfarë ishte duke ndodhur. Pastaj jam intriguar shumë me atë se çfarë e bën një femër të qëndrojë në një lidhje abuzive. Si thyhet shpirti i saj?” Në vitin 2005 aktorja ka dëshmuar para Komitetit të senatit amerikan në procesin gjyqësor që rifuqizoi dekretin “Dhuna kundër femrave”. Vitin e kaluar ajo dhuroi 25.000 dollarë në Koatzakoalkos të Meksikos, strehimore për femrat e abuzuara dhe 50.000 tjera në grupet e bazuara në Monterey për të luftuar dhunën familjare.